Pika referimi

April 27, 2018 | 10:08

Nga Sabina Rezhda: Pafajësia në emancipim…

Nuk ka të keqe të kërkohet leje edhe për emancipimin. Ndofta është një këndvështrim personal ky mendim, por njeriu është i prirur të besoj tek e mira. Kushdo e bën, madje njeriu mund të jetë më shumë i mirë sesa i keq. Mbase janë vetëm rrethanat ato që na ngatërrojnë. Por, është çështje e ndërlikuar kjo, për studim më vete!

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Megjithatë, një perceptim i vogël me ca mendime modeste, me qëllim gjetjen e mendimeve nga të gjithë; një të mbledhur në vete, që të japë shijen e asaj që stimulon një kulturë antike e lashtë, të dashur shumë. Të gjitha këto ndjesi na i përcakton pafajësia. E bën të dukshme atë që në thelb është njeriu, por në kohën që pëson vijimësi, tjetërsohet, njëkohësisht ajo mbetet aty e paprekur e pacenuar nga asgjë. E vëmë në dritën e diellit, e prekim për ta ruajtur nga rënia dhe thyerja, mundësisht edhe shukjen e letrës ku kemi hedhur mendimet, e përdorim me butësi e miratim, kokëfortësi e imponim të moderuar, i shkelim edhe hijet me qëllim që vetja të na bëhet e dashur. Marrim nëpër këmbë edhe moralin pa gjykim, pa të keq, deri në mos cenimin e tjetrit.

Zgjedhjet janë të brendshme, madje edhe ato që quhen si të pahijshme, janë të përcaktuara brenda një arsyeje të brendshme, të legjitimuara. Mundësia e dinjitetit duhet gjithmonë, pavarësisht etiketimit i moralshëm apo i pamoralshëm.

Në kontekstin relative të çështjes flas.

1Duke bërë një analizë modeste për këtë kontekst të menduari që, qoftë në Filozofi, Sociologji apo Gazetari, me siguri edhe në profile të tjera merr rëndësi delikate kjo temë. Bëhet problem ta shtrosh në gjykim për ta kuptuar, dhe të hidhet në një përkufizim jo përcaktues, jo definitiv, por një qasje për ta këndshikuar njeriun jo të mbyllur në fyerje në përbuzje.

Ka një arsye që s’e ka kuptuar padijen. Në fund të fundit të gjithë vihemi në kushtet e padijes. Ka një arsye që s’lufton dot për dinjitetin, ka një arsye që morali kuptohet në relativitet personal. Është tjetër morali si koncept shoqëror. Ka rregulla dhe etikën e tij. Ta zëmë: të mos cenosh lirinë e tjetrit, të mos dëmtosh tjetrin fizikisht, të gjithë duhet t’i zbatojmë këto. Por morali personal është disi më vete si çështje. Nuk ka arsye të jetë audiencë, me frikën për të qenë të kujdesshëm aty, në atë rreth. Pa e ditur, vetë “rrethi” na vë në kundërvënie me veten. Nuk kam gjykim të keq për rrethin si i konceptuar. Ndonjëherë bëhemi të gjithë si në rreth të mbyllur. I kemi dëgjuar të thënat në përdorimet në përditshmëri “e kryqëzuan njeriun”. Natyrisht, as unë nuk pretendoj të definoj, të vë përcaktime të ngurta kurrsesi. Gjithmonë mendimi është i hapur dhe ka arsye të jetë kështu. Dhe mbase është më e drejtë të jetë kështu.

Kur njeriu e mendon mendimin dhe e shtron në letër, duket radikal, disi imponues dhe vëzhguesi si tjetër është kritika, qortimi, por kujdesi për kritikën është një dashuri e mirë për edukatën e mirë. Po të gjesh këtë edukatë të mirë në të dhënit një mendim kritik, vjen prapavija më e afërt e lëndimit. Po ç’i do njeriu këto të dhëna, ai është i zënë me betejën për të shkaktuar lëndimin, nuk e shtrin dot refleksin as në reflektim as në zakon. Me kritikën në të mirë flas. Dhe këtu vetë vlerat humbasin vlerat natyrshëm, një konstatim i vërtetuar nga studimet dhe reflektimet shoqërore në kuptimin që vlerat gjithmonë pësojnë çarje.

Vetë zhvillimi i gjërave merr një rrjedhojë, ku rrjedha tjetërsohet zhdërvjellëzohet. Aty është pafajësia e butë, e legjitimuar me plot mangësi në përulje deri në krenari.

Imazhe disi idilike në dukje janë edhe vetë konceptet të këtij lloji, të cilat kanë një përqasje naive pak si aspak realiste, por kombinimi i artit me mekanizma praktikë mund të na bëjë njerëz më të mirë. Edhe kjo një zgjedhje është, jo se ka për qëllim imponim ideje, domethënë “zgjedhja”, por është një formë e natyrshme për të bërë një veprim. Ashtu siç kombinojmë një objekt artistik me një veprim të përditshëm të ditës, luajmë me mendjen hedhim shenjat e fantazisë tregojmë interes për gjërat e vogla pa kuptim,madje edhe kur një i pastrehë me rroba të palara të flet sikur të ka mik dhe të trajton me butësi.

