Pika referimi

May 9, 2018 | 10:39

Nga Sabina Rezhda: Dhembshuria… etikë, skllavëri apo një ndjesi!

Në dysheme, katrorët e formuar aty me shkumës të bardhë, si drejtëza që kanë qëllime të qarta në atë që duan të thonë. Material druri i butë në dërrasë, siç quhet.  Dhe në pak çaste rashë në ndjeshmëri.

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Marr veten në kujtesë, në një të kaluar. 

Na vënë në kujtesë fëmijërinë: pashë trupin e imët të fëmijërisë sime tek e njëjta dhomë për dekada. Ajo, me një fjalë ‘”fëmijëria”, ishte në punë të saj. Në këtë rast, të kujtuarit e fëmijërisë  bëhet shenjë pengese për një të kaluar kaq të domosdoshme dhe racionale. Njeriu vëren trupin në këtë dimension ku ka madhësi, dhe kupton që, në të shumtën e rasteve i ngjan hijes.

Lodhja sikur të kaplon logjikën.

Diçka ka mendja që përpëlitet, bën llogaritë me dyshimet, ku disa prej tyre janë të qarta, janë aty. Por vrasja e dyshimit është në fakt një përmirësim i shëndetit mendor të gjithsecilit. Një aktmarrëveshje me veten nga frikërat për veten. Dimensionalisht, të kuptuarit është një proces kontradiktor, na vë në arsyet e paradoksit, dhe mundësia për të vënë rregull në natyrën e gjërave duket e pamundur. Jeta në zhvillimet e saj njerëzore nuk e ndihmon dot njeriun në veprimet e tij. Ai përditësohet, madje ngushtësisht ekonomizohet brenda vogëlsisë së tij ekonomike. Strukturat teorike nuk të ofrojnë pothuajse asgjë. Dhe përsipër shtresëzimit social, karrigia bëhet një objekt praktik, e cila na stimulon dëshirën për të admiruar subjektiven dhe njeriu vë re fytyrën e vetes, që në pikënisjen e të menduarit ngacmohet nga një rrethanë e rastësishme. 

dhembshuria-3

… Erdhe, e dija që do vije. Hiqe atë këmbë të kryqëzuar kur ulesh në karrige! Por një zakon personal, një mënyrë e të jetuarit, na vjen e imponuar natyrshëm si një politesë e edukuar për një kohë të gjatë. Konceptualisht socialja e njeriut është e prirur të luajë me ndjeshmërinë sikur njeriu është më afër njeriut i destinuar për të jetuar në shoqëri.  Nga një këndvështrim filozofik Friederich Nietzsche “përcjell së i afërmi e përdor me çdo kusht dhembshurinë tonë për interes të tij”. Me siguri ka të drejtë janë prova të vërtetueshme nga jeta e çdo kujt. Diku duhet të çalojë personaliteti, egoja e studion individualisht njeriun edhe në nënshtrimin e tij edhe në posedimin e tij. Një orë mbi mur varur është çengeli që mban kohën të varur mbi të si relike e vjetër, e shumëfishuar në mijëra dilema. 

Krahu njerëzor më është dukur gjithmonë një mbajtës i fatit të njeriut, të kapurit për krahu, ku përbri, qëndrimi e bën të duket në profil asnjëherë në ballore si një etiketë e pamundur të thyhet. Një arsye sociale e cila nuk e gjen dot një shkak justifikohet me përparimin e zhvillimit njerëzor, por në kurriz të kujt bëhet kjo sakrificë, as që mendohet një ndjeshmëri e tillë. 

Nuk paska rëndësi mjeti pra!

Nëse e kontekstualizojmë me shembull të konceptit, është vetë ndjeshmëria tekanjoze. Ajo xhelozon edhe për vetë fjalën, e cila është e drejta e të gjithëve për përdorim, por në kontekstin e ditës në një rrjet social përdoret nga dy persona në kohë të ndryshme brenda një dite.

1-115

Rastësi apo simbolikë me dijeni, vërehet ky detaj, për të vënë në jetë logjikën e dyshimit. Në këtë trajektore sociale duket sikur demonët kanë diçka në mendje, dhe njeriu si naiv që është në pangopje për të kënaqur intelektin personal mirësinë, në ndjeshmëri bie në konjuktura që me duart e vetes, vetja hedh në letër disa figura qetësuese për mbarëvajtjen e psikologjisë së mendimit. Për një fillim racional të ekuilibruar. Mundësia nuk është vetëm shpresë, por edhe një provë për vazhdimësi progres dhe mbijetesë. 

Njeriu është i detyruar gjithmonë t’i nënshtrohet mbijetesës, një e dhënë e parë rrethanore e përbashkët na tjetërson dhe në të njëjtën kohë na lë të njëjtë. Kjo është çudia e kësaj lëvizjeje, një logjikë e hollë, e prekur për nerv.  Në zhvillim, një epoke, një mijëvjeçari mund të marrë plot emra për përcaktim, por në një teorizim të shkruar, është ekzaktësisht nervi i qenies që merr vendim të ndryshojë qëndrim rrjedha ose jo.

Me një fjalë, fatet e një jete sociale befasohen këtu.

