Këshilla & Arsye

September 20, 2018 | 8:05

Nga Rinora Kurhasku: Një njëri që ka vetëbesim, mund të arrijë gjithçka në jetë

 

Secilën ditë të jetës tonë, zgjohemi me dilema të cilat ngërthejnë dhe stopojnë mendjen dhe vullnetin. Por pse na ndodh kjo, cilët janë faktorët që ndikojnë në demotivimin tonë, dhe nga çfarë duhet të nxitet motivi ynë, është çelës që posedon vetëm Ti!

Nga Rinora Kurhasku, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

Nga Rinora Kurhasku, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

Zgjohemi herë me motiv e herë aq të lodhur nga jeta me apo pa arsye, që në shumicën e kohës ditore mund të ndikojë negativisht. Mund të llogaritet një ditë e humbur, por sa ditë si kjo i përjetojmë, ose në fakt i lejojmë t’i përjetojmë?! Shumë…

Faktori kryesor që duhet të ndikojë në jetën dhe stabilitetin e humorit, ditës dhe rrjedhave jetësore je vetëm Ti, askush tjetër!

Nëse ti arrin t’i specifikosh gjërat me prioritet në jetën tënde, sigurisht që gjithçka do të vihet në vendin e duhur.

Prandaj, kushtoji kohë vetes! Lufto për gjërat që do më shumë, ndiq pasionet e tua. Ëndërro, por zgjohu dhe realizoji me qëllime adekuate!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top