FB

December 19, 2022 | 11:33

Nga Orjona Tresa / Të lumtur para tryezës festive

Si ta ruani lumturinë në tryezë? Është java e tryezave familjare të pandalshme, e padurueshme për disa, e domosdoshme për të tjerët, e pashmangshme për të gjithë. Pothuajse. Ka edhe nga ata që festojnë vetëm Krishtlindjet, sepse nuk kanë fatin t’i ndajnë festat me familjen ose thjesht sepse janë larg shtëpisë. Por sa ndikon shoqëria në tavolinë në gatishmërinë tonë? Dhe sa ka të bëjë ajo që hamë me lumturinë tonë? Me sa duket, shumë.

 

Përgatiti Orjona Tresa, gazetare

 

Robin Dunbar, lektor në antropologji dhe psikologji në Universitetin e Oksfordit, i cili kreu një studim mbi këtë temë, thotë se “prania e darkës në një vakt favorizon çlirimin e endorfinës nga truri, duke dhënë ndjesi të këndshme mirëqenieje. Me pak fjalë, nuk e dimë pse, por është e qartë se ndodh për mirë e cila shprehet, realizohet dhe e gjen lumturinë e vet vetëm brenda një sistemi që siguron kontakt me individë të tjerë të llojit të tij, përcaktuar më herët nga Aristoteli, në Greqinë e shekullit të katërt para Krishtit”.

Ta teprosh është më e lehtë

Edhe ata që hanë në shoqëri duhet të jenë të kujdesshëm. Shumë nga “rreziqet” që lidhen me të ushqyerit dhe ndikimin e saj në humorin tonë rrjedhin pikërisht nga klima tunduese që krijohet në kontekstin e një tryeze të këndshme me miqtë.

 Porcionet

Para se gjithash: tavolinat priren të jenë më bujare se sa lejohet dhe të hash me sy nuk është një mënyrë të thëni. Në fakt, duket se në mënyrë të pavetëdijshme jemi shtyrë të hamë gjithçka që gjejmë në pjatë, sikur ta kemi konsideruar, pa ndonjë përllogaritje konkrete, “dozën e duhur”.

Varieteti

Ngopja është me sa duket selektive. Kur priremi të hamë një sasi të caktuar të një ushqimi, ndjenjë përmbushjeje, të cilët ekspertët e quajnë ngopje specifike shqisore. Por çfarë ndodh nëse ka shumëllojshmëri në tryezë, si në drekën klasike të Krishtlindjes apo Vitit të Ri? Duke u hedhur nga një shije në tjetrën, do të shkojmë shumë përtej kufirit të dëshirueshëm.

Shpërqendrimet

Një vakt i përbashkët është sinonim i komoditetit, humorit të mirë dhe teprimeve. Shpesh priremi të hamë tepër, të tërhequr zvarrë nga klima dhe shpërqendrimi për shkak të bisedave dhe klimës së qetë. Fjalë për fjalë, ju humbni vetëdijen se sa hani dhe tentoni ta gjeni veten të ngopur në fund të një vakti.

Alkooli

Edhe pirja, e pashmangshme në raste të caktuara dhe e inkurajuar nga shoqëria, ndikon shumë në ekuilibrin tonë ushqimor. Një verë ose birrë e mirë ka tendencë të çlirojë vetëkontrollin, ta bëjë ushqimin të duket më i shijshëm dhe ta bëjë më të vështirë për ne të vërejmë kur jemi të ngopur.

Sekreti i lumturisë në tryezë

Kur mund të na bëjë ushqimi të lumtur? Statistikisht është e qartë: Kur e ndajmë këndshëm me darkuesit, duke qëndruar vigjilentë ndaj paralajmërimeve që vijnë nga vetëkontrolli ynë. Lumturia, pra, edhe në tavolinë fshihet në një alkimi të vështirë ekuilibrash mes të dish të qëndrosh në botën e të tjerëve dhe ruajtjes së besimit me atë që na dallon nga të tjerët, që na karakterizon personalisht.

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.174, muaji dhjetor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top