Young Pensive Caucasian Woman Face Thoughtful

Se ç’merr një ndjesi nga vetja! Nuk ka të keqe këtu se njeriu me arsye duhet të kuptojë se sot ke një banesë dhe nesër nuk e ke më. Thjeshtësia e gjësë e bën gjithmonë pranimin më racional. Modestia, prova më e rëndësishme për të qenë njerëz, na i lehtëson perceptimet dhe gjykimet, më duket mua. Në perceptimet tona, në veprimet e tyre, që vijnë si një lloj interpretimi nga gjestet, e bëjnë disi më të dukshëm perceptimin për t’u kuptuar nga arsyeja. Nëse marrim shembuj nga e përditshmja e kujtdo rastet nga dita, gjestet janë gjithmonë universale, i përkasin kujtdo. Në gjestet e pavetëdijshme që bëjmë, ku në një mëngjes të zakonshëm bëjmë një takim, ku qëllimi është të pimë një kafe, por një lëvizje me pavetëdije na merr dhe instinktivisht përveshim mëngën e këmishës apo të bluzës. Atë që kemi veshur në atë ditë. Dhe mysafiri përballë me ne, e trajton lëvizjen si një detaj që arsyeja duhet të turbullohet. Në kuptimin artistik të fjalës bëhet paralelizmi. Merr jetë fillimi i gurëzave që kanë hyrë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjithë ajo hapësirë e ujtë formon rrathë që në dritën e diellit shkëlqejnë. Ajo dritë në atë dimension ka një enigmë, duket sikur ndriçon me qëllim të turbullojë pak njeriun, në efekt gjysmë hije shfaqet të të hutojë, të të shkundi nga një si lloj tuhatje e momentit.

Si në të përdredhur vjen të folurit, sepse u duk vetja se ishte e përgjuar dhe e vëzhguar jo nga muret e imagjinatës, por nga syri përballë nga tjetri. Problemi bëhet gjuha e përveshjes së mëngës… pse? Si! Pa kuptim duken të thëna kështu! Ka një arsye që u përvesh mënga! Muri u vendos aty të zëvendësonte shikimin, me qëllim të dëgjonte përgjimi e të merrte zakone nga e folura. Ndalohet vëmendja nga një habi fare e natyrshme siç është pamundësia për të kuptuar drejtë. Patjetër duhet të ketë gjëra për të kuptuar drejtë. I trembet njeriu domethënieve të gjesteve. Është frika se mos ato përcjellin një simbol për të të dëmtuar një nënshprehje, sikur të përndjek dyshimi dhe pamundësia për ta mbrojtur veten. Por është pafajësia, drejtësia më kokëfortë në raportet e njeriut me veten. Në mendim gjithmonë është e drejta e njeriut për legjitimim. Duket se pafajësia ka arsyet e veta të pavarura nga njeriu. Ekziston si ccdo fenomen tjetër, ashtu siç është vesi apo virtyti edhe pafajësia ka kutin e saj.

Disi teorike duken, por ndofta mund të ekzistojë mundësia e një teknicizmi praktik në kuptimin e rezultatit. Por këto janë relative, mundësia e vërtetimit qëndron. Ashtu siç na ndodh shpesh në komunikim kur nëpërmjet gjestikulacioneve ne shpjegojmë, por tjetri i interpreton si truke psikologjike, por në fakt ato janë thjesht gjeste komunikative për një njeri i cili nuk ka profil të thelluar në psikologji. Nuk ka pse të ketë. Megjithatë psikika e njeriut prodhon njëfarë lloj pavijonesh mendore si ato dhomat e kujdesit shëndetësor. Nga një dhimbje e papritur në trup jemi të detyruar t’i nënshtrohemi shtratit kurimit në këto pavijone disi të ftohta, sepse kështu është koncepti në vetvete i kësaj hapësire. Është jashtësia, ndodh pa praninë e asaj që quhet bashkësia familjare. Prandaj jo vetëm njeriu ka mundësinë e pavarësisë, por edhe hapësira të caktuara të jetës sonë janë të detyruara për një pavarësi.

Këto mendime të hedhura në letër janë një e dhënë modeste e opinionit nuk kanë për qëllim të imponojnë asgjë, as të vërtetën madje. Prandaj, nga teoritë për emancipimin, pafajësia për të ditur, kuptuar, mbetet një nga prekjet më të thella. Është si sytë, lërë të lirë atë lëngëzimin brenda tij, është audienca e tij madje edhe në gabime. Nga të arsyetuarit objektet dhe fenomenet janë çështje këndvështrimesh, ndofta edhe një dëshirë për të thënë mendimin dhe për të kursyer pak kritikën nga tjetri se nuk mund të jetë fare modest njeriu, një mendim dhe një opinion edhe e ka. E drejta për të dhënë një mendim nuk është as shenjë mendjemadhësie as shenjë pjekurie. Një mendim. Madje edhe kur “Ne” dëgjojmë rrëfimin e tjetrit me të cilin nuk na lidh gjë shpirtërore, por dhimbja e tij do dëgjues dhe ne gjendemi aty. Nuk është vetëm për qetësi, por na detyron momenti që tjetri të shkarkojë dhimbjen, prania e dëgjuesit bëhet lehtësim e prani. Pra edhe të dëgjuarit një qasje për mendim është edhe pse nuk e jep një opinion një mendim.

Për emancipimin kisha edhe një dyshim një njeri për njeriun, si të gjej njeriu atë “emancipimin” në këtë proces? Nga një këndvështrim në mendim, “ai” nuk është as burrë as grua, por është edhe burrë edhe grua… pra jo koncept gjinor, por individualistikisht shoqëror.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top