Nga Prof.Assoc.proc.Dr.Ilia.S.Larti
I.Dobësimi i aftësisë mendore
Dobësimi i aftësisë mendore ka të bëjë me ngadalësimin e aftësisë vepruese. Kjo është një dukuri e zakonshme që shfaqet te mjaft individë. Ky fenomen shfaqet në çdo moshë, por më e përhapur është te mosha e 40-70 vjecarëve e sidomos, në moshat e treta, 65 vjeç e lart. Njihuni me fenomenin, dhe merrni masa për ta shmangur, sa të jetë e mundur…!
a.Dobësimi i aftësisë mendore shkaktohet apo vjen nga:
-Puna me ngarkesë dhe intensitet të lartë.
-Lënia pas dore e përgatitjes fizike.
-Pirja e alkoolit dhe duhanit.
-Mos bërja e një jete të rregullt dhe të programuar.
-Lënia pas dore për t’u argëtuar në mënyrë të kulturuar (me filmat, librat, shfaqjet teatrale, shëtitjet, dëgjimit të muzikës, kërcimit, vallëzimit e të tjera).
-Joshja pas lehtësirave dhe privilegjeve.
-Mendjemadhësia, se i di të gjitha dhe nuk ka se çfarë të mësojë.
-Mospërfillja dhe përfitimi i përvojave të mira e të tjerëve.
-Kujdesi që të merret me problemet kryesore të cilat nuk duhen zvarritur pa fund, kur ato duan zgjidhje të shpejta.
-Mosbërja e dallimeve të qarta midis të mirës dhe të keqes, të dëshirueshmes nga a padëshirueshmja, e tej.
b.Kjo humbje aftësie edhe mund të shmanget në qoftë se kapet në kohë duke pasur parasysh që të:
Programohet dhe shfrytëzohet koha me kujdes, në përshtatje me detyrat, sikurse dhe nëpërmjet shplodhjes aktive dhe pushimit të plotë.
Kryhen aktiviteteve fizkulturore dhe sportive, të cilat të realizohen 3-4 herë në javë si, ushtrime gjimnastikore, atletikë dhe lojëra të ndryshme intensive.
Kalohet fundjava me familjen.
Rritet shoqërueshmëria dhe respekti për shokët dhe kolegët.
Lexohet dhe shkruhet në mënyrë të vazhdueshme.
Shmanget stresi dhe emocionet e tepërta.
Gjenden forma dhe mënyra për t’u marrë dhe me gjërat apo aktivitetet nga më të dëshirueshme e tej.
c.Kur ka dobësim të aftësisë së të menduarit dhe të vepruarit ose paaftësi të theksuar duhet me patjetër dhe domosdoshmërish të:
Kërkohen pushime të shkurtra e deri të gjata, duke i mbushur këto me aktivitete që ndjehet kënaqësi, argëtohet dhe shplodhet.
Merren këshilla nga ndo një psikolog dhe të zbatojë rigorozitet porositë e tij.
Dorëhiqen qoftë dhe përkohësisht kur këta persona nuk kanë përmirësim, sigurisht nga puna drejtuese, udhëheqëse apo edhe mësimdhënëse, sepse ka të bëjë me vendimmarrje dhe dhënie njohurish.
II.Fitnesin mendor mund të realizohet nëpërmjet dy parimeve dhe dhjetë mënyrave
A.Ekzistojnë dy parime bazë për ta mbajtur trurin të shëndetshëm dhe të mprehtë:
- variacionet në jetën e përditshme
- kureshtja për të parë, shijuar, eksperimentuar tej
1/1.Variacionet: Që dita, apo dhe një pjesë e natës, të mos bëhet rutinë dhe e mërzitshme, pa tjetër që duhet të pësoi ndryshime. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë të përditshme, që nga shëtitjet, vendi ku pihet kafeja, temat e diskutimeve, argëtimi nëpërmjet ekskursioneve, marrja pjesë në lojëra, sa fizike dhe inteligjente e tej. Pra, koha lëviz përpara, ndaj çdo ditë duhet gjetur nga një sfidë e re në mënyrë që të gjendet një mënyrë e re, të menduari dhe të vepruari, si një ushtrim i duhur për anën fizike dhe atë mentale (trurin).
