Editorial

June 1, 2018 | 11:39

Nga Orjona Tresa / Gruaja shqiptare një “plaçkë” e helmuar, si po i merret jeta pak nga pak

“Nuk shkel më kurrë aty! Ngjarja është e përsëritur, por tani u bë edhe më e madhe. Mund të vdisnim. U asfiksuam se s’ka aspirim. Trajtoheshim si kafshë”.

Nga Orjona Tresa, Gazetare

Nga Orjona Tresa, Gazetare

Ky është një nga shumë rastet e regjistruara nëpër dosje hetimore, arkiva dëshmish pa fund për kushtet çnjerëzore ku punojnë në fasoneri gratë shqiptare. Për të mos mjaftuar faktori psikologjik, ku përbuzen, fyhen, nëpërkëmben e keqtrajtohen sikur të jenë mish pa gjak, ato keqtrajtohen dhe fizikisht duke iu marrë jetën pak nga pak nga helmet, kushtet jashtëkontrollit e deri tek ajri që Perëndia e ka dhënë falas për të gjithë.

Më dhemb sa herë dëgjoj lajme të tilla. Nuk na u ndanë ngjarje dhe histori sociale që përcjellin një jetë jashtë kushteve njerëzore në familje, ambiente pune, bare e restorante.

Dhe në qendër është pikërisht gruaja.

helmohentefasonerinedurres28maji

Ajo që me dy duart duhet të mbajë familjen me punët, gatimin, larjen e shpëlarjen, që duhet të bëjë pazaret, që duhet të lindë fëmijë, që duhet t’i rrisë e edukojë, t’i ndjekë nëpër shkolla, t’u dalë zot se veç ajo mundet ta ruajë qetësinë e të përballet me rreziqet që mund t’u kanosen në shkolla, t’i ushqejë e t’i veshëmbathë se e ka për detyrë, të merret e të jetë e kujdesshme me detyrimet familjare, të respektojë njerëzit që hyjnë e dalin në familje se asaj i takon, … e për të mos e zgjatur listën e përgjegjësive që i janë mbartur në shoqërinë maskiliste, të mos i rrudhë buzët e të bëjë kaprico se i duhet edhe të punojë siç punon burri, që të sjellë të ardhura për një jetesë të mirë.

E në këto kushte rreziku e mosmirënjohjeje ndaj grave të shumta që përballen me realitetin e vështirë shqiptar, jashtë Tiranës, ato duhet të dhunohen mbi njerëzoren sepse janë gra.

Ngjarja më e fundit

6 punonjëse të një fasonerie në Shkozet të Durrësit përfunduan në spitalin e qytetit të helmuara. Njëherësh ato kanë denoncuar kompaninë ku punonin për kushtet, për të cilat thonë se janë çnjerëzore, shumë të këqija, jashtë çdo standardi. Asfiksia dhe helmimi ishte shkaku i përfundimit të tyre në spital. Njëra prej punonjëseve ka deklaruar: Është shfrytëzim total që na bëhet. Sikur kishin të bënin me kafshë dhe jo me qenie njerëzore. 100 për qind jam e sigurt se asfiksia ka ardhur pasi aty me 150 punonjëse plus dhe makineritë, mungonte aspirimi. Në kaparonin ku punojmë ne mungon aspirimi dhe ajri nuk qarkullon, duke bërë që gratë dhe vajzat që punojnë në këtë hapësirë t’u bjerë të fikët dhe të përjetojnë gjendje ankthi. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë, por këtë radhë u bë më e madhe sepse u sëmurën disa vajza e gra. Më herët ka pasur disa raste të tjera që sëmureshin punonjëset, por në numër të vogël”.

Ndërkaq, autoritetet shtetërore, institucionet në varësi të certifikimit të kushteve të punës, pasi kanë bërë verifikimin kanë rihapur 5 ditët e fundit aktivitetin e kompanisë fasone, gjë që ka rezultuar me një “viktimë” të radhës të helmuar. Grupi hetimor i ngritur për këtë rast është shprehur se duhen 15 ditë për të marrë analizat toksikologjike, për të zbardhur shkaqet, ndërkohë që për jetën e punonjësve… “hë mo se çudia më e madhe tri ditë zgjat”!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top