Mirëqenie

December 1, 2017 | 9:30

Nga ndryshon vaji i mëlçisë së merlucit nga vaji i peshkut?

Çfarë janë EPA dhe DHA? Janë acide yndyrore më të mira nga omega 3, shumë të rëndësishme për trurin, zemrën, sytë, sistemin nervor, hollimin e gjakut, si dhe shërbejnë si antiinflamatorë për dhimbjen dhe kundër inflamacionit në trup. Ato gjenden në det, si tek algat e shumë lloje të tjera bimësh, me të cilat ushqehen peshqit.

1

EPA cilësohet si acid yndyror i domosdoshëm për organizmin e njeriut. Ne duhet ta marrim atë patjetër nëpërmjet ushqimit, pasi trupi ynë nuk arrin ta prodhojë dot.

Por DHA është shumë më e rëndësishme sesa EPA, ndaj preferohet që në suplemente me Omega 3, ajo të jetë në masë më të madhe sesa EPA.

Pse duhet përdorur vaji i merlucit, në vend të vaji të peshkut të thjeshtë?

Vaji i mëlçisë së merlucit përveç, EPA dhe DHA përmban edhe vitaminën A dhe D dhe kjo përbën një plus më shumë. Vitamina A është shumë e rëndësishme për rritjen e imunitetit, sidomos tani në dimër, por edhe për mirëmbajtjen dhe forcimin e shikimit. Nga ana tjetër, edhe vitamina D është thelbësore për eshtrat. Ajo njihet për vetitë kundër kancerit. Në vajin e mëlçisë së merlucit, këto vitamina i gjeni në formën e tyre më natyrale.

Vaji peshkut përftohet nga trupi i peshqve të ndryshëm si sardelet, skumbri, etj. Peshqit e thjeshtë nuk e prodhojnë vet Omega 3, por e marrin nëpërmjet ushqimit nga planktoni dhe algat. Vaji i këtyre peshqve përmban vetëm EPA dhe DHA dhe jo vitamina të tjera sikurse vaji i mëlçisë së merlucit.

Ka disa mënyra për të përftuar vajin e mëlçisë së merlucit nëpërmjet procesimit dhe fermentimit të ftohtë, por pa i hequr vlerat ushqyese. Kujdes! Disa marka shtojnë ngjyrues artificial për t’i përmirësuar shijen si dhe deodorantë apo sheqerna. Vaji i mëlçisë së merlucit përftohet kryesist nga merluci i rritur në Oqeanin Atlantik, i pastruar dhe destiluar pa ja hequr vlerat nutriutive,duke i hequr vetëm ndotësit, si dhe metalet e rënda e veçanërisht mërkurin./Mësimet e Diolës

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com