Sëmundja e alopecisë, apo humbja e flokëve në pjesë të ndryshme të kokës, mori përmasa të gjera këto kohë, nisur nga e njëjta problematikë që has në jetën e saj bashkëshortja e aktorit të Hollivudit, Ëill Smith, Jada Pinkett Smith. Për më shumë ndërgjegjësim për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, dietologia Diola Dosti zgjodhi të ndajë disa këshilla falas për ndjekësit në blogun e saj, ku ndër të tjera shkruan:
1-Merrni një degë aloe vera, nxirrni xhelin e saj dhe lyeni pjesën ku ju mungojnë flokët. Lëreni për një orë të veprojë xheli pastaj lajini flokët si zakonisht. Rekomandohet dy herë në javë.
(Bimën e Aloe Vera mund ta rrisni edhe në shtëpinë tuaj, për ta pasur aty gjatë gjithë kohës edhe për receta të tjera po kaq organike dhe të shëndetshme).
2-Fusni në një mikser një portokall të plotë me gjithë lëkurë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme (homogjene). Lyejini pjesët problematike me këtë maskë dhe lëreni për 30 minuta. Lajini pastaj flokët si zakonisht. Rekomandohet 2 herë në javë.
3-Ngrohni pak vaj ulliri dhe me atë të mollëzave të gishtave, fërkoni për 5 minuta pjesët ku ju ka rënë floku. Lajini flokët pastaj si zakonisht. Rekomandohet 2 herë në javë.
4-Një kokërr qepë futeni në një shtydhëse frutash. Lëngun e saj përziejeni me një lugë çaji mjaltë dhe masazhoni zonën problematike për 5 minuta. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe pastaj lajini flokët si zakonisht. Rekomandohet 1-2 herë në javë.
5-Merrni një thelb hudhër, priteni në mes, lageni me ujë dhe pastaj zhyteni në piper të zi. Me të masazhoni zonën problematike për 5 minuta. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe lajini flokët si zakonisht. Rekomandohet 2-3 herë në javë.
Këto receta vlejnë si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.