Në familjen mbretërore ka shumë zakone dhe tradita që duhen zbatuar me saktësi nga secili pjesëtar i saj.
Të gjithë e dinë se Meghan Markle pëlqen që veshjet e saj të jenë me ton neutrale, por me raste preferon edhe ngjyrat më të theksuara. Po Kate Middleton? Veshjet e saj janë të mbushura me ngjyra të ndryshme, nga e kuqja, blu, e gjelbër e të tjera.
Por asnjërën nga femrat e familjes mbretërore nuk e keni parë të veshë rroba me ngjyrë portokalli. Dhe e dini pse? Sepse e kanë të ndaluar që të dalin në publik me veshje të kësaj ngjyre.
Rregulli fshihet pas një tradite 300-vjeçare dhe arsyeja se pse është vendosur është paska e çuditshme. Portokallia nuk del asnjëherë bukur në foto dhe duhet të shmanget me çdo kusht. Fakt qesharak!
Por teksa Kate dhe Meghan e kanë të ndaluar një gjë të tillë, ja ku është Mbretëresha që ka veshur pikërisht ngjyrën që nuk del bukur në foto.
Burimi / PanoramaPlus ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.