2/1.Kureshtja: Njeriu duhet të bëhet kureshtar që të njohë të rejat më bashkëkohore për botën që ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund të kuptoni, do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe me efikasitet.
Nisur nga studimet, është më se e realizueshme që t’i bëni trurit një fitnesin mendor, nëpërmjet këtyre mënyrave:
b/1. Lexoni libra
Zgjidhni një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt. Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia arrijnë qëllimit t’ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar
b/2. Merrni pjesë nëpër lojëra të ndryshme
Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin si: Letra, sha, domino, zgjidhje fjalëkryqesh, ushtrim i lojërave elektronike tej., të cilat mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra mbështeten tek logjika e matematika.
b/3. Përdorni dorën e kundërt
Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t’i hapni dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për këtë.
b/4. Mësoni dhe mbani mend numrat e telefonave tuaj dhe të të afërmeve
Telefonat celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.
b/5. Hani ushqime për të mbajtur të shëndetshëm trurin tuaj
Si të gjitha pjesët e organizmi edhe truri juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit. Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.
b/6. Ndahuni nga rutina
Sa shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t’i bënim gjatë gjithë ditës. Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e ushqimore, përdorni gjëra që s’i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga përgjumja dhe të jetë përsëri vigjilent.
b/7. Kaloni nëpër rrugë të ndryshme
Udhëtoni apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të rrugës për të shkuar në një dyqan.
b/8. Mësoni çdo ditë gjëra të reja
Mësimi i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t’i lidhni gjërat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t’ju japin diçka për të menduar.
b/9. Bëni lista duke i shkruar ato
Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.
b/10. Tregoni vullnet duke mësuar dhe përvetësuar një mjeshtëri apo dije të re
Gjeni diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i mënyrave të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, mësimi i një gjuhe të huaj tej. Të gjitha këto janë zgjedhje më se të shkëlqyera.
III.Ushqimet që duhen përdorur për të mbajtur të freskët trurin
a.Arrat – ushqim i trurit…!
Arrat janë menduar shpesh si “ushqim truri”, jo vetëm për arsye të ngjashmërisë së tyre me formën e trurit, por për përmbajtjen e tyre të lartë në omega. Përbërja e trurit në omega është më shumë se 60%. Këto qeliza të trurit ushqehen kryesisht me acidet lyrore të arrave, dhe të peshkut. Këto acide lyrore janë përbërësit kryesorë të membranës së këtyre qelizave. Studime epidemiologjike kanë treguar një lidhje midis depresionit dhe konsumit të acideve lyrore omega . Fëmijët që konsumojnë sasi të pamjaftueshme omega janë më të prirë për probleme në të mësuar, në sjellje, pagjumësi, dhe mungesë përqendrimi. Më shumë se 2000 studime tregojnë lidhje midis konsumit të ulët të acideve lyrore omega dhe problemeve të ndryshme shëndetësore.
Përfitimet e tjera nga konsumi i arrave:
ndihmojnë në parandalimin dhe uljen e hipertensionit
përmirësojnë profilin e kolesterolit te personat me diabet
ulin nivelin e disa qelizave që akuzohen për shfaqjen e arterosklerozës
mbrojnë arteriet pas konsumit të një vakti të pasur në yndyrë
parandalojnë formimin e gurëve në tëmth
ndihmojnë në shëndetin e kockave
ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës
b.Ushqime të tjera për të mbajtur të freskët kujtesën:
Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta
Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.
Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate.
Ulni përdorimin e yndyrave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.
Hani fruta, por jo menjëherë pas buke.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.