Mirëqenie

August 10, 2019 | 8:10

Nga Olta Muça: Pse nuk është mirë të thuash gjithmonë PO ose OK për çdo lloj gjëje

 

Shumica e njerëzve nuk është se u pëlqen t’i kundërshtosh, që do të thotë se nuk pranojnë një JO si përgjigje. Në përgjithësi këta janë njerëz narcistë ose egoistë, këtu përfshihen njerëzit që kanë para, pushtet ose që janë të llastuar.

Olta Muça, psikologe

Olta Muça, psikologe

Realisht janë shumë, e kanë pretekste nga më të shumtat përsa i përket çëshjeve të ndryshme. Ty të bëjnë të ndjehesh i paaftë, sillen sikur nuk ekziston ose ndjejnë kënaqësi t’i bëjnë të tjerët të vuajnë.

Për shembull:

1. Këta janë njerëz që kanë çrregullime të ndryshme ose sjellje të çorganizuara, që do të thotë: nëse ti je në një qendër tregtare e këta bërtasin në sy të tjerëve për të ofenduar pa arsye, e bëjnë që ti të ndjehesh keq ose i padobishëm. Realisht nuk tregojnë ndonjë gjë të madhe ose të pjekur, thjesht tregojnë narcizmin e tyre ose nuk i pranojnë gabimet asnjëherë, por do vazhdojnë me këto sjellje.

2

2. Janë njerëz toksikë, pasi bërtasin gjatë gjithë kohës duke ndërhyrë në çështje që s’i takojnë në jetën e një individi tjetër. Qoftë bashkëshort, fëmijë apo kushërinj, mundohen gjithmonë t’u dalë e vetja pa pyetur se si ndjehet individi tjetër.

3. Ndonjëherë manipulimi i njerëzve ose keqtrajtimi i tyre nuk është diçka pozitive, pasi vjen një moment që të tjerë marrin situatën në dorë dhe nuk pyesin as për statusin social. Paratë, pushtetin ose bukurinë e një individi vjen një moment që nuk e merr më asgjë, shumëzohet gjithçka me zero.

1

Prandaj nuk është mirë të thuash gjithmonë PO, qoftë duke manipuluar të tjerët ose duke ulëritur, në jetë ka gjëra që vlerësohen, pa qenë nevojë të ngresh zërin për të tërhequr vëmendjen. Maturia të ndihmon t’i komunikosh gjërat me qetës, pa qenë nevoja të jesh egoist. Ndërsa të thuash JO është vlerësim e respekt për veten në radhë të parë e për të tjerët rreth teje. Kjo është liria themelore e të drejtave të njeriut. Të qenit i lirë, i aftë të vendosësh për veten, t’i pranosh gjërat siç janë, pa deformime.

Me pak fjalë, të thuash edhe JO, nuk të bën dëm as për shëndetin, madje ndjehesh mirë e bukur duke e parë botën me një dimension tjetër. Është universi ai që vendos për ne dhe çdo gjë varet nga mënyra se si i trajtojmë të tjerët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top