Këshilla & Arsye

June 20, 2018 | 9:15

Nga Nardjana Dajlanaj: Shtatzënia, drejtimi i automjetit dhe gabimet që ndodhin

Një pyetje që është shumë e shpeshtë në ditët e sotme, është ajo e të qenit aktivë dhe të lidhur shumë me qarkullimin me makinë: A duhet të drejtojë makinën gruaja shtatzënë?

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Nardjana Dalanaj, psikologe klinike

Sigurisht që po!

Shtatzënat mund të drejtojnë makinën për sa kohë shtatzënia e tyre ka ecuri të mirë, me kushtin që gjendja e përgjithshme të jetë e mirë dhe përqendrimi të jetë i plotë.

Në tremujorin e parë të shtatzënisë, kur gjendja e të përzierave dhe të vjellat janë të shpeshta, si edhe lodhja e përgjumja është një simptomë e hasur shpesh, është mirë që të reduktohet drejtimi i makinës, sidomos në distanca të gjata. Gjithashtu, në javët e fundit të shtatzënisë është mirë të evitohet drejtimi i automjetit për shkak të vështirësisë në lëvizje.

1

Nuk ka arsye të mos vazhdohet edhe më tej me shprehitë e zakonshme. Distancat dhe kohëzgjatja e drejtimit të automjetit nuk duhet të kalojnë 2-3 orë dhe pas kësaj preferohet që të pushohet minimumi 2-3 orë. Por edhe gjatë drejtimit të mjetit janë të këshillueshme pushime të shpeshta për të lëvizur. Disa hapa përreth makinës, si edhe ushtrime të lehta janë rekomandim i rëndësishëm për gratë shtatzëna në udhëtime të gjata. Kjo është e vlefshme edhe në rastet ku shofer është dikush tjetër.

Qarkullimi i gjakut në gjymtyrët e poshtme vështirësohet gjatë qëndrimit në sediljen e makinës, prandaj dy-tre hapa përreth makinës kanë realisht përfitime. Kur përmasat e abdomenit janë rritur dhe distanca e barkut nga timoni është ngushtuar ndjeshëm, është momenti që drejtimi i automjetit t’i ngarkohet dikujt tjetër. Për sa i përket rripit të sigurimit, është gjithmonë e nevojshme të vendoset, pa marrë parasysh nëse qarkullimi është nëpër qytet apo udhëtim për rrugë më të gjatë. Patjetër që rripi i sigurimit vendoset edhe në statusin e pasagjerit, nuk është e vërtetë që rripi i sigurimit rrezikon fëmijën në bark.

11

Në fakt një problem shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen e shtatzënave në aksidente automobilistike është përplasja e barkut me timonin ose pjesën e përparme të makinës, për shkak të inercisë. Këto goditje do ishin të parandalueshme nëse trupi qëndron i fiksuar me rripin e sigurimit të vendosur në mënyrë korrekte.

Vendosja e drejtë e rripit të sigurisë gjatë udhëtimin në shtatzëni nënkupton vendosjen e tij në pjesën e poshtme të barkut, që të kalojë në drejtim të kockës së legenit, ndërsa pjesa diagonale, në mes të kraharorit. Në këtë mënyrë, mitra nuk është prekur fare nga dy pjesët e rripit. Airbag-u gjatë aksidenteve fryhet vetëm në pjesën e kokës dhe kraharorit, prandaj në princip nuk paraqet rrezik për mitrën.

Airbag-u dhe rripi i sigurimit ulin ndjeshëm rrezikun për gruan shtatzënë. Në konkluzion, vlen për t’u theksuar fakti se me të gjitha metodat e parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtja që mund të ofrojë rripi i sigurimit dhe airbag-u, është i domosdoshëm vlerësimi obstetrikal i shtatzënisë pas aksidentit. Komplikacioni më i shpeshtë pas përplasjes së barkut është shkolitja e placentës, e cila është një urgjencë obstretikale madhore. Rrezikohet jeta e fetusit dhe e nënës.

Shkolitja e placentës manifestohet me hemoragji vaginale, kontraksione të shpeshta të mitrës ose forcimi i dhimbshëm i saj. Prandaj rekomandohet që konsulta me mjekun obstetër të bëhet URGJENT.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top