Sipas APA, (American Psychological Association), e përcakton inçestin si një marrëdhënie seksuale ose romantike midis anëtarëve të familjes biologjike, të afërm, siç janë prindërit dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, apo ndërmjet nipërve dhe gjyshërve. Kjo përfshin edhe çdo lloj aktiviteti intim që ndodh midis të afërmve të ngushtë biologjikë. Inçesti në familje është konsideruar si një shkelje serioze e etikës dhe vlerave morale!
Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT,
terapiste ABA, Mp. Psikologji Ligjore
Sigmund Frojd, themeluesi i psikoanalizës, dhe Karl Gustav Jung, dy nga figurat kryesore të psikologjisë analitike kanë shqyrtuar temën e inçestit në kontekstin e zhvillimit të personalitetit dhe strukturës së familjes.
Frojdi e shqyrtoi konceptin e dëshirës së ndaluar për një lidhje seksuale. Ai e konsideronte këtë dëshirë si një shprehje e kompleksit të Edipit.
Jungu e konsideronte inçestin nga një perspektivë më simbolike. Për Jung-un, inçesti simbolizonte një lidhje të patundur ose të pazgjidhur me vetveten, duke pasur të bëjë me harmoninë dhe tërësinë personale. Në këtë kuptim, inçesti përfaqësonte një përplasje midis ndjenjës së vetëdijes dhe asaj të nënvetëdijes.
Për të dy psikologët, inçesti përmban elemente simbolike dhe psikodinamike që lidhen me zhvillimin personal dhe komplekset e thella psikologjike të individit.
Por si ta dallojmë nëse një fëmijë është i ngacmuar apo abuzuar?
Jane disa simptoma për të dalluar abuzimin, por kjo mund të ndryshojë në varësi të shumë faktorëve, përfshirë moshën e fëmijës, natyrën e abuzimit dhe dinamikën familjare. Megjithatë, ka disa shenja të përgjithshme që mund të tregojnë se një fëmijë ose adoleshent është viktimë e abuzimit nga prindërit apo të afërmit e tyre.
– Shfaqja e shenjave fizike të dëmtimit, si skuqje, kyçe të nxira, skuqje dhe gjurmë të tjera të dhunës fizike.
– Ndryshime në sjellje dhe emocione, siç janë ankthi, depresioni, agresiviteti, izolimi, ndjenja faji, vetëvlerësimi i ulët, mungesë përqendrimi etj.
– Ndryshime në performancën akademike, si rënie nga mësimet në shkollë, mungesa e interesit për shkollën, hobet dhe mungesë dëshire për t’u argëtuar apo përfshirë në aktivitete kulturore.
– Shfaqja e shqetësimeve seksuale, si për shembull, një fëmijë që nuk dëshiron dhe eviton të qëndruarit vetëm me prindërit apo të afërmit e tjerë.
– Ndryshime në rutinën ushqimore, në shëndetin fizik, si dobësimi i pashpjegueshëm, higjiena personale, të vjellja të pashpjegueshme, ose sëmundje të tjera të pashpjegueshme. P.sh: dhimbje barku, koke, pagjumësi ose Enureza.
Këto janë disa shenja të përgjithshme që mund të tregojnë se një fëmijë ose adoleshent është viktimë e abuzimit ose ngacmimit nga të afërmit e tyre (por jo vetëm) është e rëndësishme të vlerësohet me kujdes dhe të bëhet një anamnezë e detajuar klinike nga një psikolog/ psikoterapeut, sepse çdo rast është individual, dhe të marrë në konsideratë kontekstin dhe situatën specifike të familjes dhe të fëmijës.
T’ju dhurojmë fëmijëve dashuri, buzëqeshje, vite të shenjta, të pastra, të qeta, pa trauma!
(Janusz Korczak)
#teparandalojme
#largduartngafemijet
#tembrojmefemijet
#psychotherapist
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.