Mirëqenie

December 7, 2020 | 13:53

Nga sot nisin testet e shpejta për Covid-19, Manastirliu: Së shpejti edhe ato me rezervim

Një test i thjeshtë, në dukje i ngjashëm me ato të shtatzënisë, për të zbuluar nëse je me COVID-19 apo jo. Ky është testi i shpejtë i antigjenit që do të nisë të kryhet nga sot në kryeqytet dhe më pas sipas planit të përcaktuar më herët edhe në rrethe.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

“?? Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt ✅

? 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

 

? ??‍⚕️ Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top