Editorial

October 30, 2017 | 7:50

Nga Orjona Tresa: Kaq dashuri, symbyllur!

I kam thënë vetes, prej kohësh jo vetëm sot, se duhet parë gjithmonë me pozitivitet. Se negativizmi na ka mbytur gjithherë. Por duke qenë se bota është diverse, edhe njerëzit e saj janë të ndryshëm. Të shohësh me sytë e botës do guxim. Guxim të marrë madje, sepse të duhet të shohësh dhe ti, ashtu siç e shohin ata një ngjarje, një ndodhi, një…

Nga Orjona Tresa, Gazetare

Nga Orjona Tresa, Gazetare

Në vorbullën e një jete me gjithë kompleksitetin e saj, nuk ka se si të tregohesh i pandjeshëm, sepse edhe ngacmimet janë nga më të ndryshmet. Shqetësimet e vazhdueshme janë ato që e turbullojnë mendjen e njeriut, e ngarkojnë dhe e bëjnë të jetë i trishtuar, të ketë përjetime të frikshme, të futet në panik. Për shkak edhe të informacionit që e marrim me doza të larta, jeta na bëhet shpejt peng i këtyre ndodhive, çasteve që na mbesin në memorie si njolla të errëta, të cilat zor se mund të na shlyen nga kujtesa.

Jeta është e shenjtë, e më e shenjtë se kaq mbetet emri e vepra që çdokush lë pas.

Do të doja që këtë opinion ta kisha të njëjtë gjithsesi, dhe kur në portën time të trokasë çasti që më fton për t’u larguar përbotërisht. Por veç nuk do e doja bujën e ikjes, por të asaj që kisha lënë pas vetes si një vepër personale në dobi të të tjerëve. Të gjithë e njohim për të mirë veten, madje për më të zgjuarin e shumëçka tjetër, ama më bukur se e vërteta shijelënë, nuk do më vinte përshtat asgjë tjetër.

Nuk më pëlqejnë mallëngjimet, ato më shfaqin dobësinë.

Unë dua të jem e fortë, dhe atëherë kur mendohet se nuk ka shumë vend për të. Dëshiroj forcën e jetës, armën që më mban ngërthyer e më bën të eci para.

Në udhën e përbashkët të jetës, shumë miq, të njohur, emra të dashur na kanë lënë e po na ndahen ditë pas dite. Mes tyre të rinj, ku dhimbja nuk gjen fjalë.

Sikur të ishte me moshë kjo udhë e pakthyeshme?!

Por llogaritë nuk na përkasin neve. Dhe ne jemi të pafuqishëm të bëjmë atë që është tej limiteve tona. Madje nuk mund të bëjmë asgjë edhe kur shtrojmë pyetjen e ngahershme: A e meritojmë këtë?

As mos e mendoni! Më herët a më vonë të gjithë për atje jemi nisur, e do të mbërrijmë një ditë për atje ku jemi caktuar: në ferr a në parajsë.

Fati është i shkruar!

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top