Marrëdhënie

August 15, 2017 | 10:00

Nga Mimoza Prengzaj: A është maska mjeti për të bërë të tjerët të lumtur?

Secili nga ne përpiqet të bëjë të lumtur të dashurit e tij, qofshin këta familjarë, miq të ngushtë apo edhe më tej. Por, a e gjejmë ne rrugën e duhur, mënyrën apo edhe mjetin që u duhet atyre për të qenë të lumtur?! A arrijmë ne për të parë përtej asaj që shihet, për të parë dhe skutat ku secili nga ne fsheh, për të parë  atë për të cilën vërtet të tjerët kanë nevojë, sidomos në ditët e sotme ku, shpeshherë ne nuk arrijmë që të kuptojmë atë për të cilën ne vet kemi nevojë.

Mimoza Prengzaj, MSc, Psikologe këshillimi

Mimoza Prengzaj, MSc, Psikologe këshillimi

Maskimi është gjëja të cilën duket sikur e kemi mësuar që të bëjmë më mirë dhe më shpejt. Nuk e kam fjalën që, pas një buzëqeshjeje fshihen dhimbjet më të mëdha, as se brenda një njeriu të fortë ekziston një njeri shumë i ndjeshëm, pasi pjesa emocionale është më e vështira për t’u maskuar. E kam fjalën për këto më të thjeshtat, që i bëjmë të gjithë si: veshja, tualeti etj.

Një vajzë tregonte se ishte shumë e lidhur me nënën e saj, e cila e kuptonte nëse vajza e saj ishte e lumtur ose jo vetëm me anë të shikimit. Që kur mësova një truk, tregon vajza, mamaja nuk kupton asgjë si ndjehem. Sa herë jam e trishtuar dhe takoj mamanë, vesh një fustan të ri dhe kështu, nënës nuk i bie në sy gjendja ime. Sigurisht që është një rast i rrallë, por ja që ndodh këtu mes nesh. Sa prej neve u ka ndodhur që pas shumë kohësh në një bisedë me një familjar, mik apo koleg të na tregojë për situatat apo ndodhitë e tij të jetës, mënyrën me të cilën është përballur dhe ne pyesim veten, si ka mundësi që s’kam kuptuar asgjë?!

1

Apo më e keqja, jemi befasuar nga një zgjedhje e tij. Si ndodhi? Si ka mundësi që nuk kam arritur të kuptoj asgjë? Si ka mundësi që në të njëjtën kohë që jemi të pranishëm në jetën e njerëzve edhe nuk jemi? Si ndodhi? Si ka mundësi? Sa finok paska qenë, nuk ka lënë për të kuptuar asgjë, është mashtrues i zoti. Të gjitha këto i themi sepse e kemi më të lehtë të fajësojmë të tjerët se sa ta cenojmë egon tonë. Ka dhe nga ato raste ku themi: po pse veproi kështu, kur nuk i mungonte asgjë?

2Secili nga ne kur kuptojmë se një nga të dashurit tanë ndjehet keq ose i ka ndodhur diccka, vrapojmë për ta ndihmuar, jemi të aftë që për të ndryshuar gjendjen e tij të japim shuma të mëdha parash, t’i blejmë dhurata të shtrenjta ndoshta edhe me para të marra borxh. Të lajmërojmë mjekët, psikologët apo psikiatrit më të aftë. Harrojmë se ne ndoshta mund të ndryshojmë gjendjen e tij, ose jo vetëm kaq, ndoshta ne mund të bëjmë të lumtur vetëm me një përqafim. Ajo ccfarë neve na duhet për të kapërcyer shumë situata, është vetëm një përqafim, ndonjëherë vetëm një shtrëngim duarsh, një rrahje shpatullash, një buzëqeshje apo një fjalë e ngrohtë. Jo se këto të japin ccelësat për të hapur dyert e pengesave, por këto të japin ndjesinë se nuk je vetëm, janë kurajë dhe shtysë për të mos u dorëzuar.

Ndodh te disa njerëz që të jenë të lumtur edhe në raste  dështimesh, jo për faktin se dështuan, por për faktin se ndoshta kuptuan se përreth tyre kishin njerëz që vërtet i kuptonin. Ne nuk jemi të pranishëm në jetën e të tjerëve, në të njëjtën kohë që jemi të pranishëm. 

Por pse na ndodhë kjo? Fakti që ne nuk shohim përtej maskave, përtej buzëqeshjes për të parë dhimbjen, përtej rimelit për të parë frikën, pasigurinë apo trishtimin. Sigurisht, për sa kohë që shikimet tona humbasin mbi sipërfaqen e maskave, do të mendojmë se mjeti dhe mënyra për të bërë të tjerët të lumtur është pikërisht maska. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top