Posta

April 26, 2018 | 13:16

POSTA nga Denata Toçe / Si ta bëj pas vetes tim shoq?

Unë jam tip i buzëqeshur, e dashur, por bashkëshorti është krejt ndryshe. Nuk m’i mbush nevojat e mia për shkak se është tip i mbyllur dhe i turpshëm. Më mërzit kjo gjë, unë ia fal dashurinë ndërsa ai shumë rrallë shprehet si unë. Ia shpjegoj që kënaqem shumë kur më afrohet, por si gjithmonë, ai nuk e ka të lehtë ta shprehë dashurinë si unë. Ju lutem, si të veproj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese. Vura re se e njihni mjaft mirë bashkëshortin tuaj. Ju vet shpreheni se ai nuk e ka shumë të lehtë, pasi edhe unë si ju mendoj, se duhet ta ketë të vështirë. Ju jeni përpjekur dukshëm që të merrni vëmendjen e tij sipas pritshmërive tuaja. Mbi të gjitha, duket se kërkoni që partneri juaj të ndryshojë, por a është kjo rruga drejt zgjidhjes së rezultatit përfundimtar?

Pra, a do të ishit të dy ju të kënaqur me këtë zgjidhje, me përpjekjen e vazhdueshme që partneri juaj të ndryshojë? Mendoj se e gjithë kjo ju ka çuar në të njëjtin rezultat, në pakënaqësinë e gjendjes aktuale, pra ku ndryshimi nuk është arritur.

Mendoj se edhe përpjekja që partneri juaj mund të kishte ndaj jush, që ju të ndryshonit, do të ishte një luftë donkishotiane. Veprimet e jetës së përditshme, rezultatet përfundimtare që sjellin harmoninë familjare, arritjet e përbashkëta, dhe të tjera si këto, janë veprime që tregojnë gjithashtu dashuri.

Pra, shumë prej nesh e shprehin dashurinë në mënyra të ndryshme, sipas temperamentit dhe karakterit të tij. Sigurisht, format e dhunës nuk janë forma dashurie, por rasti juaj nuk është ky. Ju mendoni se ai nuk jua shpreh dashurinë sikundër e shprehni ju. Pyetja që lind është: përse ai do të duhet ta shprehë dashurinë sikundër e shprehni ju? A mos ndoshta ka format e tij të të treguarit të dashurisë?

Mendoj se jo çdokush që e shpreh haptazi ka më shumë dashuri për tjetrin, pra ky nuk është kriter. Ndoshta format shprehëse të partnerit tuaj janë me introverte, më të tërhequra, por sërish ato tregojnë të njëjtin mesazh që jepni edhe ju.

Vëreni me kujdes partnerin tuaj dhe mësoni të përqafoni mënyrat e tij, duke i përshtatur me të tuat, duke i harmonizuar ato. Kështu do të mësoni të vlerësoni fillimisht ato që tashmë i keni përpara syve dhe më pas të merrni fryte të tjera të reja, të cilat vijnë me ndryshimin e secilit prej nesh natyrshëm me kalimin e kohës.

Se ajo që duhet të dini ju është se partnerët marrin shumë edhe nga njëri-tjetrin, por kjo kërkon pak kohë, dhe jo të kthehet në qëllim në vetvete.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top