Në fokus

November 18, 2017 | 14:30

Nga Marsida Simo/ Puna vullnetare dhe përfitimi moral

volunteering-jobs-600x310

Ata që kanë përjetuar periudhën para viteve ’90, kujtojnë kohët kur me mjete të ndryshme pune në dorë, një grup të rinjsh niseshin për aksion. Diku tjetër, disa të tjerë me kova të mbushura me gëlqere, lyenin pemët. Mund të kujtojnë sesi ndërtoheshin hekurudhat gjatë pushimeve verore nga forcat punëtore e moshave të ndryshme. Edhe pse duart me kallo, të ushqyer keq dhe të veshur me lecka, shqiptarët e asaj kohe kryenin punë të tilla të cilat ushqenin shpirtin kolektivist, për një të mirë të përbashkët. Në kohët e demokracisë, puna vullnetare mori një kuptim tjetër edhe pse ende edhe sot ngatërohet me vullnetarizmin e dikurshëm që në thelb ishte i detyruar apo kundrejt një përfitimi.

untitledSi koncept kryesor, vullnetarizmi lidhet me një veprimtari e cila nxit së pari empatinë. Të jesh empatik do të thotë të mundohesh të vendosësh veten në vend të tjetrit për të kuptuar çfarë mund të ndjejë ai dhe për të na bërë më human. Puna vullnetare ka për qëllim kryesisht të zbehi egoizmin, një ndjenjë e fortë dhe e egër për shpirtin njerëzor, ashtu si uthulla që gëryen enën e vetë. Megjithatë këtë punë sot e bëjnë organizatat jo fitimprurëse të cilat kanë nevojë për të rinj që të anëtarësohen duke dhënë kontributin e tyre për njerëzit në nevojë. Këto OJF janë të shumta dhe pothuaj për çdo aspekt jetësor mund të gjesh një përfaqësim si psh. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo në veçanti për fëmijët dhe gratë, nga ato që mbrojnë dhe trajtojnë viktimat e trafikimit, përdoruesit e lëndëve narkotike, për personat me aftësi të kufizuar etj. Ata që duan të punojnë vullnetarë udhëzohen nga këto shoqata që të japin ndihmën e tyre duke shpërndarë fletëpalosje, duke dhënë mbështetje psikologjike apo ndihma konkrete monetare ose materiale. Ndër të tjera, ka dhe organizata ambjetaliste të cilat zhvillojnë punë në komunitet për të përmirësuar ndotjen e ambientit. Por rrallë mund të gjejmë sot të rinj që organizohen vetë për një qëllim të përbashkët. Të dembelosur nga teknologjia iu duket sikur nuk gjejnë kurrë kohë për tjetër gjë. J

o vëtëm kaq, por të rinjtë e sotëm kanë brumosur idenë se asgjë nuk bëhet pa përfitim. Interesi vjen para çdo gjëje dhe është ajo që i stimulon. Nëse ju rastis të shihni disa fëmijë që janë grumbuluar diku dhe po mbledhin mbeturinat, më tutje duhet të jetë me patjetër një mësues i cili i ka detyruar ose stimuluar me notë. Po aq e vështirë është të gjesh ndonjë ditë të djele nëpër lagjie, gra apo burra që pastrojnë apo rregullojnë diçka. Sigurisht që gjithësecili ka angazhime dhe kohën për familjen e tij, por nuk duhet harruar që hapsira publike jashtë dyerve të shtëpisë i përket po atyre dhe sidomos fëmijëve. Nuk po përfshijmë këtu punën e bashkisë dhe taksat që paguhem çdo muaj, pasi ajo dihet që ka pjesën e saj. Ajo që është për tu shqetësuar është solidariteti që po venitet dhe humanizmi që po humbet kuptimin. Në vendet e zhvilluara puna vullnetare vlerësohet shumë ku dhe në momentin kur kërkohet punë, punëkërkuesi tregon si vlerë dhe eksperiencë, verimtaritë që ka kryer në komunitet. Si përfundim mund të theksojmë se nëse mjaftohemi duke iu dhuruar disa qindarka të varfërve sa për t’i mbushur mendjes tonë që jemi në rregull, kjo nuk quhet vullnetarizëm. Po e tillë nuk quhet edhe nëse i bashkohemi ndonjë OJF-je një herë në vit për ndonjë ditë ndërkombëtare. Çështja qëndron tek ushqimi i shpirtit në vazhdimsi duke ndihmuar tjetrin ose komunitetin për të patur një përfitimin të vetëm, atë moral.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top