FB

June 10, 2025 | 11:30

Ngjitja e shkallëve zëvendëson ashensorin dhe zgjat jetën: Ja çfarë zbuloi një studim zviceran

Nëse punoni gjithë ditën ulur pas një tryeze dhe nuk keni kohë për sport, ka një mënyrë të thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj dhe për të zgjatur jetën: ngjitja e shkallëve me këmbë në vend të përdorimit të ashensorit.

ecja-shkalle

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Spitali Universitar i Gjenevës në Zvicër, i cili synoi të vlerësonte ndikimin e këtij zakoni të vogël në shëndetin e njerëzve që bëjnë një jetë tepër sedentare.

Studiuesit përzgjodhën 69 nëpunës që kalonin pjesën më të madhe të ditës ulur dhe nuk bënin aktivitet fizik. Ata u udhëzuan që për një periudhë tre mujore të braktisnin plotësisht ashensorin dhe të përdornin vetëm shkallët për të shkuar në zyrë apo për t’u ngjitur në banesë.

Rezultatet ishin të habitshme: pas disa javësh, pjesëmarrësit shfaqën përmirësime të dukshme në disa tregues shëndetësorë. Ata humbën peshë, u ul tensioni i lartë i gjakut dhe u përmirësuan nivelet e kolesterolit. Më e rëndësishmja, studiuesit vunë re një ulje të rrezikut të vdekshmërisë me 15%.

Ky eksperiment tregon se edhe ndryshimet e vogla në rutinën e përditshme mund të kenë ndikime të mëdha në shëndetin tonë. Në vend që të kërkojmë gjithmonë mënyrën më të lehtë, ndonjëherë zgjedhja më e vështirë – si ngjitja e shkallëve – është ajo që na bën më mirë.

Pra, herën tjetër që ndodheni përballë ashensorit, kujtoni: një palë shkallë mund të jenë bileta juaj drejt një jete më të gjatë dhe më të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top