Lifestyle

June 11, 2018 | 13:42

Ushqimet e duhura për një nxirje perfekte

Dëshira e të gjithëve është që pas muajve të dimrit, më në fund me verën të lirohemi nga veshjet e rënda dhe ndonjë gram më shumë. I ftohti kërkon një ushqyerje më të pasur me yndyrna, që duhen hequr.

Por jo vetëm një fizik të mirë, por dhe një ngjyrë të shëndetshme të lëkurës, që krahas plazhit ju ndihmojnë dhe ushqimet e duhura për t’u ndjerë mirë.

Sallatat janë protagoniste të stinës. Të lehta për t’u përgatitur dhe për t’u konsumuar kudo, përfshi dhe plazhin. Për një nxirje perfekte dhe uniforme mos harroni karotat, selinon, radhiqet dhe për të shtuar proteina një vezë, fruta të thata apo karkaleca deti. Vaj ulliri dhe lëng limoni.

Edhe sallata e frutave është e mrekullueshme plot me ngjyra dhe shije. Për një nxirje pefekte të lëkurës mjafton ta përdorni si një zëvendësues vakti. Zgjedhja më e mirë është ajo me fruta të pasura me vitaminë A dhe betakaroten që stimulojnë melaninën. Pra kajsi, pjeshkë, pjepër dhe banane që është e pasur me kalium. E vetmja këshillë është të mos shtojmë as sheqer dhe as lëng portokalli pasi rrisin numrin e kalorive.

Dhe e fundit, por jo më pak i rëndësishëm, shalqiri, simbol i verës dhe një nga aleatët më të mirë për nxirjen e lëkurës. Një mrekullibërës për të luftuar të nxehtin dhe lodhjen.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top