Këshilla & Arsye

March 26, 2018 | 13:55

Nga Silvana Canaj / Si të mësojmë të përballemi me vetminë

Koha dedikuar vetes është koha më e mirë shpenzuar thonë. T’i flasim vetes dhe ta këshillojmë na ndodh të gjithëve. Nuk është “çmenduri” të flasësh me veten. Qëndrimi në një ambient vetëm, pa askënd për disa orë, rezulton terapi shumë e mirë. Jo çdo këshillë e mirë na vjen së jashtmi. Madje edhe kur kërkojmë këshilla, subkoshienca jonë bën përzgjedhjen e vet dhe zgjedh atë që vetë individi ka menduar gjithë kohën. Thjesht do një stimul të jashtëm t’ia përforcojë mendimin.

Silvana Canaj, Psikologe Këshillimi

Silvana Canaj, Psikologe Këshillimi

Vetmia për disa është qetësi e për disa ankth. Ata që e kanë relaks, të vazhdojnë ta shijojnë. Të tjerët që e kanë ankth, mos ta mbingarkojnë veten me mendime negative. Nuk humbet miq nëse rri vetëm. Përkundrazi, fiton një mik më shumë: veten tënde! Ulu diku dhe lëre mendjen të lirë. Dëgjoi zërat brenda vetes deri sa ky proces mos të fillojë të të japë ankth. Mos i krijo vetmisë orare fikse. Lëre të vijë natyrshëm. Por, as mos kërko ta shmangësh. Sa herë arrin të “thyesh rekordin e kohës në vetmi” shpërbleje veten me diçka të mirë.

Koha e kaluar vetëm mund të ndihmojë të luftosh depresionin, sidomos në moshën e adoleshencës. Një studim i vitit 1997 ka nxjerrë në pah se koha e kaluar vetëm është jashtëzakonisht e rëndësishme për adoleshentët. Ata të rinj që e kalojnë vetëm një pjesë të mirë të kohës së tyre përshtaten më mirë dhe janë më të integruar se sa ata që qëndrojnë pak me veten.

Diku kam lexuar ose dëgjuar një shprehje, të cilën po e ndaj me ju: “kisha nevojë të flisja me dikë të zgjuar, fola me veten”.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top