FB

November 15, 2025 | 11:30

Nga studentë në studiues udhëtimi drejt së ardhmes fillon në LUARASI

 

Universiteti Luarasi hap dyert për të gjithë ata që synojnë më shumë nga arsimi i lartë. Me programe të avancuara Master Shkencor dhe Profesional, Luarasi shndërron studentët në profesionistë të përgatitur për tregun modern të punës. Të ndërtuara mbi bazat e dijes së thelluar dhe praktikave bashkëkohore, programet në Drejtësi, Ekonomi dhe Teknologji Informacioni (IT) ofrojnë jo vetëm njohuri, por edhe vizion, për t’u përballur me sfidat e së ardhmes me siguri dhe kompetencë. Këtë vit akademik, Luarasi zgjeron ofertën akademike me një risi të rëndësishme: për herë të parë hapet Masteri i Shkencave në Siguri Kibernetike dhe Inteligjencë Artificiale, një program i ndërtuar për të përgatitur ekspertët e së nesërmes në dy nga fushat më të kërkuara globalisht. Universiteti Luarasi ofron një gamë të gjerë programesh Master, të organizuara për të përgatitur studentët për sfidat e së ardhmes në fusha të ndryshme. Me në fokus Drejtësinë, Ekonominë dhe Teknologjinë e Informacionit (IT), këto programe ofrojnë njohuri të thelluara dhe praktika të avancuara për studentët që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme.

luarasi

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit Luarasi ofron për studentet tre Programe Masteri, nga të cilat dy Shkencorë dhe një Profesional. Konkretisht, programet që ofrohen në këtë fakultet janë Master i Shkencave në “E drejtë penale”; Master i Shkencave në “E drejtë Civile”, si dhe Master Profesional “Siguria dhe Rendi Publik”. Rëndësia dhe dobishmëria e këtyre lloj programesh Master është tepër e lartë, duke marrë në konsideratë kërkesat që ofron tregu. Në këtë këndvështrim duhet theksuar fakti që interesimi dhe treguesit statistikorë të studentëve në programe të tilla studimi janë në rritje.  Kjo duke pasur parasysh faktin që Masteri Profesional është një program unik në fushën e arsimit në vendin tonë nga njëra anë dhe se mundësitë për frekuentimin e tij nuk janë të kufizuara për secilin student, mjafton të ketë përfunduar studimet në një Program Bachelor nga ana tjetër. Ndërkohë që për programet e studimit Master i Shkencave mund të aplikojnë të gjithë ata persona që kanë përfunduar studimet në ish-Programet Bachelor në një nga Fakultetet e Drejtësisë.

Evidentojmë faktin se nëpërmjet ofrimit të këtyre lloje Programesh Masterash, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit Luarasi garanton cilësinë e mësimdhënies, seriozitetin si dhe vlerën e diplomave që lëshon në përfundim të tyre.

 

luarasi

Fakulteti i Ekonomisë

Të nderuar studentë! Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit “Luarasi” ofron për ju për vitin akademik 2024-2025 edhe programe të Ciklit të Dytë apo Mastera në fusha me rëndësi të veçantë për dinamikën e zhvillimit ekonomik. Më konkretisht ju ofrojmë 2 Mastera Shkencorë në fushën: a) “Menaxhimit Ekzekutiv”; b) “Banka dhe Tregjet Financiare” dhe 2 Mastera Profesionalë në fushën: c) “Marketing dhe Reklamë” d) “Financë dhe Menaxhim Risku”. Të gjithë këto Master-a janë të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Mesatarisht, mbi 85% e studentëve tanë të diplomuar në këto programe janë të punësuar dhe kanë bërë karrierë jo vetë në tregun tonë, por edhe tregun rajonal, europian dhe më gjerë.

a) Masteri Shkencor në “Menaxhim Ekzekutiv” ofron nocione dhe koncepte shkencore të tilla që studentët e diplomuar përfitojnë njohuri bazike që mund t’i përdorin në çdo aktivitet ekonomik pavarësisht ku e ushtrojnë atë: në industri, në bujqësi, në transport, në ndërtim, në teknologji informacioni, në shkencat mjekësore, etj., pra kudo ku veprohet dhe ushtrohet aktivitet të ardhurash dhe shpenzimesh. Ky Master nuk njeh kufizime ushtrimore pasi kudo në ekonomi, ka matje dhe vlerësim në vlerë leku apo valute, të cilat në mënyrë absolute dhe të natyrshme kërkojnë, para së gjithash, “Menaxhim”.

b) Masteri Shkencor në “Banka dhe Tregjet Financiare” ofron përvetësimin e njohurive të tilla, ku jo vetëm thellohen dijet për mekanizmat e funksionimit bankar, por bëhet dhe një ndërlidhje e funksioneve të bankave me tregjet monetare e financiare apo ato tregje që ndryshe i quajmë BURSAT e KAPITALEVE. Kurrikula e këtij Masteri është përditësuar, duke iu përafruar më shumë njohurive dhe mekanizmave të funksionimit të bursave të tregjeve të kapitaleve, të cilat kanë filluar të veprojnë edhe në tregun tonë me “Bursën Energjetike”. Ky institucion i ri që ka lindur tashmë në tregun tonë do të pasohet në të ardhmen me zhvillime të reja duke krijuar, në gradualitetin e kohës, edhe tregun e kapitaleve që i mungon aktualisht ekonomisë sonë.

