FB

February 10, 2024 | 6:15

Nga Orjona Tresa: Djemtë që nuk ranë në kurthin e Vëllait të Madh, modelet që na duhet të ndjekim

Endriku dhe Bardhi, dy artistë muzikantë, të rinj në moshë, janë dy protagonistë të çastit në Big Brother Vip. E them këtë pasi këta dy djem i lidh një gjë e përbashkët. Sara, ish-partnerja e Erikut para 10 vitesh, dhe sot e deklaruar në krahët e Bardhit. Në të njëjtat kushte, e njëjta situatë, por jashtë shtëpisë së të famshmëve, do të ishte e trazuar. Mashkulloriteti shqiptar nuk e ka të lehtë ta pranojë këtë bashkëjetesë.

sara-bardhi-endriku

Megjithatë, jo aq shumë për lojë, këta dy artistë të rinj treguan se janë të emancipuar, duke lënë pas një histori të mbyllur, dhe vazhdimin e jetës me sfidat reale. Në fakt, këtë reflekton një shoqëri e shëndetshme, ku tabutë dhe paragjykimet janë pjesë e së shkuarës, aq më tepër kur në mes është ish-i i njërit dhe e deklaruara e tjetrit.

Nga ana tjetër, ajo që pasqyron shoqërinë tonë, janë komentet pasuese, pas videos ku Bardhi shfaqet duke biseduar me Endriksin. Dy djem të civilizuar, që ndajnë kohë së bashku në shtëpinë ku kanë zgjedhur të bashkëjetojnë. Këto çaste kanë sjellë reagimet e publikut pas ekranit inteligjent, të ndara si me thikë. Njëra palë fyen, përbuz dhe ironizon, ndërsa tjetra përgëzon sjelljen e djemve për kulturën që sjellin.

loje

“Produksioni fut ish-in e Sarës për të shkundur Bardhin se mos del nga vetja e bëhet spektakël, po Bardhi i fut një dorë muhabet për 7 palë qejfe”, shkruan një nga komentuesit, duke nënqeshur pas ekranit celular me gjetjen. Por një tjetër komentues, me emrin Ela, mban këtë qëndrim: “Endriksi ka grua, kështu që chill (qetësohuni). Janë në një ambient, nuk do vriten për Sarën, sidomos që është histori që ka 100 vjet që ka mbaruar. Jeni të lodhshën me këto mendime debile, seriozisht”.

Tila, një ndjekëse e rregullt e këtij Reality shkruan: “Ka lezet, dy djem të kulturuar, të cilët po bashkëbisedojnë, se na keni çarë dërrasat me Sarën në mes”.

Xhorxhina, pasuese e mesazhuesve të tjerë, shkruan: “Shumë mirë bëjnë, bravo për edukatën dhe respektin. Boll se latë nam, njerëz idiota, që jeni mësuar veç të shani, ofendoni dhe të bëni si qen. Ai ka familje, ça ka pas 10 vite para. Ka ikur nuk do vriten atje për çka kanë përjetuar këtu dhe ne para kohës së qepës”.

Një tjetër komentues shkruan: “I futën për drama, këta u bënë shokë”.

Tjetri nën emrin, Fashion ia pret: “Njerëz të kulturuar”.

Pas tij Dreshaj komenton: “Ja dy njerëz me shpirt të bardhë, të mirë”.

Vazhdon Manjola: “Tregojnë qytetari”…

Këto dhe mesazhe të tjera pasqyrojnë një frustrim të personave që nuk heqin dot dorë nga steriotipet e vjetra, por njëherësh edhe një nevojë të një pjese të shoqërisë për t’u shkëputur nga tabutë e të shkuarës dhe për t’i dhënë liri emancipimit kulturor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top