Të rriturit, prindërit, edukatorët, mësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm, se vërtetë e rrisin dhe e mësojnë ata fëmijën, por po aq e vërtetë është, që fëmija çdo gjë e bën vetë, e përballon vetë, e mëson vetë. Dhe prindërit duhet ta vlerësojnë dhe mos ta anashkalojnë këtë të vërtetë.
Përpjekjet që fëmija bën për të ekzistuar dhe integruar në njerëzore janë tejet të mëdha dhe natyrisht i duhet i rrituri për t’u mbështetur, për të kuptuar që nuk është vetëm që ka një njeri si dëshmitar që ai ia del, që e nxit që të mësojë dhe me qetësi i ofron edhe një model se si të jetë. Për fat të keq, të rriturit shpesh janë indiferentë ndaj përpjekjeve të fëmijës.
Mos harroni shprehjet “ku merr vesh ky”, “këta janë rehat nuk kanë halle se i kemi ne të rriturit” e me radhë nga këto shprehje të pamenduara. Kjo mënyrë tregon, ta shohësh fëmijën jo njeri, por thjeshtë një gjë të vogël. Fëmija është në të shumtën e kohës, një objekt kënaqësie apo bezdi, se sa përgjegjësi dhe mision që tek e fundit, vetë e kanë zgjedhur.
Të rriturit sjelljet e fëmijëve më shumë i paragjykojnë sesa i njohin dhe i kuptojnë. Më të shumtën i ndëshkojnë fëmijët, në vend që t’ua lehtësojnë konfuzionin dhe vështirësitë që përjetojnë në këtë fazë të jetës, nëpërmjet qëndrimit të tyre të qetë e inkurajues.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.