FB

March 8, 2023 | 9:10

Nga Prof.Dr.Ilia Larti: Kuptimi dhe vlerësimi i çështjeve gjinore, si për gratë e më shumë për burrat

dr-ilia-lartiNga Prof. Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S. Larti

 

Nëse inteligjenca nuk është në krye të listës së gjërave që kërkoni tek një femër, atëherë këtë karakteristikë duhet ta vendosni të parën, sepse hulumtimet e reja tregojnë se të pasurit e një gruaje inteligjente mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë.

 

a.Paragjykime për vlerat e femrës
Shumë është debatuar e debatohet rreth femrave se a është ajo një qenie si dhe burri? Janë bërë diskutime rreth çështjes se në përgjithësi a është femra në të vërtetë me vlera si dhe burri?. Nëpër shekuj njihen dëshmitë keqardhëse për djegien e tyre nën pretekstin e djegies së shtrigave. Shpesh është akuzuar femra se prej saj rrjedhin të gjitha të këqijat në këtë botë. Anekdodat dhe kritikat ndaj grave, janë të shumta si, “flokët e gjata mentë e shkurta”, “i futin në dhe shtatë pashë”, “kanë shtatë shpirtra” tej. Mprehtësi e fortë mendore është shfrytëzuar në drejtim që të tregohet inferioriteti i saj, si p.sh: Strindbergu, Mebiusi, Shopinhaueri, Vajningeri. Madje shtohej edhe numri i madh i femrave që pranonin inferioritetin e gruas dhe pozitën e saj. Pagesa për punën e bërë  nga ana e femrës gjithnjë paguhet më pak duke  marrë parasysh se puna e kryer ka qenë e barabartë me atë të mashkullit. Është e njohur gjithashtu se ka meshkuj të cilëve s’mund tu bëjmë ofendim më të madh se sa nëse u themi se janë tip femre, gjersa njëkohësisht natyra mashkullore te vajzat nuk ka domethënie të keqe.

 

b.Ikja nga roli femëror

Për femrat që iu shmangen punëve femërore, shumica mendojnë se tek ato fshihet ndonjë faktor i lindur, ndonjë substancë mashkullore që i detyron të mbajnë qëndrim të tillë. Duhet theksuar edhe një dukuri, sepse edhe kjo shpesh merret si pretekst për kritikë që nënçmon femrën. Kjo reflektohet nga vitet e 50-ta të tyre  në kuptim të ashpërsimit të ndryshimit të gjendjes në aspektin e mos lindjes, pra ndryshon dhe karakteri. Ndryshimet fizike bëjnë që femrës t’i imponohet mendimi se i ka erdh koha në të cilën ajo tërësisht do ta humbasë edhe vlerën e fundit të mbetur. Paragjykimi për vlerën e mangët të femrës e që lidhet me botëkuptimin e dominimit të mashkullit pengon harmoninë gjinore. Në këtë suazë të mendojmë vetëm se sa të shumtë janë ato vajza e djem që martesën e konsiderojnë si një e keqe e domosdoshme. Mosbesimi që mbretëron ndërmjet gjinive paragjykon çdo sinqeritet dhe kështu nga kjo vuan i gjithë njerëzimi. Ndaj nuk duhet të kemi kurrfarë arsye që të ngrihemi kundër lëvizjes feministë për liri e barazi.

2

Pozita e femrës në aspektin e raportit gjinor. Ndarja e punës është faktor kyç për mbajtjen e shoqërisë njerëzore. Ajo kërkon që secili ku do qoftë të luajë rolin e vet. Ai që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë, bie nga roli ndërmarrës dhe bëhet prishës i qetësisë. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotëson detyrimin si qenie, të cilin ia sjell ndarja shoqërore e punës. Çdo individ sipas aftësive të tij merr (pjesë), zë vendin në procesin e tërësishëm produktiv të shoqërisë njerëzore. Ndarja e punës doli si e tillë që grupet e privilegjuara, meshkujve u është siguruar e drejta më e madhe dhe për shkak të anës fizike, pra i të qenit i fortë duke e ushtruar atë në dobi të superioritetit duke ndikuar në pozitën e femrës sidomos në ndarjen e punës dhe në procesin prodhues. Me tendencën e meshkujve për mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetër edhe pakënaqësia e femrave për shkak të kësaj predominance.

 

Edhe edukimi i sotëm familjar sikur është i ndikuar nga mentaliteti dhe synimi i lidhur me tendencën që privilegjet mashkullore të nxiten dhe të vlerësohen. Mashkulli si prind më shpesh i ekspozohet fëmijës si ndonjë simbol fuqie. Fëmija shpejtë e heton rolin dominant që luan babai, nga që ai ngre zërin, urdhëron dhe udhëheq e drejton familjen, pra në çdo pikëpamje mashkulli në sy të fëmijës duket i fortë dhe me pushtet.

