Këshilla & Arsye

June 7, 2018 | 9:13

Nga Valentina Telhaj / Rëndësia e promovimit të vlerave dhe rolit të këshillimit psikosocial në nxënësit e shkollave ​​të mesme

 

Në të gjithë botën, nxënësit përjetojnë probleme sociale, personale dhe akademike në shkollë dhe në shtëpi. Problemet përfshijnë jetën në familje në gjendje të vështirë, për shembull, ku prindërit janë të ndarë, ose ku konfliktet familjare ndodhin kur ka të sëmurë, apo vetë adoleshenti ka ndonjë sëmundje.

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Këto probleme ndikojnë negativisht te nxënësit në përpjekjet e tyre shkollore. Nxënësit janë të prekur kur prindërit dhe të afërmit e tyre vuajnë. Ata janë në gjendje të vështirë pasi mund të kujdesen për të sëmurë, për prindërit apo të afërmit (Nziramasanga, 1999). Përveç këtyre problemeve, Robinson (1996) thekson se eksperimentimi social në drogë dhe marrëdhëniet seksuale ka lënë disa viktima në mesin e nxënësve, shumica e të cilëve vuajnë nga përdorimi i drogës, prostitucioni, mungesat e paarsyeshme, disiplina e dobët dhe kundërvajtjeve tjera (Robinson, 1996; Nziramasanga, 1999).

Rezultati i problemeve të mësipërme, ka qenë i përmbledhur nga Lines (cituar në Davis, 2003), i cili e sheh shkollën si një zgjim të aktivitetit, ku vështirësitë dhe tensioni në grup, lind. Në dritën e këtyre problemeve, shkollat duhet të jenë më të përfshira në kryerjen e vlerësimeve të nevojave të nxënësve dhe zhvillimin e udhëzimeve të plota dhe shërbimeve të këshillimit (G & C) (Kameen, Robinson 1985). Nziramasanga (1999) thekson se për shkak të shumë presioneve të vendosura në familje, prindërit kanë tendencë të kenë pak kohë me fëmijët e tyre për t’i dhënë atyre udhëzime të nevojshme. Prindërit presin nga shkollat për t’i siguruar zgjidhje për mosdisiplinimin e fëmijëve të tyre në shkollat e mesme.

Robison (1991) ka gjetur se ndryshimet e shpejta të zhvillimit ndodhin në një kohë kur stresorët mjedisorë, për shembull, presionet prindërore dhe të mësuesve mbi të rinjtë, që të shkëlqejnë në shkollë, presioni i shokëve për të eksperimentuar me drogë, konfliktet në familje apo marrëdhëniet me shokët e shkollës, vetmia dhe presioni që të bëjë zgjedhjen e karrierës janë në kulmin e tyre.

McGuiness (1998) shton se adoleshentët sjellin problemet e mëposhtme në klasë:

  • Pasiguri në lidhje me rolet e seksit
  • Ndjenjë të varësisë dhe njëkohësisht një dëshirë për të qenë i pavarur
  • Vështirësi në marrjen dhe mbajtjen e marrëdhënieve të rëndësishme.

Kështu, adoleshenca është një kohë intensive për të ndryshuar, ku shumë beteja të fituara dhe të humbura (Bruce & Cockreham, 2004).

Nxënësit që përjetojnë problemet e mësipërme kanë nevojë për informacion, mirëkuptim dhe udhëzime për t’i ndihmuar ata për të rregulluar të gjitha ndryshimet.

Të zgjuarit nuk kanë nevojë për këshillat. “Vetëm budallenjtë nuk duan t’i marrin ato”(Benxhamin Franklin)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top