Praktikat që përdorin të rriturit për të ushqyer fëmijën variojnë nga të ushqyerit me zor, të mbaruarit deri në fund pjatën, apo se kush mbaron i pari është kampion, apo mania e nënave që fëmija i tyre të hajë çdo gjë. Dhe ajo që i vë kapakun, është të ushqyerit në rrugë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Të gjitha këto mënyra të ushqyeri që u cituan, janë veprime gjymtuese gati përdhunuese që ja kthejnë ushqimin në bezdi e dhunë fëmijës. Prindër ushqyerja me zor është dhunë e pastër. Të gjithë të rriturit dhe sidomos prindërit, nëse vërtetë dëshirojnë, që fëmija i tyre të ushqehet mirë, duhet të njohin më parë, se çdo të thotë dhe cila është në të vërtetë ushqyerja e mirë dhe pse duhet të jemi shumë të kujdesshëm e të vëmendshëm në këtë proces.
E ngrëna është një proces i dyfishtë psikik. Ekzistenca dhe perceptimi i vetes dhe mjedisit, si i mirë apo i keq, i kanë zanafillat pikërisht tek ushqyerja.
Fëmija fillon të perceptojë veten më vete, pikërisht kur fillon shtesa ushqimore në periudhën 4-6 muaj. Kujdes prindër mos, e ktheni fëmijën në një shishe që duhet mbushur me ushqim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.