Na rastis çdo ditë të shohim në rrugë, fëmijë të cilët hidhen përpara makinave me paketa në duar, disqe, apo artikuj të tjerë. Na rastis të shohim dhe nga ata që hidhen përpara xhamit të makinës për ta lare atë, e ne jemi gati për ta shtypur. Ai nuk pyet se çfarë mund t’i ndodhë, mjafton t’i japësh disa qindarka që ai të largohet për në xhamin tjetër të një makine. Duan sa më shumë të shesin nga këta artikuj. Kanë target, duhet ta plotësojnë, në të kundërt mund dhe të mbeten pa ngrënë.
Fenomeni i trafikimit të fëmijëve, për shkak të shumëllojshmërisë, formave dhe dinamizmit me të cilin paraqitet, madje shume vite më parë, ka një vështirësi identifikimi të qartë. Trafikimi i fëmijëve është një fenomen që është kthyer në vëmendjen e shoqërisë civile, dhe duke filluar më pas të gjitha instancat shtetërore.
Nga koha moderne po i rikthehemi historisë së skllavërisë. I vetmi ndryshim thelbësor që bën dallimin midis skllavërisë dhe trafikimit është se e para bën fjalë për viktima të mbajtura në një formë shtrënguese, viktima të thjeshta “vullnetarisht” për të punuar për nevojat jetësore, ndërsa trafikimi është manipulim psikologjik.
Në kohët e sotme, moderne, fëmijët po preken nga shumë forma të shfrytëzimit të tilla si:
- Lypja për tutorë
- Lypja për mbijetesë
- Tregtimi i organeve
- apo epshet seksuale
Pra, trafikimi i fëmijëve është një lloj skllavërie moderne, që përfaqëson një shkelje serioze të të drejtave themelore të fëmijëve.
Këta fëmijë, viktimat e trafikimit, përgjithësisht detyrohen të lypin ose të kryejnë detyra të rënda, në rastin e fëmijëve të cilët janë pa një familje apo fëmijë, të cilët i kanë rrëmbyer me forcë nga familja e tyre.
Abuzimi i fëmijëve bëhet:
Nga tutorë të cilët mund të jenë jo familjarë të tyre, por në shumë raste po shohim dhe nga familjarët e tyre.
Fëmijët janë të detyruar të punojnë shumë orë, dhe atyre u jepet shumë pak kohë e lirë ose fare.
Ata janë gjithmonë të rrezikuar dhe të ekspozuar ndaj çdo rreziku, duke filluar nga sëmundjet ngjitëse dhe deri tek aksidentet me makinë. Nuk janë aspak të sigurte dhe për to nuk mban askush përgjegjësi.
Është i detyruar të japë të gjitha fitimet e tij që ka bërë gjatë ditës dhe mezi mbahet me ushqimin që i jepet.
I mituri në trafikim abuzohet në shumë forma:
- Ai nuk ka liri të vendosë kur, si dhe sa kohë ka për të punuar;
- Orët dhe kushtet e punës vendosen nga tutori ose ai që e kontrollon atë;
- I mituri ka një kontroll të kufizuar në atë që fiton;
- Shumë herë ai rrihet ose i ushtrohet presion psikologjik, sidomos kjo nga familjarët apo të njohur;
- Ai kontrollohet në çdo moment.
- Mundësia e kthimit në shtëpi është e kufizuar, e penguar ose e kontrolluar nga të tjerët;
- Kërcënimet e hakmarrjes në rast të një tentative nëse ata ikin, janë gjithmonë dhe përdorimi i frikësimit është një alternativë që përveç dhunës e mban të miturin nën kontroll;
- I mituri nuk ndjek shkollë.
Zhargoni që ai përdor gjithmonë është fraza “nuk dua sepse nuk më pëlqen shkolla”. Në fakt, atyre u pëlqen të shkojnë në shkollë, u pëlqen shoqëria, u pëlqen të shëtisin në parqe dhe të bëjnë ekskursione me shokë, por pamundësia është thuajse zero që t’i kthehen një identiteti të tyre, apo një jete normale. Për to jeta është thjeshtë një rrugëtim nga njeri cep i trotuarit në një tjetër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.