FB

September 30, 2021 | 8:50

Nga ushqimet që duhen shmangur tek seksi i rregullt, mjeku Kim Drasa jep këshillat si të kujdeseni për shëndetin intim

Mjeku injohur seksolog dhe urolog, Prof. Dr. Kim Drasa publikon sot në “Panorama.al” artikullin me keshillat për të gjitha grate dhe vajzat se si të kujdesen në mënyrën e duhur për vaginën e tyre. 

Kim-Drasa

“Higjena e mirë, seks i shëndetshëm dhe vizita të rregullta gjinekologjike dhe seksologjike, të gjitha luajnë rol pozitv në mbajtjen në nivele normale, të Vaginës”, thekson mjeku i njohur.

BALANCIMI I SHËNDETIT “POSHTË BELIT”

“pH i pa-balancuar.” Kjo shprehje tingëllon si klasë kimie, apo jo? Kësaj shprehje shtoji edhe fjalën VAGINAL dhe atëhere kjo është mjaft me ju bërë juve të “përpëlitemi.” Fjalë për fjalë—sepse kur ju ndjeheni ndryshe, atje poshtë, si me një erë të re ose më tepër-sesa- secrecione të zakonshme, ajo mund të jete një shënjë që pH i Vaginës tuaj është jasht normës.

Balanca VAGINALE duhet të qëndrojë midis shifrave të “3.8 deri 4.5”, (besoj që asnji nga femrat nuk e dine sesa e kanë pH e Vaginës). Momenti kur pH i Vagines i largohet këtij balancimi, për kohë të gjatë, atëhere bakteriet kanë një shans për të lulëzuar dhe shkaktojnë sikletosje, jo-rehati—ose UTIs (Infeksione Traktit Urinar).

Kjo nuk duhet të thotë që cdo femër, të fillojë të masë pH e Vaginës, cdo ditë, në shtëpi. (Por nëqoftëse ju keni symptoma të mundëshme te një Vaginosis bacterial, duke bërë, në shtëpi, testimin e pH, Ju mund të ndihmoni që ti vihet diagnoza dhe të bëhet trajtimi, shumë shpejt).

Por ju ZONJA mos u mërzisni. VAGINA juaj është goxha e mirë në mbrojtjen edhe pastrimin e vet-vehtes. Kujdesi i duhur i vaginës, sic është higjena e mirë, seks i shëndetshëm dhe vizita të rregullta gjinekologjike dhe seksologjike, të gjitha luajnë rol pozitv në mbajtjen në nivele normale, të Vaginës.

1) BORONICA E KUQE NDIHMON NË NDALIMIN E UTI-s

Boronica e kuqe e freskët ose 100% leng boronice (Jo me sheqer) janë plot me antioxidants dhe përbërje acidike, të cilat janë të fuqishme të luftojnë infeksionet dhe kanë 4 veti, kryesore: * Veprim të fortë antibacterial; *Veprim të fortë anti-inflamator; *Nuk lejojnë bacteriet të ngjiten në murrin e vezikës urinare; *Veprojnë si agjent diuretic.

Boronica e kuqe mund të jetë me benefite speciale në parandalimin e UTIs të momentit dhe kronike.

:”Mos përdorni boronica me sheqer se ju shkakton efekte të kundërta dhe situata perkeqësohet shumë.”

(II) HANI MË TEPËR PATATE TË ËMBLA PËR FERTILITETIN:

Këto patate kanë benefite të kënaqshme sidomos për gratë që janë duke tentuar për të ngelur me barrë. Janë të pasura me beta-carotene dhe vitaminë A dhe kjo ju ndihmon të forconi dhe të mbroni muret e Uterusit. Beta carotene dhe vitamina A ka qenë studiuar dhe kanë efekte positive mbi fertilitetin dhe riprodhimin, së bashku, burra-gra dhe ndihmon pothuaj aq mirë edhe për zhvillimin normal të fetusit. Nutrientët e gjetur në patatet e ëmbla, ndihmojnë, gjithashtu, për prodhimin e hormoneve seksuale dhe janë shpesh të rekomanduara për gratë me Syndromin Ovari Policistic (PCOS).

Ndihmojnë për shëndetin Vaginal.

(III) PROBIOTCS NDIHMON NË FUTJEN E BAKTERIEVE TË MIRA, ATJE POSHTË, GJITHASHTU:

Ushqimet e pasura me probiotic, sic janë ushqimet e fermentume (Kosi), janë të mira për më shumë sesa flora bakteriale, ne zorrët tuaja. Ato balancojnë nivelin e pH në Vaginë dhe ndihmojnë të largojnë infeksinet vaginale.

Kulturat e gjalla dhe active në këto ushqime pajisin trupin tuaj me një nxitje të bacterieve, të mira, e cila është vecanërisht shumë ndihmuese në parandalimin e infeksioneve Yeast. Bile akoma më mirë, Calcium (shumë present në kos) është konstatuar që ndihmon në symptomat post menstruale (PMS).

Probiotics për shëndetin Vaginal janë klas.

