Në fokus

September 3, 2018 | 14:10

Nga Juliana Dulla / Rëndësia e detyrave të shtëpisë

 

‘Detyrat e shtëpisë’ janë pjesë integrale e një nxënësi apo studenti që siguron suksesin dhe mbarëvajtjen akademike duke u ushtruar fitohen aftësi të reja dhe mundësia për t’u zgjeruar në to. Këto shërbejnë për  krijimin e aftësive kritike të individit dhe përqendrimin e përkushtimin e obligimeve që marrin përsipër. Aftësitë organizuese janë shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe komunitetin ku jeton – çështja e detyrave të shtëpisë është një nga ato, sepse kërkojnë zbatim duke u mbështetur te mësimdhënësit, prindërit dhe kolegët e tjerë dhe përmes këtyre ata gjejnë suksesin sepse kështu mund të arrijnë qëllimet dhe pikësynimet e tyre. Edhe pse mund të tingëllojë si një shaka asnjëherë nuk duhet zhvlerësuar rëndësia e ‘bërjes së detyrave’ sepse ato gjithmonë shkojnë në përmirësim dhe janë inovative.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Procedura e cila njihet si ‘detyra shtëpie’ është një procedurë e përdorur si ‘instruktuese’nga mësuesit që nxënësit të jenë të përgatitur dhe të kenë arritjet e tyre akademike dhe të mësimnxënies. “Mësuesit tentojnë për të përdorur ‘detyrat e shtëpisë’ si metodë për rritjen e arritjes së nxënësve dhe studentëve në qëllimet akademike”Rezultatet e studimeve empirike duke ekzaminuar ‘detyrat e shtëpisë’ efektet e saj mbi teste sugjerojnë se ‘studentët’ i nënshtrohen kësaj procedure që synon në përmirësimin e tyre në përgatitje akademike dhe personale, duke e quajtur kështu respektimin e një veprimi që e marrin përsipër për ta përfunduar në kohë.

Rezultatet e studimet empirike kanë shqyrtuar efektet detyrave të shtëpisë në testet e arritjeve dhe notat e klasës. Ato sugjerojnë që studentët që përfundojnë  detyrat e shtëpisë kanë rezultate më të mira se sa nxënësit që nuk i përmbushin.

Mësuesit raportojnë se shumë studentë kanë rrezik për dështim nëse ata nuk u përmbahen procedurave institucionale si detyrat e shtëpisë. Si nxënësit dhe studentët përballen me një problem të quajtur mos-përmbushja e këtyre ‘detyra të shtëpisë’ si motiv dhe matës për rezultatin përfundimtar. Detyrat e shtëpisë janë një shqetësim i rëndësishëm për prindërit dhe mësuesit. Prandaj është e rëndësishme që të hartohen programe për gjithë-përfshirje dhe aktivizimin e nxënësve ‘klasë e gjerë’, ku të gjithë janë në gjendje të bëjnë punën. Ka nxënës që mund të bëjnë punën, por kanë nevojë për mbështetje dhe për një  përputhje të organizimit shtëpi-shkollë. 

Aftësitë e jashtëzakonshme nuk janë kusht  për bërjen e detyrave të shtëpisë. Duke pasur parasysh kompleksitetin e detyrave të shtëpisë, dallimet individuale në efektivitetin e saj nuk janë të papritura. Është e domosdoshme që të diskutohet rreth strategjive të ndryshme që adresojnë lloje të ndryshme të problemeve të detyrave të shtëpisë. Programi ‘detyrat e shtëpisë’ në mënyrë ideale, siguron efektivin, mbështetje për të gjithë nxënësit në një klasë.

Kur shumë nxënës në një klasë janë duke ‘luftuar’ me përfundimin e detyrave të shtëpisë dhe saktësinë, një program i përshtatshëm mund t’i lehtësojë ata, duke ikur nga metoda klasike dhe pranuar metoda të reja. Puna e caktuar me parë, kërkon përkushtim dhe respektimin e orarit – nëse detyra nuk paraqitet në mënyrë të qarte dhe ata nuk e kanë kuptuar duhet ofruar asistenca përkatëse sepse kompletimi i detyrave të shtëpisë zvogëlon nevojën për ndihmën e prindërit. Shumica e prindërve dëshirojnë të jenë  mbështetës, por në anketat e prindërve, raportojnë se ata nuk kanë aftësi të mjaftueshme për të ndihmuar fëmijën e tyre “ home-work apo detyrat e shtëpisë janë projekte javore ose mujore që duhen dorëzuar te personi përgjegjës” kundrejt detyrave të shtëpisë në parashkollorë dhe fillore sepse projektet e tyre janë ditore.

