Posta

March 26, 2018 | 13:48

POSTA nga Denata Toçe / Laj shpesh duart!

Kam një problem, sa herë që i prek gjërat dua të laj duart dhe çdo gjë nuk e dua te dhoma ime. Jam i fiksuar keq, sa as nuk dal dot jashtë.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

I dashur lexues. Në rastin tuaj, do të duhet që të konsultoheni dhe t’i nënshtroheni shërbimit profesional, pasi simptoma të kësaj natyre i përkasin Çrregullimit Obsesiv Kompulsiv.

Veprimet obsesive të kësaj natyre, reduktojnë ankthin tuaj sa herë që i kryeni, por kur këto ndodhin në intensitet dhe pengojnë jetën e përditshme, dhe e bëjnë jetën tuaj të lodhshme, atëherë vështirësia duket të jetë e madhe dhe kërkon një trajtim më profesional se një këshillë pranë kësaj redaksie.

Reflektoni, dhe nëse kjo ka më shumë se gjashtë muaj që ndodh, atëherë do të duhet të kontaktoni një profesionist klinicist psikolog, ose psikoterapist.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top