(IV) DHJAMRAT BIMORE PËR QARKULLIM MË TË MIRË DHE DËSHIRAT SEKSUALE:

Acidet dhjamore Omega -3 ndihmojnë në fluksin dhe qarkullimin e gjakut, qe është lajm i mirë për dëshirat tuaja seksuale. Këto acide dhjamore esenciale, aq mirë sa, të tjerat e gjetura në vajin lule diellit, si Palmitoleic; Linoleic; Oleic dhe Palmitic ndihmojnë në rastet e tharjes Vaginale, në gratë në post-menopause.

Vaji i peshkut mund tju lehtësojë ashpërsinë e dysmenores, më tepër efektive sesa Ibuprofen.

Acidet bimore dhjamore për shëndetin Vaginal janë klas.

(V) NJË MOLLË PËR ORGASMAT

“Një mollë në ditë mban doktorin larg dhe i mbanë te larta pasionet më interesante në shtrat.”

Një studim i madh tregoi që gratë që hanë një mollë në ditë kanë jetë më të mirë seksuale. Në mollë është gjetur një phytoestrogen Phloridzin që mendohet se është promotori i: *Funksionit më të mirë seksual, *Arousal, *Lubrifikimit dhe aftësinë për *Orgasm.

Mollët janë speciale për shëndetin Vaginal.

(VI) SOJA NDIHMON NË RRËNIEN E NIVELEVE TË ESTROGENIT

Soja mund të jetë një copë e një topike controversiale. Por phytoestrogens—përbërësit që imitojnë Estrogenin në trup—gjënden tek Soja janë lajm i mirë për shëndetin vaginal, vecanërisht në njërëzit me reduktim të nivele të Estrogenit. Ka shumë arsye të ndryshme për rrënjen e niveleve Estrogenit, në trup, prej medikamenteve deri tek menopausa por një nga symptomat është tharja Vaginale.
Mënyrat si Soja ndihmonë njeriun: Minimalisht-produktet e përpunuara të sojës janë hydrophilice (të cilat lejojnë muskulaturën tuaj të mbajë më tepër ujë). Gjithashtu, përmban Isoflavines (një prejardhje—bimore e phytoestrogen) dhe ka benefice për lëkurën, në gratë në meno-pause.

(VII) AVOCADO PËR MURET FEMËRORE

Avocadot janë mjaftueshëm të përbëra nga dhjamra të shëndetshme; Vitamin B-6 dhe Potassium—të gjitha prej secilave kanë efekte positive mbi Libidon, tuaj. Këto fruta që rrisin Libidon mund të shtojnë: *Lubrifikimin Vaginal; *Nivelin e Estrogenve; *Forcojnë murrin e Vaginës dhe bile, mund të rrisin +IVP për shkak përmbajtjes së tij me dhjamra të pa-saturume.

Mjaft “qesharake”, pema Avocado aktualisht ka humbur emrin dhe quhet “pema e Testikujve” nga Aztecs.

(VIII) ZARZAVATET ME GJETHE NDIHMOJNË PAKËSIMIN E THARJES VAGINALE

Cfare janë zarzavatet me gjethe?! Shtoni shëndetin vaginal në listën e tyre, të gjatë, për përfitime për shëndetin. Zarzavatet me gjethe të errëta janë pastruese të gjakut dhe rrisin qarkullimin e gjakut për shkak të nutrientëve, të tyre, me shumicë, duke përfshirë nitratet dietike. Këto mund të ndihmojnë në parandalimin e tharjes vaginale dhe rrit aftësinë stimuluese, e cila nuk është kurrë gjë e keqe për femrën (E bënë më të ndjeshme seksualisht). Këto zarzavate janë , gjithashtu, të pasura me vitamin E; Magnesium; Calcium dhe të gjitha janë benefice të shëndetit muskulor—duke përfshirë edhe muskulaturën vaginale.

CAUTION: PËRPARA SEKSIT QËNDRO LARG USHQIMEVE QË E BËJNË URINËN TUAJ ME ERË

Cfar nuk duhet të hani? Rregulli i përgjithshëm është: “Mos kaloni vijën e kuqe të ngrënies të ushqimeve me sheqer të shtuar dhe të yndyrnave-trans ndërsa ju jeni duke planifikuar të bëni seks (vecanërisht-sex oral).” Gjithashtu, ju mund të eliminoni ushqimin me Asparagus që është një fajtor i zakonshëm për ndryshime, të përkohëshme, të erës së urinës, tuaj.

MESAZHET PERSONALE

(1)Me këto 8 porosi për vehten tuaj, bëhet e lehtë që ju të vendosni VAGINËN (dhe vehten tuaj) si një prioritet të mbarëvajtjes së shëndetit tuaj, seksual.

(2)Më e mira akoma, provoni të krijoni receta që përfshijnë disa nga këto ushqime.

(3)Hani thjerëza vegjetariane, të shëndtshme, të zjera.

(4)Hani: Patate të ëmbla; Zarzavate me gjethe; Kos Grek që është i pasur me Probiotk dhe Avocado.

(5)Mos harroni kurrë postulatin personal: ”VAGINA është organi i mrrekullive.”(KIM M. DRASA)

Prof. Dr. KIM M. DRASA
SEXOLOG & UROLOG
PRESIDENT i A.U.S.A “MAKSUT DRASA”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top