Në fokus

August 9, 2018 | 8:45

Nga Manjola Baçi / Jo gjithnjë një marrëdhënie lind nga DASHURIA

Nuk kërkohet diçka e humbur (barazia gjinore), rifitohet ajo çfarë gjendet. Jo gjithnjë një marrëdhënie lind nga dashuria, nga perceptimi që ka një mashkull apo një femër për veten, sesa e njohin veten dhe gjininë e kundërt, çfarë mbartin për njëri-tjetrin, pra më e sinkronizuar sa njohuri kanë mbi këtë trashëgimi e cila është bashkëjetesa apo martesa e ndërsjellë.

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Ende jemi në frymën e tabuve që zotërojnë si mashkulli edhe femra. Unë nuk e shoh të veçuar mashkullin ashtu si edhe femrën, qoftë kjo bashkëjetesë me gjini të njëjtë apo hetero. E rikonceptuar në kohën ku jetojmë, midis ndryshimeve katërcipërisht për mendësinë e aftësitë që kemi për të përballuar ndryshime të natyrës që jemi afër vetes. Duke jetuar me sfida me një dinamizëm të çorientuar, disocim të personalitetit, paranojë mbi tabu ose frikë nga vetë-zotërimi i pakuptimtë i asaj që nuk mund të quhet përkatësi me emrin femër (grua).

Unë nuk shoh vetëm burrin përballë gruas, por edhe anasjelltas, ajo çfarë çedon është, të dy zotërojnë njëri-tjetrin, duke filluar që nga atashimi apo edhe më vonë, kompleksin e figurës së njërit prind, në këtë rast të nënës dhe djalit (kompleksi Elektrës) konfundon apo nënshtron këtë marrëdhënie, e cila reflekton ngërçe në jetën sociale, në të menduarit, dhe i jep pushtet qenies më të fortë si natyrë fizike, por më të brishtë si natyrë të përjetuari. 

Të ndërlidhur, natyrat njerëzore me njëri-tjetrin krijojnë modelin herë të kalkuar (të dëshiruar) e herë të padëshiruar, që sjellin konfliket për të mbartur tabu që nuk i përkasin kohës që po jetohet. Nuk mund të emanciposh të cunguar gjininë, qoftë femërore ose mashkullore, apo të dëshirosh ende fëmijë të parë djalë, pasi do të udhëhiqemi si një shoqëri vulnerabël, me probleme të natyrës, që sot e shohim të shëmtuar apo të kanosur.

Të dy të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit pa i hipur stolit për të shtypur apo pështyrë mbi të, por të tregohet respekt, mirënjohje për çfarë janë e çfarë kanë kontribuar së bashku. Që të arrish në këtë sintezë, ndihmon shumë aspekti se si ndërlidhen njëri me tjetrin, jo lidhje me shkuesi, ku njëri nuk vihet në dijeni për ekzistencën e tij/saj, jo lidhje në distancë, ku mundësitë janë minimale për t’u njohur apo përjetuar pasionin e ndjenjën me gjithë forcën që ka.

Ka aq shumë mënyra për të shmangur apo për të përmirësuar lidhjen ndërmjet njëri-tjetrit ku ilaçi është emancipimi dhe dëshira për të jetuar jetën ëmbël e të paqtë. Ky është një refren që duhet besuar e kultivuar tek rinia sot, të refuzojë të ndjekë shembullin destruktiv të prindërve të tyre nëse ka disocim të ndërsjellë, por dhe të ndihmohet nga fryma pozitive e shoqërisë, që ndjen përkëdhelje në familje dhe vlerësohet personaliteti i gjithsecilit. Familja më e shëndetshme është ajo që e ndan mirësinë, intelektin për të kontribuar në ndryshime, dhe nuk bie dakord që modelet televizive që na serviren zhytin më tepër këtë shoqëri në formimin e saj të dyzuar e të cunguar.

Çfarë kam në dorë për të orientuar në këshilla pozitive është: të përpiqet për të fuqizuar intelektualist dhe të ndjekë shembujt pozitivë, të kthejë të keqen në të mirë, dhe të bëjë më të mirën për veten, që të bëjë mirë për të tjerët.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top