Këndi i të rinjve

December 22, 2018 | 8:35

Nga Mimoza Braholli: Dashuro atë që të bën të qeshësh!

Mimoza Braholi Beka, studente viti i tretë, dega "Psikologji"

Mimoza Braholi Beka, studente viti i tretë, dega “Psikologji”

Sa ndjenjë e bukur, shpesh vjen gjithmonë e paplanifikuar. Nuk ka gjë  më të vlefshme se sa t’ia besosh dikujt veten, shpirtin ndjenjat dhe kohën tënde.

Dashuria ekziston, asnjëherë mos u zhgënje. Kërko dikë që ti mendon se ia vlen, atëherë kur të shohësh sytë e tij të shohësh gjithë botën. Dikë që të kupton pa folur asnjë fjalë të vetme. Dikë që e di se si ti ndihesh edhe nëse i thua se jam mirë. Dikë që kur i mendon ditët e mira, të vjen të qash nga gëzimi dhe që përplot të tjera do të presin.

Dashuro atë që të bën të qeshësh, të lumturon në çdo moment.

1

Dashuro atë që të kap dorën dhe bashkë e prekni qiellin.   Bëhuni personazhet më të bukur të asaj përralle me fundin më të lumtur.

Të ndiheni sikur dy fëmijë që nuk shihni asgjë tjetër përveç dashurisë. Sikur dy të çmendur që asnjëherë nuk do të donin të përfundonin ato çaste. Me dikë që shpresat rriten për çdo ditë.

Shkoni në fund të botës, luftoni për atë dashuri, por asnjëherë mos lejoni dikë të ndikojë në ato momente.

Asnjë gjendje e hidhur nuk zgjat përgjithmonë, ti çdo herë shpreso!

Beso në veten tënde, vetëm atëherë do mund t’ia dalësh.

Gjithmonë dashuro dikë që të jep vetëm lumturi dhe jo atë që e merr atë prej teje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top