Këshilla & Arsye

October 27, 2017 | 9:25

Ngacmimet seksuale në vendet e punës, edhe meshkujt të rrezikuar

Duket se pas akuzave seksuale kundër producentit të “Hollywood” Harvey Weinstein , po dalin në pah të dhëna tronditëse përsa i përket dhunës në vendet e punës. Kështu sipas një sondazhi gjysma e grave në Britaninë e Madhe dhe një e pesta e meshkujve janë shantazhuar seksualisht në vendet e punës ose të studimit.

ngacmime-seksuale

63 për qind e grave që pretendojnë të jenë ngacmuar seksualisht thonë se nuk e kanë raportuar incidentin, e gjithashtu 70 për qind e meshkujve e kanë mbajtur të fshehtë rastin.

Sondazhi i “Radio 5” të BBC-së mori në pyetje më shumë se 2.000 persona, e u zhvillua pas akuzave për sulme seksuale kundër producentit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, që rezultoi në publikimin e shumë historive të ngjashme.

Personat e shantazhuar seksualisht i kanë rrëfyer eksperiencat e tyre në rrjetet sociale, duke përdorur hashtagun “Edhe unë” për të treguar përmasat e problemit, shkruan Ekspress.

Studimi i “Radio 5” arriti në përfundimin se 37 për qind e 2.031 personave të marrë në pyetje, thanë se ishin bërë prè e ngacmimeve që varionin nga komente të papërshtatshme, te sulmet seksuale në vendet e tyre të punes apo të studimit.

Gratë rezultojnë më të shënjestruarat nga shefat e tyre: plot 30 për qind, krahasuar me 12 për qind që ishin meshkujt. Një në 10 gra tha se ishte detyruar të linte punën për shkak të shantazheve. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top