Kur fëmija juaj, vazhdimisht, është i nxehur, i nervozuar, i trishtuar apo i frikësuar, do të thotë se diçka nuk shkon. Isabelle Filliozat, është psikoterapeute amerikane dhe ka 30 vjet, që punon me fëmijë dhe njëkohësisht është autore e shumë librave për sferën emocionale të fëmijëve, tërheq vëmendjen dhe këshillon: “Përsëritja, është sinjali i një burimi të stresit kronik, që fëmija nuk di apo ka vështirësi ta menaxhojë”.
![Ilira Gjika, Mjeke Pediatre](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2018/01/lira-gjika-e1518031459521.jpg)
Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Fëmija me siguri është përfshirë në një situatë, që nuk po ja del dot, ta zgjidhë. Kështu i rrituri duhet të ndërhyjë me pyetje konkrete për të zgjidhur situatën dhe jo me pyetje, që as vetë i rrituri nuk di të përgjigjet. Si: “çfarë ke?”, “pse bën kështu?” Është shumë e rëndësishme të gjendet shkaku dhe do të ishte mirë të bëhej një konsultë edhe me një specialist për fëmijë.
Por një ndihmë shumë e mirë për të zbutur gjendjen dhe ulur ankthin, janë edhe tre veprime të thjeshta si p.sh:-
- Nxiteni fëmijën të marrë frymë. Frymëmarrja qetëson dhe njëkohësisht çon oksigjen në tru
- T’i jepet një gotë uji. Ky veprim, ndërpret procesin që provokon gjendjen dhe njëkohësisht hidraton trurin e fëmijës.
- Bëjini fëmijës disa përkëdhelje të lehta në duar, në sup apo në kokë. Ky veprim stimulon hormonin e oksitocinës, i cili influencon direkt në sferën afektive.
Të tre, këto veprime ndihmojnë në lirimin e një situate veçanërisht të vështirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.