“Kur të rritesh, të bëhesh e madhe, kur jeta të më largojë prej teje dhe nuk do të mund të kujdesem më për ty, dëgjo çfarë do të të them:
Nëse të pëlqen një këmishë, vishe, dhe nëse të pëlqen një fund, vishe dhe atë!
Nëse do të shkurtosh flokët, priti, dhe nëse të pëlqen të vendosësh grim, grimohu!
Nëse të pëlqen një këngë, dëgjoje, dhe nëse të pëlqen të kërcesh, kërceje atë!
Nuk duhet të lejosh askënd t’ju thotë se si ta jetoni jetën tuaj!
Nëse do të mund t’ju jepja tri gjëra, ato do të ishin:
-Aftësinë për të dashur veten dhe për të pasur vetëbesim të mirë.
-Forcën për të ndjekur ëndrrat tuaja.
-Aftësinë për të kuptuar se për të qenë të lumtur, thjesht duhet të miratoni veten.
Nuk dua që të më ngjash fare, as një qerpik. Ti nuk je vazhdimi, as mënyra ime e të qenit.
Ti nuk je apendiciti im, je shumë më tepër… Je unike dhe e domosdoshme.
Nuk do të jesh ajo që unë kurrë nuk mund të isha, dhe as nuk do të hedh nëpër shtigjet që doja të ecja.
Bëhu gjithçka që dëshiron të jesh, përderisa kjo të bën të lumtur:
Shit akullore, iluzione, bli re, ndiq jetën dhe mos ndiq të tjerët, mos i beso ato që ju thonë, bëje vetëm nëse të pëlqen!
Bëhu timoni, ji deti!
Megjithatë, ji vetvetja!
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.