Marrëdhënie

February 26, 2018 | 14:43

Nga Valentina Telhaj / Familja… strehë apo kafaz?

Gjithmonë janë zhvilluar debate mbi ndryshimet psikoantropologjike, ku institucioni i familjes përgjatë rrjedhës së historisë, ka pësuar ndikime në ndryshimin e saj. Tashmë dihet, për familjen nukleare të post modernitetit, e cila i ngërthen vetë ngjyrat e shumta, përmbajtja dhe tendencat janë të ndryshme nga ato që kanë qenë në periudhat e mëparshme në familjet e përbëra apo të mëdha.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Tashmë vërehet sesi zhvillimi psikologjik i fëmijës mund të ndikohet pozitivisht apo negativisht nga variablat endogjene (pothuajse nga personaliteti vulnerabël, strategjia e zgjidhjes se problemeve, tipologjia e lidhjes se figurës së prindërve, burimet, aftësitë dhe kompetencat) tek ato ekzogjene. Për këto të fundit mund të referohemi tek ata si primarë në familje (agjencia e parë edukative) ose si më e mira në ambientin, e tërësishme si familja ‘humus’.

Ekzistojnë shumë teori të përafërta mbi studimet e dinamikave intrafamiljare dhe patologjizimi i vetë atyre. Mes këtyre ekzistojnë disa origjinale, por më kohën janë akoma të paqëndrueshme, që janë të afrueshme me psiko-gjenealogjinë. A.A. Schutzenberger, te “Një sëmundje e quajtur prindër” dhe te “Sindroma e atentateve” merr shumë shembuj dhe e thellon konceptin e tyre. Kompozimi i fjalës psiko-gjenealogji të lë të kuptosh sesi ngjarjet e humbura të pikës gjenealogjike (përmes kësaj të fundit, e paprekshme dhe e strukturuar me të dhënat e dhuruara nga çdo individ) mund të ndërhyjë në psikikën e subjektit, duke favorizuar ose jo harmoninë e zhvillimit të vetë asaj apo zgjidhjen e më pak ose më shumë detyrave evoluese që zhvillimi i kërkon.

Teza e Schutzenberger arrin te fakti se, gjenealogjia e prindërve, gjyshërve, stërgjyshërve edhe më tej, në linjën e trashëgimisë për të arritur te zanafilla, mund të paraqesin në trashëgimi probleme të pazgjidhshme, një lloj i kërkimeve të hapura ndaj traumave jo të metabolizuara dhe për pasojë jo të dirigjuara, sekrete të pathëna, që palosen në fshehtësi te personi pasardhës, që pastaj manifestohet më tërë forcën e saj jetësore në bashkëjetesë të kontigjencave të caktuara për përfaqësim. Një proces i tillë është i zhvillueshëm për kuptimin e relevantes klinike dhe të asaj semantike.

Mendja nuk mund të lejojë të shprehet dhe trupi që është i predestinuar të shfaqë atë që bën. Esenca e fëmijës, biri, nipi apo stërnipi e mishëron zërin e plagosur duke u shndërruar në fjalë, zëdhënësi i traumës së saj. Anizmi është një patologji që mund të furnizojë një shembull të mirë të asaj që u përshkrua më sipër. Anizmi është një anomali e kundërthënë e faktit që anon. Në vend që të shtendoset e të lejojë kalimin e “mbetjeve”, ai bën të kundërtën, pra mbyllet.

Të dhënat klinike të deritanishme janë sinjifikative dhe mes rasteve të ndryshme të anizmit, numri i historive që i përkasin abuzimeve seksuale dhe të shumë zërave, respektivisht atyre që nuk përballen dhe vuajnë nga raste të tilla, që nuk vuajnë nga këto çrregullime. Anizmi mund të definohet si shkëputje somatike, ku pjesë të trurit dërgojnë sinjale të kundërta si një akt relaksimi, sinjale të kundërta. Një shkëputje e tillë është e pranishme në tërë pjesën somatike të viktimave të abuzuara dhe këto nuk duhet të kapen në befasi nga sinjale të tilla, sepse është një mekanizëm që lejon viktimën apo personin e viktimizuar të distancohet në nivelin psikologjik nga ngjarja traumatike që të mos vuajë më.

Kjo lloj shkëputjeje nuk ka ndikim negativ. Në fakt, mund të jetë edhe sinonim i ripajtimit. Merita e strategjisë shkëputëse është edhe pjesa e vëzhgimit (që distancohet nga trauma e përjetuar), merr epërsinë e asaj që është si subjekt vuajtës që të ketë kontrollin dhe si pasojë t’i largohet kaosit. Është interesante sesi Schutzenberger dallon tri metoda, ku pjesa e shëndoshë e personit mund të përkulet, fshehje dhe gënjeshtra. Mitomania shërben për përballjen me realitetin, që të kompensojë ankthin dhe ndjenjën e boshllëkut nga traumat, në formën më ideale të vetvetes, krijuese në aspektin pozitiv.

Vetë gënjeshtra arrin të maskojë realitetin, duke e mbrojtur kundrejt perkursit të mitomanisë, i cili mbrohet si një imazh joshës, si një fortesë e pamposhtur. Somatizmi është shprehja e emocioneve (konflikteve mes të vetëshprehurit) dhe tregohet ekskluzivisht përmes trupit. Këtu ka një problem real. Pjesët e përfshira janë shpirti dhe trupi, që në stresin akut aktivizojnë një përgjigje të tipit psikofiziologjik, ndërkohë që lidhja kronike e raportit jep një përgjigje të tipit psiko-neurotik, imunologjik.

Filizat e shqetësuara strukturohen në procesin imagjinues ndërkohë që krijojnë filizat e tyre. Traumat asnjëherë nuk drejtohen nga viktima dhe ato transmetohen nga pasardhësit e tyre përmes modaliteteve të ndryshme, dhe mes tyre është somatizimi i përmendur. Ky është një fëmijë dhe ilaçi mund të jetë rezistues që ai rezulton jo i përshtatshëm përmes anamnezës familjare.

Energjia jo sinergjike operative mes trupit dhe mendjes është se trupi instinktivisht i kundërvihet mendjes dhe në të shumtën e rasteve nuk gënjen përmes rendit të fjalëve. Fëmijët nuk bëjnë çfarë u thua, por bëjnë çfarë shohin.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.121

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top