FB

January 17, 2023 | 9:46

Nga Orjona Tresa / Rrethanat janë të fuqishme, por ne jemi më shumë!

Shumë herë rrethanat janë të fuqishme dhe na thithin aq shumë saqë luftojmë për të gjetur një zgjidhje për problemin që ato shkaktojnë. Ne harrojmë se, përveç mjedisit, kemi dhe fuqinë për të ndryshuar mendjen tonë.

 

Përgatiti Orjona Tresa, gazetare

Ajo që mendojmë dhe besojmë për jetën tonë përcakton shumë se si ndihemi. Për shembull, nëse mendoni se do të jeni në gjendje të kapërceni një vështirësi, do të keni më shumë gjasa ta kapërceni atë. Ne jemi, të paktën pjesërisht, rezultat i vendimeve tona dhe veprimeve që shoqërojnë këto vendime. Në këtë kuptim, rrethanat mund të jenë pika fillestare: prej andej shumë herë më parë  kemi fuqinë të fillojmë të marrim vendime. Ju jeni më i fortë se rrethanat tuaja, nuk duhet të dyshoni për këtë. Fuqia juaj është e pamasë, ju vetëm duhet të lidheni me botën tuaj të brendshme në mënyrë që forca dhe qëndrueshmëria të shoqërojnë hapat tuaj.

Fuqia e besimit

Besimet janë ide të paramenduara që i fitojmë ndërsa rritemi. Këto ide vendosen në botën tonë të brendshme në mënyrë të pandërgjegjshme, duke bërë të mundur konceptimin e botës vetëm duke kaluar nëpër hartën tonë mendore. E sigurt është se edhe harta e botës sonë ndonjëherë bëhet e turbullt dhe na pengon të shohim dritën që kemi brenda. Fraza të përsëritura si: “Nuk mund ta bëj, nuk mund t ’ia dal, nuk meritoj të jem i lumtur”… na largojnë nga aftësitë tona, ose nga besimi që kemi në to, për të gjetur një zgjidhje për situata të ndërlikuara. Shpesh, kjo është vetëm një pikënisje nga e cila lind një pakënaqësi kronike që dëmton mirëqenien tonë emocionale.

Besimet negative janë shumë kufizuese, sepse shkatërrojnë ëndrrat dhe pasionet tona. Ndryshimi i mënyrës së të menduarit varet nga ne, hapi i parë është të jemi të vendosur, të dëshirojmë të përmirësohemi. Vetëvlerësimi i mirë është pika fillestare për transformimin e mendimeve dhe emocioneve tona. Nuk mund të presim që të tjerët të na japin dashurinë që ne vetë nuk e japim.

Prandaj, si mund ta rikuperojmë apo ta ruajmë fuqinë tonë të brendshme? Nuk është e mundur të transformojmë mendjen tonë nëse nuk besojmë tek vetja.

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.175, muaji Janar

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top