Laura Nezha ka qenë e ftuar në emisionin “Chic” të moderatores Fjodora Fiora në New24. Aktorja dhe këngëtarja bukuroshe vjen nga skena e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” ku ajo do të jetë pjesë e shfaqjes “Shërbëtorët”. Laura Nezha rrëfehet për eksperiencën e saj në Kënga Magjike dhe shumë detaje të tjera për shfaqjen e fundit të vënë në skenë nga “Kiço Londo”.
Çfarë përfaqëson në vetvete kjo shfaqje dhe çfarë mendove për herë të parë kur tu bë propozimi për të marrë pjesë në të?
Në shfaqje janë tre përbindësh janë tre aktore femra dhe Zhan Zhenet është unikal në llojin e tij dhe kjo vepër renditet në ato vepra shumë të rralla të dramaturgjisë botërore. Të jesh pjesë e kësaj shfaqjeje është një përgjegjësi e madhe, por dhe një kënaqësi dhe shans i madh që mund ti jepet një aktori në karrierën e tij. Për këtë vepër kemi nisur punën që në shtator, sepse natyra e veprës është shumë filozofike, psikologjike dhe ekzistenciale. Nuk më pëlqen të flas për veten apo si ndjehem unë me këtë rol. Vështirësia e kësaj vepre është se përfshin teatrin brenda teatrit në teatër dhe jo vetëm, është përtej kësaj. Personazhi im Kler që unë interpretoj zhvendoset nga vetja dhe shkon tek zonja e saj, një lojë që ajo kryen me shoqen e saj, shërbëtore edhe ajo, duke imituar zonjën vishet si ajo hyn dhe del nga vetja, prandaj them që është një lojë, sepse ato krijojnë një mini teatër dhe me kthimin e zonjën rikthehen sërish në rolet reale, duke pasur një fund tragjik.
Je dobësuar shumë në këto kohë të ka lodhur shumë shfaqja apo ke pasur dhe impenjime të tjera?
E vërtetë jam lodhur shumë, sepse është një rol shumë impenjativ, po s’di ç’të them ndoshta janë angazhimet e shumëfishta apo përkushtimi im me gjërat që marr përsipër dhe lodhja psikologjike reflektohet edhe në formën fizike.
Po tjetër çfarë bën Laura në jetën e saj përveç se është aktore dhe këngëtare?
Përpiqem të kaloj kohë me njerëzit e dashur, por dhe këto takime i bëjmë jashtë shtëpisë për shkak të impenjimeve që kemi. Jetoj akoma me prindërit dhe me motrën ndaj kohën më të madhe pasi ne punojmë bashkë. Kemi një studio estetike ku ajo merret me pacientët e saj, por dhe unë jam aty përditë për menaxhimin e biznesit. Dita imë është e mbushur dhe me shumë impenjime të tjera, edhe pjesëmarrja ime në Kënga Magjike kërkonte kohën e saj tani sërish po punojmë për një vepër tjetër edhe pse Shërbëtoret s’kanë mbaruar ende.
Ti këndon, kërcen, aktron, menaxhon ka ndonjë punë tjetër që ne nuk e dimë që e bën Laura Nezha?
Këtë të fundit në fakt nuk e dija që dija ta bëja po ja. Por mendoj që gjërat kur dëshiron ti bësh i bën. Por unë nuk mendoj se i bëj të gjitha kaq mirë. Pa qenë modeste gjithmonë ka nevojë për përmirësim dhe në fund të fundit ke diçka që ti e bën më mirë se të gjithë të tjerët edhe pse këtë balancë s’kam dashur ta diferencoj, por këto janë gjëra që i shërbejnë një aktori.
Rikthimi yt në muzikë do të thotë që mund të punosh në një projekt tjetër pa kaluar edhe 6 vjet të tjera?
Sigurisht unë rikthehem gjithmonë tek muzika dhe gjithmonë do të kthehem.
Burimi (da.xha/BalkanWeb)
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.