Në paralelizëm, qenia në vetmi, në atë më të thellën, është sikur në një paracaktim që njeriu të bjerë në të. Fryma vjen si shpëtim për të ekzaminuar me hollësi shkëmbimin e të nxjerrit dhe të marrit, do të paramendojë arsyet e pavetëdijshme që procesi i të frymuarit vepron në lëvizjet e jetës. Të bëra  ashtu instinktivisht, si për t’i treguar vetes se gjithmonë ka një motiv për të mbajtur në këmbë dëshirën, e cila vjen në pavullnet për të qëndruar gjatë, për t’u mësuar me të, për të mos ikur kurrë. Një varësi mendore e pranuar, e kërkuar me vullnet. Mendja potenciali më me fuqi që kushdo e ka, na mban drejtë brenda një minute dhe na thyen po brenda një minute. Ky është njeriu prandaj.

Kapërcimi tejkalonte në përtej aftësinë për të menduar. Aty naiviteti e bën njeriun kaq të dashur, sepse në përbërjen e saj “naivja” është kullim, qartësi, pasqyrë e kulluar, një higjienë në nivel kujdesi, që të intimidon në kultivimin e mirë të shpirtërores  e intelektit. Me të parë socialen si mënyrë jetese të lidhur me njeriun, kontrasti është autenticiteti i vetmisë, i cili veçmas nuk mbijeton dot gjatë pa socialen. Në këtë kontrast merr jetë çdo kontradiktë, e cila e progreson individualitetin vetmitar drejt bashkësisë shoqërore, është skutë e zënë nga arsyet e qenies, rrethanat mbase. Duket sikur tjetri është domosdoshmëri për njeriun.

Njeriu s’jeton dot pa njeriun!

viable-and-adequate-pensions-2003-6

Një dashuri-urrejtje e përbashkët, e vënë aty në hyrje të portës kryesore, ku gishtat janë gjithmonë gati të trokasin. Hija u duk sërish në hapësirë horizontalisht dhe në paradoks të arsyes, mendja njerëzore nuk ka atë fuqi që të progresojë si autovetura që nget njeriu, ku lëvizja rrotulluese e mjetit përparon në rrugë, në asfalt, në dhera, në baltë, vetëm përparon. Ndërkohë, në kohën e dhënë, mendja është e zënë në ngërç, bën lëvizje të ngadalta. Logjika e lodhur, ngutet për ajër, me qëllim të qartësojë saktësinë e saj dhe aty gjymtyrët flasin për qëndrimin ulur pa bërë asgjë.

Mundësia nuk është në gjendje të ofrojë asgjë. Të marrit frymë është në kërkim për ajër të freskët, të ulur në katrorë të drunjtë të vjetër, ku çatia është e zbuluar dhe paramendon se eteri në qiell është shpresë e përhershme, ku mushkëria do jetë e lirë nga pengesat.

Vetja fare e vogël nuk mjaftohet me veten, tjetri është gjithmonë kryevepra. Dhe aty vetja e shikon veten me mëshirë, dhembshuri, hutim, inat. Materia na zbulon intelektualisht, duke na përdorur ndjesinë me të mirën e saj, dhe e gjen trupin thjesht në një cep dhe kaq. Por ky është njeriu, dhembshuria ka prirje të jetë njerëzore. Ajo merr status etikete të shtrihet deri në ndjesitë më të thella të njeriut. Statusi që na ndihmon ne si botëkuptime që me raste na vijnë, ku edhe atë të keqen e bën më njerëzore. Edhe kur tjetri nuk t’i hedh sytë, e lexon se në mendje është i zënë me një gjë që duket si më ideale. Detajet që tjetri na jep, ku duket si mistik për të na tërhequr vëmendjen me taktika të çuditshme, ku duhet mprehtësi për të mos rënë në deliret e tyre të qëllimshme. Janë si artikujt e shkruar, nuk cilësohen, edhe pse i komunikojnë njëri-tjetrit nëpërmjet tyre.  Njeriu i kupton të gjitha këto dhe bën si invalid në inteligjencë. Po natyrisht këto janë pasojat që ne njerëzit nuk i shpëtojmë dot medias sociale. Shumë e ngatërruar është qenia, thelbësisht njeriu me një fjalë. I ngjan gabimit të korrigjuar, i cili me vullnet do të jetojë. Dhe ndjesitë, dhembshuritë, na bëjnë më të ngatërruar edhe më, edhe më.

Megjithatë, për të mos rënduar mendimin, çdokush ka një perceptim dhe këndvështrim të tijin, dhe  ta kursejë veten nga roli i këshilluesit. Më bezdis ky rol, e vë në sqarim, se fjala edhe keqkupton. 

Roli i fjalës bëhet problematik, keqdashës, sepse për disa profile fjala është e detyruar të merret më fjalën për mbijetesë, për provë, për egoizëm deri ndofta edhe për justifikimin e vetes. Por, përtej këtyre, njeriu është vepra më e mirë pa diskutim.

Në dhomën e fjetjes kishte rënë gjumi. Fjala bënte sikur mbyllte vetëm njërin sy dhe në vëmendje janë çarçafët që mbulojnë shtratin gjithmonë të bardhë, mundësisht të mos kenë asnjë njollë papastërtie dhe aromë të keqe të ndyrë. Ca lloj kushtesh që na përcaktojnë shijen. Tejdukshmëria e tyre është qetësi për shpirtin dhe nga pas duket kurrizi që mban një gravitet të çuditshëm.

Para syve shfaqet përditshmëria. Nuk kam asgjë për të të thënë! Jam këtu!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top