Këshilla & Arsye

September 25, 2018 | 10:53

Nga Lira Gjika / Tre veprimet që shërbejnë për të lehtësuar ankthin e fëmijëve

Kur fëmija juaj, vazhdimisht, është i nxehur, i nervozuar, i trishtuar apo i frikësuar, do të thotë se diçka nuk shkon. Isabelle Filliozat, është psikoterapeute amerikane dhe ka 30 vjet, që punon me fëmijë dhe njëkohësisht është autore e shumë librave për sferën emocionale të fëmijëve, tërheq vëmendjen dhe këshillon: “Përsëritja, është sinjali i një burimi të stresit kronik, që fëmija nuk di apo ka vështirësi ta menaxhojë”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmija me siguri është përfshirë në një situatë, që nuk po ja del dot, ta zgjidhë. Kështu i rrituri duhet të ndërhyjë me pyetje konkrete për të zgjidhur situatën dhe jo me pyetje, që as vetë i rrituri nuk di të përgjigjet. Si: “çfarë ke?”, “pse bën kështu?” Është shumë e rëndësishme të gjendet shkaku dhe do të ishte mirë të bëhej një konsultë edhe me një specialist për fëmijë.

Por një ndihmë shumë e mirë për të zbutur gjendjen dhe ulur ankthin, janë edhe tre veprime të thjeshta si p.sh:-

  1. Nxiteni fëmijën të marrë frymë. Frymëmarrja qetëson dhe njëkohësisht çon oksigjen në tru
  2. T’i jepet një gotë uji. Ky veprim, ndërpret procesin që provokon gjendjen dhe njëkohësisht hidraton trurin e fëmijës.
  3. Bëjini fëmijës disa përkëdhelje të lehta në duar, në sup apo në kokë. Ky veprim stimulon hormonin e oksitocinës, i cili influencon direkt në sferën afektive.

Të tre, këto veprime ndihmojnë në lirimin e një situate veçanërisht të vështirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top