FB

December 27, 2022 | 9:01

Nga Orjona Tresa / Emocionet e fundvitit, të bësh paqe me aftësi dhe mençuri

Sa shpesh thoni: “Deri në fund, unë do…” Shpesh vendosim afatin përfundimtar për të përmbushur qëllimet tona dhe kemi pritshmëri specifike se si duhet të shkojnë gjërat deri në fund të vitit.

Nëse nuk kemi bërë gjithçka kemi synuar, mund të përjetojmë një ndjenjë urgjence, paniku, madje edhe dëshpërimi, ndërsa mesi i dhjetorit po afrohet. Ja disa këshilla, të mbështetura në studime, për t’i vënë gjërat në perspektivë dhe për t’ju ndihmuar të mbyllni vitin me aftësi dhe në paqe.

1.Kujdes nga efekti Zeigarnik | Priremi të kujtojmë detyrat e papërfunduara ose të lëna në mes, të quajtur efekti Zeigarnik nga psikologët Gestalt. Në fund të vitit, është e lehtë të vësh në qendër të vëmendjes atë që të ka mbetur pa bërë dhe të harrosh gjithçka që kemi arritur. Mund ta kundërshtoni këtë efekt duke bërë një listë të të gjitha detyrave të rëndësishme që keni arritur këtë vit.

2.Balanconi paragjykimet | Kemi një paragjykim kognitiv për t’u fokusuar në atë që është e gabuar. Të parit real të këtyre kërcënimeve na jep një avantazh evolucionar, duke qëndruar vigjilent ndaj rreziqeve dhe problemeve të mundshme. Por kjo mënyrë e të menduarit mund të shtrembërojë negativisht pikëpamjen se si po shkojnë gjërat me jetën tonë. Kur e gjeni veten duke u fokusuar në gjërat negative, përpiquni të bëni një listë të gjërave të mira në jetën tuaj.

3.Krahasimi social | Fundi i vitit shpesh nënkupton më shumë shoqërizim. Njerëzit duan të dinë dhe duan të mburren për arritjet e tyre. Është e lehtë të krahasohesh me atë se si shfaqen të tjerët në një festë (ose në Instagram) me mënyrën se si ndihemi brenda. Përgatitni disa histori për të treguar, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mirë për vitin. Dhe nëse ngjarje negative kanë ndodhur në jetën tuaj si vdekja, divorci ose humbja e punës, vendosni se çfarë (nëse ka ndonjë gjë) do të thoni për atë kohë dhe qëndroni me planin tuaj.

4. Afatet mund të jenë arbitrare | Pyesni veten a është i vërtetë ky afat? A duhet ta bëj absolutisht këtë deri më 31 dhjetor? Nëse përgjigja është jo, atëherë bëni një pushim. Nëse merrni vendime se çfarë do të duhet të përmbushni deri në fund të vitit dhe e keni të vështirë t’i mbani ato, mund t’i bëni këto objektiva mujore ose javore më të menaxhueshme dhe të shmangni të gjithë presionin për të përfunduar gjërat gjatë ditëve të fundvitit.

5. Përqendrohuni në qëllimet tuaja | Studimet mbi mentalitetin tregojnë se jemi shumë më efektivë kur fokusohemi në të mësuarit sesa në performancën. Në fund të vitit, ka një tendencë për të parë rezultatet e përpjekjeve tona për sa i përket arritjeve konkrete: çfarë arritëm dhe çfarë jo. Merrni parasysh atë që keni mësuar këtë vit. Cilat ishin dështimet tuaja më të mëdha dhe çfarë mësuat prej tyre?

6. Praktikoni mirënjohjen | Studimet tregojnë se praktikimi i mirënjohjes është përfitim i madh për shëndetin tonë fizik, mirëqenien emocionale dhe cilësinë e marrëdhënieve tona. Fundi i vitit është koha e përkryer për të kultivuar mirënjohje për gjithçka që keni në jetën tuaj. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të jesh mirënjohës për frymën tënde, trupin, ushqimin që duhet të hash dhe çatinë mbi kokë. Është e lehtë t’i humbasim këto gjëra të thjeshta që e bëjnë të mundur jetën tonë. Dhe mbaj mend që fundi i një viti është fillimi i një të riu, dhe një start i ri!

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia Nr.174, muaji dhjetor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top