Është shumë mirë të shtrihesh në shtrat i/e pastër pas një dushi të ngrohtë. Por nga pikëpamja mjekësore, larja para gjumit nuk është mënyra më e mirë për të mbyllur një ditë të gjatë. Në fakt, ky zakon në dukje i shëndetshëm, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.
“Bright Side” tregon pse dushi para gjumit mund të mos jetë aq relaksues sa mendoni.
- Gjumi mund të mos ju zërë kollaj.
Një dush i nxehtë para gjumit mund të duket relaksues, por në realitet, ai mund t’ju lërë zgjuar. Kjo sepse kur njeriu përgatitet për të fjetur, temperatura e trupit ulet pak. Por dushi i nxehtë, do ta rrisë temperaturën duke i dhënë trupit sinjalet e gabuara. Zgjidhja më e mirë është të bëni dush me ujë të vakët një ose dy orë para gjumit.
- Mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt.
Nëse zemra ju rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, duhet të dini që ka një shpjegim shkencor për këtë. Uji i nxehtë ngre presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë edhe stres. Kur zemra juaj rreh në këtë mënyrë, e keni të pamundur të flini dhe kjo mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.
- Mund të shtoni në peshë.
Dushi pas ngrënies mund të ngatërrojë sistemin tretës dhe t’ju bëjë të shtoni peshë. Tretja kërkon rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e stomakut, dhe dushi bën që gjaku të rrjedhë në pjesë të tjera të trupit. Nëse duhet të laheni patjetër, prisni të paktën 30 minuta pasi të keni konsumuar ushqim.
- Flokët tuaj do të dëmtohen.
Dushi para gjumit mund të bëjë që shpesh të flini me flokë jo të thara mirë. Fjetja me flokë të lagur do të bëjë që jastëku juaj të thithë lagështi dhe të krijojë një mjedis të përsosur të për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë probleme të ndryshme me skalpin e kokës, të tilla si kruajtje, irritim lëkure dhe zbokth.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.