 

Për sa i përket prejardhjes historike të pozitës më të fortë të mashkullit, vlen të thuhet se kjo nuk është rrjedhë e faktorit natyror, duke filluar nga kalimi i fazës prej matriarkatit në patriarkat është shoqëruar me luftë. Të mendojmë vetëm për atë se çdo të thotë fakti për fëmijën ku në çdo vend para syve u shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur lind (psh., djali), është pritur shumë më me gëzim sesa vajza dhe është trajtuar si princ. Fakt i njohur është dukuria e shpeshtë që prindërit duan të kenë ndaj fëmijëve (Kanti: “Në gjendjen kulturore çdo femër do të donte të bëhej mashkull”). Ato i duan më tepër ato lojëra dhe profesione që janë për djem, psh: ngjiten nëpër pemë, dunë të lozin futboll tej. Këto dukuri mund t’i kuptojmë si rrjedhojë e dominimit mashkullor.

 

B.Parimet gjinore

Si çdo fushë dhe ajo e integrimit të përkatësisë gjinore ka strukturën dhe zhvillimet si një disiplinë apo shkencë e cila ka dhe parimet e saj të cilën e kontribuojnë drejt disa vlerave dhe standardeve që duhen arritur domosdoshmërish, në një shoqëri demokratike.

 

Disa nga parimet gjinore

  1. Përkatësia gjinore
  2. Barazia gjinore
  3. Drejtësia gjinore

 

1/1. Përkatësia gjinore. Kjo i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të cilat janë të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë. si dhe të marrëdhënieve mes grave dhe burrave.

 

Përkatësia gjinore përcakton se çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet te një grua apo një burrë, në një moment të caktuar. ky është koncept vital sepse lehtësohet analiza gjinore, duke zbuluar se si është ndërtuar shoqërisht varësia e grave. Si e tillë, varësia mund të ndryshohet ose të përsoset. Ajo nuk është biologjikisht e përcaktuar dhe as e fiksuar përgjithmonë.

 

2/1. Barazia gjinore. Ky është një parim sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore pa dallim race, seksi, bindjeje fetare, niveli social-kulturor apo statusi politik, duhet të kenë të drejta ligjore të barabarta.

 

Sipas Komisionit Evropian, “barazi gjinore”, do të thotë se: Si gratë dhe burrat të kenë kushte të barabarta për përmbushjen e të drejtave të tyre njerëzore, si dhe për të kontribuar dhe përfituar nga zhvillimet politike, kulturore, sociale dhe ekonomike.

 

“Barazia gjinore”, është pra, vlerësimi dhe zhvillimi i barabartë shoqëror i ngjashmërisë së grave dhe burrave sipas roleve që ata luajnë. Kjo bazohet në marrëdhëniet e grave me burrat si partnerë të plotë në jetën bashkëshortore, familjare, në një komunitet të caktuar e deri në një shoqëri më të gjerë.

3

Barazia gjinore paraqet dukshmërinë e barabartë, fuqinë dhe pjesëmarrjen e barabartë të dy gjinive në të gjitha sferat e jetës publike dhe asaj private. Ajo ka për qëllim të promovojë pjesëmarrjen e plotë të femrave dhe meshkujve në jetën shoqërore. Barazia gjinore është diçka më tepër se një term juridik dhe siç është përmendur edhe më parë – ndikon në të gjitha sferat e jetës dhe ne mund ta bëjmë këtë:

 

Pra shkurt: Barazia gjinore fillon me vlerësimin e barabartë të grave dhe burrave apo dhe vajzave me djemtë.

3/1. Drejtësia gjinore. Kjo ka të bëjë me promovimin e barazisë vetjake, shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike për të gjithë. Ky term lindi nga të kuptuarit gjithnjë e më shumë të padrejtësive të kudogjendura në shoqëri.

Traditat vazhduese të koncepteve steriotipike dhe praktikave diskriminuese kanë rezultuar në zhvlerësimin sistematik të qëndrimeve, veprimtarive dhe aftësive që iu atribuohen vajzave dhe grave.

Nga pikëpamja afatshkurtër, theksi më i madh në nismat për drejtësi gjinore do të vendosen nisur nga përmirësimi i kushteve dhe qëndrimeve që prekin vajzat dhe nga pikëpamja afatgjatë këto nisma do të përmirësojnë gjithashtu edhe situatën për djemtë dhe burrat.

Është e vështirë që “drejtësia gjinore”, të jetë legjislative, vërtet trajtimi i barabartë mund të përmbledhë kriteret e barazisë, por jo kriteret e drejtësisë!

