Në ditët e sotme pesha është bërë problemi kryesor i shoqërisë. Duke filluar që nga moshat e vogla, pesha po përbën shqetësim. Shkaqet janë të shumta, por më kryesori, dhe për të cilin kemi pasur shumë botime është STRESI.
Stresi element kyç i vënies së kilogramëve të tepërt. Stresi është një realitet që i prek të gjithë, në familje, në punë, shoqëri dhe kudo. Ndonjëherë, kur bëhet kronik, është normale që trupi ynë të fillojë të vuajë nga ndryshimet: rritet niveli i kortizolit dhe insulinës dhe shpesh rritet “hedonizmi i ushqimit”, domethënë, oreksi që na çon për të ngrënë jo nga domosdoshmëria, por nga kënaqësia.
Pas stresit duam dy gjëra:
•Ngushëllimin
•Kënaqësinë
Këto na i jep vetëm ushqimi. Kur jemi të stresuar, padashur e gjejmë veten diku afër frigoriferit, afër kutisë së çokollatave, afër pakos së karameleve apo afër kavanozit të reçelit.
Aty mund të gjejmë qetësinë nga stresi dhe si pasojë vjen shtimi i kilogramëve të tepërt. Përse ndodh kjo?
Sepse prishet i gjithë ekuilibri hormonal, ritmi i gjumit, e gjithashtu preken nivelet e sheqerit në gjak.
E gjithë kjo na bën të uritur dhe duam të konsumojmë të ashtuquajturën qetësi tonën, atë që e marrim nga ushqimi sidomos sheqeri dhe çokollatat. Por veç të tjerave, stresi paralajmëron dhe ndryshime të tjera në trup të tilla si:
Rritja e insulinës
Rritja e kortizolit
Stresi stimulon gjëndrat endokrine adrenale për emetimin e kortikosteroideve (kortizol, aldosterone,) si dhe për emetimin e katekolaminës (adrenalin, noradrenalin …). Transmetues të tillë biokimikë kanë efekt CATABULIC, d.m.th ata rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Nga stresi prodhohet hormoni i kortizolit. Ky hormon, nxjerr yndyrën dhe glukozën nga indi dhjamor dhe e çliron atë në qarkullimin e gjakut. Ka një dëshirë më të madhe për të konsumuar të ashtuquajturat “ushqime ngushëlluese dhe qetësuese”, të pasura me yndyrna dhe sheqerna.
Si mund të parandalojmë shtimin e peshës në këto raste?
• Përqendrohuni në atë që po bëni tani, më tepër sesa të shqetësoheni për atë që ka ndodhur në të kaluarën ose që do të ndodhë në të ardhmen.
• Shtatë orë gjumë janë mjaftueshëm për një person i cili mund të përballojë stresin e ditës, por mund të parandalojë shtimin e peshës, duke rregulluar metabolizmin, duke ndihmuar trupin në ruajtjen e yndyrave dhe rritjen e vetëkontrollit.
• Mos shkoni në supermarket kur jeni të zemëruar ose të shqetësuar. Stresi mund të dëmtojë aftësinë për të bërë zgjedhje të sakta, sepse, sipas një studimi të Harvardit, stresi e mban trurin e zënë me gjëra të tjera. Nëse mund të blini vetëm në atë kohë dhe nuk keni më kohë, bëni një listë të asaj që ju nevojitet paraprakisht, në mënyrë që ju të jeni më pak të tunduar për blerjet impulsive.
• Kafja mund të jetë e dobishme kur keni nevojë për të rritur pragun e vëmendjes, por konsumimi i tepërt i saj mund të nxisë shtimin e peshës dhe të shkaktojë probleme të insulinës.
Kushtojini kohë vetes edhe pse ëshët e vështirë, sepse vetëm kështu do të ulni stresin. Për shembull: stërvitja, ecja, vrapi, mund t’ju ndihmojnë t’ju mbrojnë nga stresi, duke reduktuar në masë të madhe sulmet e ankthit. Kjo mund t’ju ndihmojë edhe në djegien e kalorive të nevojshme për të mbajtur peshën e qëndrueshme.
• Duke injoruar stresin, duke e quajtur atë “normale” ose duke u përpjekur ta pranoni, nuk do të ndihmoni që ta zhdukni atë nga jeta juaj.
Në fakt, për të humbur peshë është më e rëndësishme të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe të përpiqesh të eliminosh atë në vend që të mësosh të gjitha strategjitë më të mira ushqimore dhe të bësh … dieta stresuese.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.