FB

December 7, 2022 | 9:00

Nga Orjona Tresa / Kohë për të reflektuar

Vetëreflektimi është një përvojë përulëse, por e fuqishme. Është një nga mënyrat më të mira për të maksimizuar të mësuarit tonë, për të zbuluar se si e bëjmë më të mirë punën dhe për të përmirësuar performancën tonë. Në formën e tij më të thjeshtë, reflektimi do të thotë të marrim kohë për të menduar, shqyrtuar dhe rishikuar veten.

 

Nga Orjona Tresa, gazetare

Sa herë jemi ndalur të mendojmë për kohën, kohën e humbur, atë që kaloi, atë që do të vijë, atë që do të shënojë të ardhmen. Gjëja e jashtëzakonshme është se koha vazhdon të rrjedhë, pa u ndalur kurrë. Askush në këtë tokë nuk ka fuqinë ta ndalojë, mund ta masim por jo ta bllokojmë. Pandemia shënoi gjurmë në të, duke u cilësuar si “një kohë e pezulluar”. Muaj të gjatë që në fund të vitit 2021 regjistrojnë tri vite të pashmangshme në të ashtuquajturën “normalen e një kohe të re”.

Ndryshuam të jetuarit e marrëdhënies, punës, kohës së lirë, krijuam zakone të reja sjelljeje, maska si kryefjalë e gjesteve të përditshmërisë, u katapultuam, pa paralajmërim apo përgatitje, në një kohë që do të nxirrte në pah strategji që do të na lejonin të mos dekurajoheshim por të kultivonim shpresë për të vazhduar jetën. Dhe, na shkaktoi ndryshime të mëdha, të pakoha apo të pamatshme ende. Por, është dhe koha që kemi ende përpara, për të cilën besojmë se do të sjellë ligje të reja të saj, për të ndryshuar apo përmirësuar vazhdimësinë. Në një reflektim në blogun e saj, Sabrina Burgoni, psikologe, psikoterapeute, psiakanaliste lidhur me mendjen dhe mendimin njerëzor.

Me siguri, sikundër pandemia dha tregues të tillë, sa herë të tjera në jetë ju ka ndodhur të mendoni se si një situatë e keqe, edhe pse e shkurtër, zgjati një përjetësi dhe dukej se nuk mbaronte kurrë, ndërsa një ngjarje e bukur, e mbushur me lumturi, ishte aq e shpejtë sa një rrufe që përshkon qiellin befas, e më pas zhduket. Pra, kur flasim për këtë, i referohemi kohës së mendjes. Një kohë që nuk ndjek konventën klasike të vendosur universalisht dhe që rrotullohet rreth akrepave të orës; po flasim për një kohë të natyrshme në perceptimin subjektiv të secilit prej nesh, që ka të bëjë me atë që ndjejmë dhe perceptojmë. Truri ynë mbledh informacion në ndalet tek koha si një matës i çmuar, që nuk mund të blihet, që nuk bën dallim midis të pasurve dhe të varfërve.

Të gjithë u nënshtrohemi ligjeve të kohës, por të gjithë mund të zgjedhim se si ta përdorim dhe nëse do ta përdorim atë. Në çdo rast, ajo do të jetë aty, në lëvizje të vazhdueshme, për të shënuar jetën tonë dhe të gjithçkaje në tokë dhe më gjerë. Pandemia na dha një mësim për një periudhë të konsiderueshme, të cilët nuk do ta harrojmë lehtë. Na bëri të reflektojmë thellësisht mbi gjërat e rëndësishme që duhet të vlerësojmë, për pranimin e këtyre ndryshimeve si pjesë e jetës tonë, ashtu si vazhdimësia e stinëve, fëmijëria, mosha e rritur dhe pleqëria. Koha sipas Burgoni-t është një “konventë” e vendosur nga njeriu me parametra të saktë, për të qenë në gjendje të masë dhe në njëfarë mënyre të menaxhojë rrjedhën e ngjarjeve. Dhe ne e faktuam këtë, pavarësisht të paditura, të shprehura gjatë këtij rrugëtimi. Kështu, së fundmi në këtë fundviti 2021, e gjejmë veten edhe më të fortë për të vijuar 365 ditë të reja të një fillimi të ri vjetor.

Megjithatë, sipas psikologes, ka edhe një kohë tjetër, kohë psikologjike, e çdo moment dhe e përpunon atë për të ofruar versionin më të vërtetë të realitetit të jashtëm. Për ta bërë këtë, ai përdor kujtesën dhe perceptimin; krahasojmë ngjarjet dhe situatat sipas një rendi kronologjik të vendosur – pikërisht – në kohë, dhe është gjithmonë përmes perceptimit dhe të dhënave të realitetit që dallojmë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Koha është ajo që na lejon t’i vëmë rregull jetës sonë, t’i japim kuptim ekzistencës njerëzore dhe të stimulojmë krijimin dhe zbatimin e veprimeve evolucionare. E menaxhojmë kohën, edhe nëse shpesh duket se nuk është kështu, thotë Burgoni. Jo të gjithë janë të aftë për ta zbutur atë.

Në fakt, secili prej nesh ka mundësinë të shfrytëzojë sa më shumë kohën që i lejohet, vetëm nëse dëshiron vërtet. Jemi ne ata që krijojmë fatin tonë, dhe për këtë arsye zgjedhim se si ta përdorim personin dhe kohën tonë njerëzore në çdo moment. Për kohën e re, atë të 2022 është momenti të rifitoni dëshirat tuaja, idealet, por mbi të gjitha kohën tuaj. Zgjidhe mirë atë, për ta përdorur sa më mirë. Nuk jemi dhe nuk do të jemi të pavdekshëm përveç asaj që lëmë pas me veprimet dhe mendimet tona. Do të përfundojmë një ditë, por koha do të jetë ende aty, për të vëzhguar ciklet e jetës, brezat e rinj që do të pasojnë, dhe që falë saj do të vazhdojnë të rriten, të zhvillohen.

 

 

 

Botuar tek “Revista Psikologjia”, Nr.174 muaji dhjetor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top