FB

February 3, 2022 | 10:37

Nga Xhoi Jakaj / Sa ndikim ka teknologjia tek adoleshentët…

A përdoret më tepër për ta shfrytëzuar mirë dhe pozitivisht atë e për të krijuar të ardhura apo e kundërta?  Sot po sjellim anën nagative të teknologjisë. Sot për shumë të rinj nuk ekzistojnë më ditarët, ku dikur tregonim çdo gjë që ndodhte në jetën tonë.

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, Autore librash për adoleshentët

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, Autore librash për adoleshentët

 

Të rinjtë nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur familjes apo miqve të ngushtë, gjithashtu edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme janë harruar , si momentet më të bukura, shqetësimet, problemet i kalojnë nëpërmjet teknologjisë, pra nëpërmjet telefonave apo kompjuterave, ku përdorim të gjerë kanë rrjetet sociale, kryesisht facebook-u dhe instagrami e ku modeli në jetë i një të riu është ai i forti që realizon një këngë edhe pse asnjë vlere artistike mund mos ketë, ai që ka makinë të shtrenjtë dhe aspak nuk përpiqet të ketë një jetë të ndershme përmes punës por të ndjekë idhujt e rrjeteve sociale… Një i ri apo e re që shton “K” – të në instagram me formate televizive.

Po cilat janë disa nga problemet që hasin të rinjtë sot:

  1. Shkolla, lënia pas dore e mësimeve:

Në shumë shkolla dhe universitete shqiptare, po humbet pak nga pak vëmendja e nxënësve dhe studenteve ndaj mësimeve, dhe një nga shkaqet për këtë mbetet përqendrimi i tyre në rrjetet sociale.  Sado që të përpiqen mësuesit në shkolla, apo profesorët ne universitete për mos lejimin e përdorimit të telefonave në orën e mësimit, këta të rinj përsëri e gjejnë mënyrën për ti përdorur ata.

Dhe këtë gjë e bëjnë duke i fshehur, dhe gjatë mësimit ata ndodhen vetëm fizikisht, pasi mendjen e tyre e kanë të përqendruar tek telefonat e tyre, duke dëgjuar muzikë, duke luajtur, duke shkëmbyer mesazhe me njerëz të ndryshëm, dhe në shumë raste flasin me miqtë që kalojnë pothuajse gjithë kohën e tyre.

Si pasojë kjo gjë do të sjell rënien në mësime dhe rrezikimin e të ardhmes së tyre pra varësinë ekstreme ndaj këtyre rrjeteve sociale dhe jetës së bukur e të lehtë që serviret aty…

  1. Grindjet dhe përplasjet për komentet banale në facebook dhe instagram

Një burim mjaft i rëndësishëm i ekspozimit të shumë të rinjve në sherre të ndryshme mbetet “facbook-u” dhe “instagrami” Në shumë raste, disa prej tyre përdorin fjalë ofenduese me njëri-tjetrin dhe zhargon që lë për të dëshiruar duke përdorur mesazhet apo komente fyese dhe më pas e vijojnë zënkën deri në përleshje, ku në rastin më të keq arrijnë deri aty sa mund të përdorin “armë të ftohta” e  mbase dhe armë prej vërteti që ka ndodhur edhe në gjimnaze dhe më së shumti është facebook arsyeja e sherrit? Thjesht një fjalë ofenduese, të cilët nga papjekuria e bëjnë një objekt të madh zënie që pastaj degradon situata deri në ekstremet e mundshme.

Gjithashtu shumë të rinj nëpërmes facebook-ut apo edhe telefonit(me anë të numrit) mund të “ngacmojnë” të dashurën/in e dikujt pa ose me vetëdije e më pas nëse kjo çështje zmadhohet, sigurisht do ndodhin sherre gjë që ndodh rëndom tek të rinjtë deri aty sa mund të marrin përmasa të mëdha sepse për shkak të moshës ata janë dhe mjaft impulsivë.

  1. Pagjumësia dhe rënie oreksi

A mund të ketë vallë punë shumë të rëndësishme një  adoleshent 15-17 vjeçar, aq sa qëndron zgjuar në orët e vona të natës?  Sigurisht që jo, pasi kjo gjë është e pamundur, por mund ta cilësojmë thjesht një fiksim të të rinjve ndaj rrjeteve sociale.  Një fiksim i cili mund t’u shkaktojë probleme serioze shëndetit të tyre mendor e fizik, probleme me shikimin dhe sistemin nervor, ata futen aq thellë në boten e personazheve te njohura sa ndjekin ata në gjithçka bëjnë dhe flasin apo shkruajnë, kjo varësi kthehet në pagjumësi.

  1. Ne të gjithë tashmë jemi rrëmbyer nga instagrami e nuk mund të shpëtojnë adoleshentet

Instagrami është një rrjet social që mundëson shpërndarjen e fotove, marrjen e fotove, aplikimin e filtrave mbi to dhe shpërndarjen në rrjete të tjera sociale kjo krijon një ankth tek të rinjtë kur nuk janë tepër të kuruar dhe shpesh bullizohen pafund.

  1. Nuk përjashtohen rastet te adoleshentët dhe të rinjtë përsa i përket pjesës psikologjike

Efektet negative nga rrjetet sociale janë të shumta, ata mund të afektohen shumë me gjithçka ndodh në rrjet dhe bien në depresion e pushtohen nga paniku dhe ankthet e ndryshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top