Marrëdhënie

August 19, 2019 | 11:56

Nga Raimonda Shundi: Lëvizja “Chipko”, shenjtëria e një legjende

amrita

Amrita Devi vdiq teksa përpiqej të mbronte pemët me trupin e saj. Kjo legjendë, që qarkullonte si një histori e trishtë, frymëzoi një grup grash kryesisht fshatare, e cilat në vitet ‘70 i la Indisë një nga lëvizjet më spektakolare të protestës.

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Për gruan fshatare, të mbrosh ambientin është jetësore për mbijetesën ekonomike të familjes së tyre. Gratë ishin shtylla e jetës së një familjeje indiane pasi vetëmohimi i tyre bënte që familjet të mundeshin t’ia dilnin. Mblidhnin çdo ditë ushqim, drutë e zjarrit, ujin në thellësitë e pyllit që çdo ditë po zvogëlohej nga ndërhyrjet e prerjeve. Duke qenë burimi i vetëm jetik, po jetike është edhe lidhja me to, ndaj çpyllëzimi ishte lajmi më i tmerrshëm për banorët.

5

Për gruan e cila me shumë sforco jeton në një zonë si ajo e Himalajeve, ky lajm ishte kob. Ato përdornin pyllin si një element bazë të ekzistencës, përfshi këtu edhe kafshët e tyre bashkëjetuese. Në vitet ‘60 sforcimi i Indisë për zhvillim ekonomik kombëtar, pret gjithmonë e më shumë pemë nga pyjet e dendura. E gjitha kjo për një grusht valute të huaj. Çpyllëzimi, i nisur herazi, ua kishte vështirësuar jetesën aktuale, duke i detyruar të ecin me kilometra të tëra për të siguruar ushqimin e ditës.

7Pra, në fund të kësaj historie, gratë ishin viktimat më fatkeqe që u prekën nga politikat e kobshme të çpyllëzimit kombëtar.

Kundra këtij shkatërrimi politik të zhdukjes masive të drurit, lindi një lëvizje e quajtur “Chipko”. Në Indi chipko do të thotë “më gërry”, akt që lidhet me teknikën instinktive të mbrojtjes. Për më shumë, kjo teknikë nuk lidhet me logjikën, por është një veprim i natyrshëm vetëmbrojtjeje, sado agresive qoftë ai i kundërshtarit. Pra, është një vetëmbrojtje instinktive ndaj agresorit me mjetet e tua fizike, që në rastin konkret janë duart dhe thonjtë. Gratë e pikëlluara përqafuan pemët e destinuara për t’u prerë, duke refuzuar të lëviznin. Pjesemarrja e grave në këtë lëvizje mund të jetë përshkallëzuar në një qytezë mbi një kodër, e cila qe piketuar për t’u shkatërruar definitivish, pasi një biznesmeni në vitin 1973 iu dha leja, ku e autorizonte për të prerë 3000 pemë për një fabrikë me artikuj sportivë. Zona në atë moment ishte e rrezikshmërisht e zhveshur nga prerjet e shkuara.

1

Në kohën kur ishte parashikuar të mbërrinin sharrat prerëse të drurit, burrat largohen jashtë fshatit duke gjetur  arsye për t’i lënë gratë në lëmshin e punëve të shtëpisë. Sapo nis puna e prerëseve, buçet alarmi dhe një vejushë 50-vjeçare mbledh 27 gra të zonës dhe së bashku vrapojnë drejt pyllit. Gratë i përgjërohen drejtuesve të prerëseve të drurit duke e quajtur pyllin “Shtëpia e nënës” dhe duke i shpjeguar konseguencat e prerjes së pemëve të shenjta. Drejtuesit mes ulërimave dhe dhunës, kërcënojnë gratë me armët që kishin. Ndërsa gratë nga ana e tyre, kërcënojnë duke përqafuar pemët e shënuara se do të vdesin me to. Dhe funksionoi! Punëtorët mbështetur në moralin e së drejtës, largohen. Në 1974 disa gra të tjera afër kësaj zone përdorin të njëjtën metodë për të protestuar kundra çpyllëzimit dhe tokës së tyre.

6

Më 1977, në një tjetër krahinë, gratë lidhin thënie të shenjta në trungjet e pemëve destinuar për t’u prerë. Një xhest simbolik në kostumet Hindu, që rrëfen për lidhjen vëlla-motër. Duke deklaruar se pemët e tyre janë të mbrojtura edhe me koston e jetëve të tyre.

Një nga sipërmarrësit i revoltuar u drejtohet grave duke i thënë: -“Ju gra provinciale, budallacka, a e keni idenë se çfarë qarkullon në këto pyje? Rrëshirë, dru, dhe shumë valutë e huaj. Gratë i përgjigjen: Po, e dimë. Çfarë qarkullon në pyll? Tokë, ujë dhe ajër i pastër. Kjo lëvizje pati sukses të padiskutueshëm dhe vijon edhe sot në të gjitha rastet kur ka ndërhyrje për çpyllëzimin masiv të pasurive kombëtare natyrore.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top