c) Masteri Profesional në “Marketing dhe Reklamë” u jep studentëve tanë njohuri bashkëkohore të lidhura edhe me “marketingun dixhital”, të tilla që ata të pajisen me dije sa më të gjëra dhe të jenë të aftë që të ushtrojnë “zanatin” e tregtimit të mallrave dhe të shërbimeve në një konsumator sa më të gjerë dhe sa më të mirë informuar. Marketingu i shoqëruar me Reklamën formon një lidhje organike në procesin e tregtimit duke lidhur prezantimin e mallrave dhe të shërbimeve me vetitë dhe cilësitë më të mira të tyre në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të dobisë ndaj një konsumatori në rritje.

d) Masteri Profesional në “Financë dhe Menaxhim Riaku” ka qenë ndër më efektivët pasi të jep mundësinë të përvetësosh dije të veçanta në një fushë që lidhet kryesisht me investimet, të cilat janë një fenomen delikat dhe shumë i rëndësishëm i rritjes ekonomike. Studenti njihet me nocione të thelluara të “Riskut”, të domosdoshmërisë së përdorimit të tij, të llogaritjes së këtij risku në mjaft aktivitete, por sidomos në ato që lidhen me fushën e përdorimit të parasë dhe të kreditit gjatë kryerjes së investimeve. Ai arrin të përvetësojë koncepte që janë të pashmangshme në ushtrimin e aktiviteteve bazike në ekonomi dhe të qartësojë vendimmarrjen ose jo, në funksion të riskut apo dëmit që mund t’i vijë në aktivitetin e tij ekonomik.

 

luarasi1

 

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, edukimi në fushën e teknologjisë së informacionit është bërë tepër i rëndësishëm. Në Universitetin Luarasi, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, ofrohen tre programe të ciklit të dytë: Master Profesional në “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit”, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni” dhe Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”, të cilët përmes fokusit të tyre në formimin e specializuar dhe praktik, kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale në Shqipëri. Këto programe studimi janë në përputhje me misionin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Masteri Profesional në “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit” ka si mision kryesor përgatitjen e profesionistëve në fushën e sigurisë kibernetike, duke ofruar njohuri të thelluara dhe aftësi praktike që janë të nevojshme për të adresuar sfidat e sigurisë në një botë gjithnjë e më digjitale. Objektivat e tij përfshijnë formimin e ekspertëve që do të jenë në gjendje të identifikojnë, analizojnë dhe zgjidhin probleme komplekse në fushën e sigurisë së informacionit. Programi është organizuar në lëndë të strukturuara sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS) dhe ofron një kurrikulë të përputhshme me nevojat e tregut të punës.

Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni” synon të pajisë studentët me njohuri të avancuara në teknologjinë e informacionit dhe inovacionin duke ofruar një përqendrim në praktikat bashkëkohore dhe projekte inovative. Objektivat e këtij programi përfshijnë zhvillimin e ekspertizës teorike dhe praktike si dhe njohjen e praktikave ndërkombëtare në teknologjinë e informacionit. Me një strukturë të organizuar në lëndë dhe 120 kredite të grumbulluara gjatë dy viteve, programi i ofron studentëve fleksibilitet dhe mundësi për t’u adaptuar në tregun e punës.

Programi i studimit Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike” ka për synim të formojë informaticienë të biznesit, si edhe profesionistë në fushën e sistemeve të informacionit, të aftë të integrojnë zgjidhjet që ofron teknologjia e informacionit dhe inovacionit me ato të veprimtarive të biznesit për të plotësuar nevojat për informacion dhe inovacion të biznesit dhe sipërmarrjeve të tjera, duke u mundësuar atyre arritjen e qëllimeve dhe objektivave, si edhe rritjen dhe zhvillimin brenda organizatës. Programet e mësipërme të ciklit të dytë Master ofrojnë një bazë të fortë për profesionistët e ardhshëm në fusha që vazhdojnë të evoluojë. Me fokus në dijet praktike dhe teorike, ato përgatisin studentët për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të kontribuar në një shoqëri më të sigurt dhe inovative.

Në një epokë të shënuar nga digjitalizimi i përshpejtuar dhe kërcënimet kibernetike gjithnjë në rritje, Universiteti Luarasi shënon një tjetër hap vizionar me hapjen e programit të ri të Masterit të Shkencave në Siguri Kibernetike dhe Inteligjencë Artificiale, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Ky program është konceptuar për të përgatitur profesionistë të kualifikuar, të cilët do të jenë në gjendje të përballen me sfidat komplekse të teknologjive moderne në fushat më të ndjeshme të sigurisë dhe inteligjencës artificiale. Programi përfshin 120 kredite (ECTS) të strukturuara në dy vite akademike, dhe ndjek një qasje ndërdisiplinore që ndërthur teorinë me praktikat më të avancuara. Ai fokusohet në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të thelluara në:

Sigurinë Kibernetike: me lëndë si Kriptografia dhe Siguria e Rrjeteve, Auditimi i Sistemeve dhe Rrjeteve, Zbulimi i Sulmeve Kibernetike dhe Forensika Dixhitale, dhe Menaxhimi i Rrezikut dhe Politikat e Sigurisë.

Inteligjencën Artificiale: përmes disiplinave si Machine Learning, Deep Learning, Përpunimi i Gjuhës Natyrore (NLP), AI në Siguri dhe Sisteme Vendimmarrëse.

Aspekte Ligjore dhe Etike: përfshirë E Drejta Dixhitale, Privatësia e të Dhënave, dhe Etika në AI dhe Siguri Kibernetike.

Projekte Praktike dhe Punë Kërkimore: përmes një moduli të detyrueshëm për Projektin e Pavarur të Kërkimit dhe përgatitjen e Temës së Masterit nën mbikëqyrjen e profesorëve ekspertë dhe partnerëve institucionalë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top