Këshilla & Arsye

March 20, 2018 | 14:02

Nga Lira Gjika / Të rriturit janë ura lidhëse ose shkatërruese e adoleshentit me të ardhmen

Identiteti i njeriut ndërtohet nëpërmjet tjetrit. Ashtu siç vijmë në jetë nga tjetri (prindërit) ashtu dhe identiteti ndërtohet nëpërmjet njohjes nga tjetri, por me kushtin që ai tjetri, të jetë si pasqyra ku njeriu duke u parë zbulon parregullsitë dhe i korrigjon vetë ato.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Identiteti i njeriut fillon të ndërtohet, që me lindjen e tij dhe fillon me njohjen e gjinisë dhe vazhdohet me emrin, emrin i familjes (mbiemri), me shenjat fizike, elementë të sjelljes dhe profesioni apo mosha. Në adoleshencë, njeriu edhe pse i rritur fizikisht, identiteti i tij, është po ashtu “adoleshent”. Me fjalën adoleshent, duhet kuptuar se proceset e rritjes, si ato psikoemocionale po ashtu edhe ato fizike, ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë të zhvillohen.

Megjithatë disa karakteristika që janë vetëm të këtij individi mund të dallohen, si p.sh të qenit kurioz, i përqendruar apo i papërqendruar, i furishëm, sportiv, fjalë pak, apo nuk pushon së foluri. Në këtë moshë të jetës së njeriut, pra në adoleshencë, koncepti i të mirës dhe të keqes është ndërtuar. Mirëpo shpesh herë, ai apo ajo, bën veprime që në dukje të lenë përshtypjen sikur nuk e njeh konceptin e të mirës dhe e keqes.

Këto sjellje e veprime në fakt janë produkt i papjekurisë trunore që ende nuk e ka mbyllur ciklin e plotë të pjekurisë. Kështu ai nuk ka zhdërvjelltësinë dhe aftësinë e përzgjedhjes të veprimeve apo të fjalëve. Gjithashtu nuk duhen harruar edhe modelet që ofron dhe vlerëson mjedisi ku adoleshenti bën pjesë. Kjo është arsyeja që adoleshenti bëhet nervoz, bërtet, apo largohet nga biseda, duke bërë skena të ndryshme si përplasje dyersh, ofendime sipas nivelit kulturor dhe gjuhësor apo mbyllje në vetvete. Në këto raste ndërhyrja apo qëndrimi i të rriturit, sidomos mësuesit, do të ishte ura lidhëse ose shkatërruese e adoleshentit me të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top