Pika referimi

January 10, 2018 | 11:37

Nga Rinora Kurhasku: Të jetosh dhe të veprosh në kohën e KRIMIT njerëzor!

“Jeta zgjat aq sa zgjat zemra e njeriut! Askush nuk ka kapërcyer muret të cilat kanë qenë ndalesë për të, por, ka hapur derën e zemres e cila edhe dje, edhe sotzgjohet dhe fle me ndergjegje të pastër”!

Nga Rinora Kurhasku, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

Nga Rinora Kurhasku, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

Opinioni i vetes dhe i të tjerëve në kuadrin vlerësues, kritik apo autokritik, ka prekur deri në pikën më të dobët të njerëzimit, që është, ankthi dhe varësia për t’iu përshtatur “epokës vetëshkatërruese”. Kjo epokë e krimit njerëzor, ka vrarë çdo qelizë të natyrës njeri, duke filluar nga aspekti psikologjik, fizik dhe deri tek ai filozofik e intelektual.

A është ky krim që po i bëjmë vetes, duke humbur besimin në shtyllën më të fortë që kemi krijuar me aq delikatesë, të logjikës dhe mendjes, të dashurisë dhe zemrës? Po! Mjerisht po! Koha po e “josh” njeriun t’i përshtatet tekeve të mbinatyrshme, të cilat po prekin intelektin paqësor, duke zhvilluar luftë mes njerëzish!

Ku qëndron problemi?

Është në atë që ne po i përshtatemi kohës, apo koha po na ndjek ne?! Fatkeqësisht, janë të dyja bashkë, të gërshetuara dhe të rrënjosura thellë tek ne, që nga mendimet e deri tek veprimet!

Ne po i lejojmë kohës të etiketojë hapësirën tonë më të çmuar, të qenit vetvetja. Po i përshtatemi kohës kur gjithçkaje rreth nesh i japim konsideratë konkurrence. Kur dikush arrin diçka të mirë në jetën e tij personale apo profesionale, ne i rrezikojmë jetën vetes, duke menduar se, si ka arritur deri aty?! Por, duke mos e shpalosur mendjen dhe duke mos marrë hapa veprues se si të arrijmë qoftë suksesin apo lumturinë momentale. Nuk është epokë të cilën duhet ta kemi për lakmi, sepse vet lakmia ka sjellë njerëzimin deri këtu.

Njerëzit sado që i kalit jeta, prapë nuk ngopen me të bërë keq! Kur ti personalisht nuk ndjehesh mirë dhe i lumtur, bëj diçka të mirë, e cila do të ishte pikë referuese për ty, familjen dhe shoqërinë. Sepse njerëzit më shumë marrin shembull nga shoqëria se sa nga familja. Është realitet kyç që nuk e ka lëkundur as koha.

Një shoqëri e pastër në shpirt dhe e ndritur në mendje nuk është ajo shoqeri që i përshtatet krimit. E them krim jo vetëm në kuptimin e vrasjes, apo plumbit, por në botëkuptimin e faktorëve të shumtë esencial të qenies njerëzore.

Krim është edhe lakmia për gjërat e tjetrit, krim është edhe intriga, injorimi, tradhtia, xhelozia, nënvlerësimi mbivlerësimin, urrejtja dhe në fund, vrasja që vret zemra njerëzish, e bashkuar me të gjitha këto elementet tjera shkatërruese njerëzore.

Kur diçka të bukur shohim, nuk e lavdërojmë. 

Kur dikush arrin diçka nuk e përgëzojmë.

Kur një njeri e sheh në harmoni me veten dhe familjen nuk merr shembull, por e intrigon për të keq, që duhej të ishte e kundërta në realitet.

Çfarë t’i themi kësaj, krim, luftë apo “shoqëri e tretur në lakmi”!

Nëse ne do mbillnim dashuri në vend të “urrejtjes së tepruar”, atëherë nuk do të kishte asnjë lloj krimi, as moral e as vrastar!

 

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com