3

Rolet gjinore

Rolet gjinore. Një nga aspektet më të spikatura të ndikimit të roleve në sjelljen sociale janë dallimet gjinore, të cilat ndryshojnë shumë në varësi të kulturave përkatëse. Në shumë kultura perëndimore roli gjinor i mashkullit është i orientuar në problemet e shtëpisë, ndërsa i femrës në rritjen e fëmijës (Biernat dhe Wortman, 1991). Në SHBA femrat përbejnë vetëm 3 për qind të drejtuesve të institucioneve dhe bizneseve  të mëdha dhe 99 % të sekretareve (Castro, 1990).

Edhe në shoqërinë shqiptare dallimet e roleve gjinore janë tepër të dukshme: Femrat janë të orientuara në punët e shtëpisë dhe në rritjen e fëmijëve, ndërsa meshkujt marrin vendimet e rëndësishme, kujdesen për mbështetjen ekonomike të familjes dhe për argëtimin personal në shoqëri.

Është pikërisht kultura ajo që ndërton rolin gjinor. Në vendet normale, ku shoqëria është e orientuar ne mbledhjen e ushqimit, djemtë dhe vajzat kane te njëjtin edukim, bëjnë te njëjtën pune dhe kane pothuajse te njëjtat role gjinore. Ndërsa ne shoqëritë bujqësore (apo me origjine fshatare siç dhe mund të jetë ende edhe vendi ynë), rolet gjinore janë me te spikatura: femrat punojnë token dhe rrisin fëmijët, ndërsa meshkujt janë më të lirë (Segall etj., 1990).

Edhe ne vendet e industrializuara rolet gjinore kane dallime te mëdha. Femrat zënë 2 për qind te vendeve drejtuese ne Korenë e Jugut, 17 për qind ne SHBA, 28 për qind ne Austri, dhe 48 për qind ne Zvicër (Triandis, 1994). Ne Amerikën e Veriut shumica e mjekeve dhe dentisteve janë meshkuj, ndërsa
ne Rusi shumica e mjekeve janë femra, ashtu siç janë shumica e dentisteve në Danimarkë.

Por rolet gjinore përcaktohen edhe nga koha. Ato mund të ndryshojnë me kalimin e kohës në saje te ndryshimit të kushteve sociale, ekonomike apo politike. Mjafton te themi se gjysmë shekulli me pare femra shqiptare nuk mund ta konceptonte veten si pjesëmarrëse direket në industri, biznes, apo drejtimin e institucioneve shtetërore. Ne Shqipëri është rritur numri i femrave që divorcohen, krahas rritjes së numrit të divorceve. Ndërkohë që para pese dekadash nuk mund të mendohej të merrte iniciativa te tilla. Ajo vetëm mund te ëndërronte “Sikur të ishte djalë”.

 

Ngjashmëritë dhe dallimet gjinore

Gjinia është një nga karakteristikat kryesore që i veçon dhe i diferencon njerëzit. Ajo ndikohet biologjikisht, ose nga ana shoqërore. Me anë te saj njerëzit përcaktohen si meshkuj ose femra.

Të dyja sekset kanë cilësi fizike të përbashkëta, si mosha e njëjtë e të ndenjurit e daljes së dhëmbëve dhe e ngritjes në këmbë. Ato janë pothuajse te njëjtë edhe ne veçoritë psikologjike si në volumin e njëjtë te fjalorit, ne inteligjence, kënaqësi dhe vetë respekt.

Por dallimet janë me te shumta. Meshkujt futen në pubertet dy vjet me vone se femrat, dhe rriten 15 për qind me shumë se djemtë, dhe vdesin pese vjet me shpejt se meshkujt. Femrat janë dyfish me të predispozuara për depresion dhe çrregullime ankthi, një e treta e tyre ka mendime për vetëvrasje, ndërsa një e pesta ka tendenca alkoolizimi. Femrat kane ndjesi me te holla për nuhatje. Ato riorganizohen lehtë dhe i rikthehen shpejt orgazmës. Po ashtu, femrat kane me pak shanse te vuajnë nga hiperaktiviteti ose nga çrregullimet e te folurit kur janë fëmijë si dhe nga shfaqjet e personalitetit antisocial kur rriten.

Dallimet gjinore krijojnë dallimet e stereotipave, si p.sh. disa stereotipie te veçanta gjinore nënkuptojnë që femrat janë me pak agresive, me edukuese dhe me te ndjeshme (Swim, 1994). Këto dallime gjinore shpjegojnë faktin Se, pse shumica e njerëzve i vlerësojnë ndjenjat e tyre për “femrat” si me të favorshme se ndjenjat që kanë për “meshkujt” (Eagly, 1994).

