Këshilla & Arsye

June 21, 2018 | 13:23

Nga Lira Gjika / Të rritur, menaxhojini më mirë ndjesitë tuaja ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

Studimet kanë vërtetuar tashmë se fëmijët që kanë kufizime fizike apo psikike, mendojnë se është faj që janë të tillë. Të rritur, prindër, edukatorë e specialistë të tjerë, përpiquni ti menaxhoni më mirë ndjesitë tuaja, sepse kështu do të ndihmoni dhe lehtësoni përballjen e tyre me vështirësitë që hasin në rrugën e rritjes.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Rruga e rritjes nuk është e lehtë për asnjë. Këta fëmijë kërkojnë aq vëmendje sa çdo fëmijë tjetër, vetëm mënyra mund të ndryshojë pak. Ndihmojini të mos ndihen vetëm dhe fajtorë për situatën e tyre. Pak vëmendje dhe gjithçka mund të jetë më e lehtë, për ta dhe prindërit e tyre. Nëse specialisti vepron brenda kodit etik edhe prindi edhe fëmija do të ndërtojnë një marrëdhënie më cilësore.

Nëse në rrugë një individ do ti buzëqeshë, në vend që të dallojë kufizimin e fëmijës edhe ky është një suport pozitiv, si për prindërit edhe për fëmijën. Çfarë na kushton të sillemi mirë me një fëmijë në vështirësi?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top