Këshilla & Arsye

May 7, 2018 | 9:15

Nga Oriola Plaku: Terapia e lojës me fëmijët

 

Fëmijët e kanë të vështirë të shprehen me fjalë. Loja është një mënyrë që jep informacion për gjendjen emocionale të fëmijës.

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Takimet individuale me fëmijën zhvillohen në një mjedis të sigurtë. Në takimet e para lind nevoja e vendosjes së disa  limiteve, rregullave, me qëllim që fëmija të zhvillojë vetëdisiplinën dhe të shprehë ndjenjat e tij.

Fëmija inkurajohet që të shprehë ndjenjat e tij dhe terapisti vëzhgon zgjedhjet që fëmija bën, vendimet që merr dhe stilin e lojës që zhvillon.

Qëllimi i terapisë së lojës është që të lejosh fëmijën të shprehë veten, duke  i zhvilluar empatinë dhe mënyra më të shëndetshme të zgjidhjes së problemeve.

terapi-femijeshTerapia e lojës ndihmon fëmijët, të cilët kanë vështirësi emocionale dhe sociale të komunikojnë më mirë, të ndryshojnë sjelljen dhe të zhvillojë aftësitë e tij në zgjidhjen e problemeve.

Për fëmijët të cilët kanë kaluar situata të vështira, kjo ndërhyrje i bën të ndihen më të çliruar. Kjo terapi është edhe për fëmijët që manifestojnë gjendje ankthi, depresioni dhe probleme të shumta me përqendrimin.

Prindi ka rol shumë të rëndësishëm në ecurinë e terapisë. Përpara se të niset një ndërhyrje terapeutike me fëmijën lind nevoja për të zhvilluar biseda individuale me prindin dhe psikologu merr informacion. Pas bisedave me prindin realizohen takime vlerësuese me fëmijën për të identifikuar nevojat e tyre. Vlerësimi psikologjik lejon terapistin të vendosë se cila është ndërhyrja më e mirë për fëmijët.

Sesionet e terapisë së artit mund të shkojnë deri në 20, por jo domosdoshmërisht, pasi kjo varet nga vështirësitë që fëmija shfaq. Kohëzgjatja e terapisë së lojës mund të jetë 30-40 minuta. Kjo formë ndërhyrjeje është tepër efikase dhe çliruese për fëmijët.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top