Meshkujt dhe femrat dallojnë ne disa aspekte kryesore, si ne lidhjet sociale, ne dominimin e agresivitet dhe ne seksualitet. Këndvështrimi kulturor dhe evolucionist i tyre është një përpjekje për të shpjeguar sa kulturore apo biologjike janë faktorët që i ndikojnë ato.

4

Thënie për femrën

Në një ditë pa energji, e mbytur nga pesimizmi i njerëzve që të rrethojnë, që duan të të bindin që, vetëm sepse je vajzë, do e kesh gati të pamundur të arrish aty ku do doje, e lodhur nga e njëjta pamje, burrat që drejtojnë gra shumë herë më të afta sesa ata vetë, merr pak optimizëm, nga thëniet e këtyre grave që kanë guxuar të çajnë të parat rrugë, ku më pas, shumë të tjerë, gra e burra bashkë, i kanë ndjekur. Ato thonë të vërtetat me zë të lartë, ato shembin klishetë e rreme që janë ngritur për gratë, ato i shpallin të drejtat e tyre!

“Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një femër”- Margaret Thatcher

“Një femër e fortë e kupton se logjika,vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti” -Nancy Rathburn

“Një  grua është si një bustin çaji- ti asnjëherë nuk  e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë”- Eleanor Roosevelt

“Unë gjithmonë kam dashur të isha një femër fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua” – Diane von Furstenberg

“Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty” – Madonna

“Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve” – Gloria Steinem

“Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh”– Maya Angelou

“Unë e ngre zërin-jo që të bërtas, por që, ata që nuk kanë mundësi të shprehen, të mund të dëgjohen… ne nuk mund të kemi sukses kur gjysma prej nesh ngurojnë” – Malala Yousafzai

“Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën.”– G.D. Anderson

“Femrat thonë gjithmonë: ‘Ne mund të bëjmë  gjithçka që mund të bëjnë dhe meshkujt!’ Por janë meshkujt ata që duhet të thonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe femrat!’.”– Gloria Steinem

“Nuk je e detyruar të jesh e bukur. Nuk i detyrohesh askujt për bukurinë tënde. As të dashurit/bashkëshortit/partnerit, as kolegëve të punës, veçanërisht as meshkujve që takon në rrugë. Nuk iu detyrohesh as prindërve, as fëmijëve, nuk i detyrohesh shoqërisë në përgjithësi. Bukuria nuk është një qira që e paguan sepse ke zënë një hapësirë të quajtur “femër”.– Erin McKean

“Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë.”– Melinda Gates

 “Femrat, ashtu si dhe meshkujt duhet të përpiqen për të bërë të pamundurën dhe kur të dështojnë, dështimi i tyre duhet të jetë një sfidë për të tjerët.”– Amelia Earhart

 “Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është burrë. Kur një femër jep opinionin e saj, ajo është e përdalë.”– Bette Davis

“Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, femrat munden.”– Dilma Rousseff, presidentja e parë grua e Brazilit

“Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.”– Nancy Pelosi

“Natyrisht që nuk shqetësohem nëse natyra ime i frikëson meshkujt. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im është pikërisht tipi për të cilin nuk kam asnjë interes.”– Chimamanda Ngozi Adichi

“Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim’– Angelina Jolie

 “Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë .”– Ayn Rand

 “Kemi nevojë për femra në të gjitha nivelet, duke përfshirë  ato që janë në krye, për të ndryshuar dinamikën dhe t’i japin formë bisedës, të sigurohen që zëri i femrës të dëgjohet dhe të mos injorohet.”– Sheryl Sandberg

 “M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”– Madeleine Albright

 “Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.”– Harriet Beecher Stowe

 “Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë.”– Diane von Furstenberg

 “Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël.”– Coco Chanel

 “Feminizmi është për të gjithë.”– Bell Hooks (pseudonim), shkrimtare

 “Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është  kapitull i pambyllur i shekullit XXI.”– Hillary Clinton

 “Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.”– Beyoncé

 “Unë jam një femër fenomenale. Femër fenomenale…po, kjo jam unë.”– Maya  Angelou

  “Pse fjala feminizëm është bërë tabu? Nuk është fjala ajo që ka rëndësi, por ideja dhe ambicia që ajo përfaqëson.”– Emma Watson

“Ideja e të qenit feministe: shumë femra mendojnë se të qenit e tillë do të thotë të jesh kundra meshkujve dhe të mos krijosh lidhje me seksin e kundërt, por ajo që feminizmi përfaqëson në të vërtetë, është një barazi e të drejtave të njeriut. Për mua është një pjesë thelbësore e identitetit tim.”– Lena Dunham

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top