Mësuesi ndikon në rolin e prindit dhe nxënësit sepse i kushton vëmendje udhëzimeve gjatë mësimit, në instruksionet se si bëhen detyrat e shtëpisë, vëzhgimi, modele të ndryshme, praktika, monitorime, saktësia, raporti pyetje – përgjigje.

Strategjitë rrisin komunikimin shkollë-shtëpi – prandaj nëpërmjet programit ‘detyra shtëpie’ informacioni duhet të arrijë i sakte, pas inicimit të programit ‘detyrat e shtëpisë’, vëmendja mbi detyrat e shtëpisë është kritike. Nxënësit janë më të prirur për të përfunduar detyrat dhe për të shqyrtuar dhe vlerësuar cilësinë e tyre në kohën e duhur.

 Shembull – procedura në arsimin special – vlerësimi i detyrave bëhej përmes një stilolapsi me një ngjyrë të veçantë, për të parë ecurinë dhe për të korrigjuar punën duke i vlerësuar me notë. Menjëherë pas notave, mësuesi zgjedh rastësisht një nga nxënësit për të kontrolluar për nota të sakta dhe i dha pikë bonus në klasë. Autorët propozojnë që mungesa e testimit të drejtpërdrejtë në përcaktimin e performancës paraqet një deficit, që mund të ketë kontribuar në rezultatet e saktësisë. Kur një student (nxënës) ka aftësitë për të përfunduar detyrat e shtëpisë, por zgjedh të mos e bëjë këtë punë, problemi është konsideruar si një performancë e dobët e tij.

“Qëllimet specifike dhe me kushte të përditshme dhe javore shpërblehen nëse qëllimet janë arritur, prindërit gjithashtu monitorojnë saktësinë detyrat e shtëpisë dhe sasinë e kohës që nga fillimi deri në përfundim të nje detyre të dhënë si detyrë shtëpie.”  Aktivitete të preferuara të tilla të parit TV ose të luajturit me shokët mund të ulë gjasat për të përfunduar detyrat e shtëpisë, pra këto janë aktivitete që ndërhyjnë në bërjen e detyrave të shtëpisë dhe kjo ndikon në kohë për përfundimin e tyre.

Raporti prindër-nxënës është shumë vendimtar në raste të tilla sepse shpesh herë e zgjidh problemin dhe krijohet një marrëveshje mes prindit-mësuesit dhe nxënësit. Puna me nxënës (studentë) ku qëllimi është i arsyeshëm, shpërblimi për të fituar për përmbushjen e qëllimit, mbështetet nga psikologu. Për shembull, një student mund të fitojnë kaq shumë minuta në kompjuter ose kohë për të luajtur me shokët nëse ai ose ajo menjëherë fillon detyrat kur vjen nga shkolla.

Së pari, studenti (nxënësi) dhe prindërit duhet të organizojnë një zonë studimi që është pa shpërqendrime, me ndriçim të përshtatshëm dhe materiale të nevojshme për të përfunduar detyrat e shtëpisë (p.sh, letër,lapsa,). Dhe e tërë kjo është një lloj kontrate që duhet respektuar deri në limitin kohor që është nënshkruar për të.

Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm sepse diskuton me prindërit për mbështetjen e nevojshme që duhet për nxënësit, vlerësimi i nxënësit, punojnë me nxënës që qëllimet e tyre të jenë të arritshme dhe të arsyeshme, përgatitja e shpërblimeve për përmbushjen e qëllimit, shërben si psikolog.

Për të monitoruar në mënyrë efektive pajtueshmërisë në rutinat e detyrave të shtëpisë, mësuesit dhe prindërit  theksojnë rëndësinë e komunikimit shtëpi-shkollë.

Studimet e ndërhyrjes  ose strategjitë organizative kanë raportuar efektet jokonsistente te  fëmijët me  aftësi të kufizuara.  Shumë nga këta studentë kanë nevojë për mbështetje mësimore për të bërë detyrat dhe motivimin e tyre, këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje të veçantë sepse duhet t’u përgjigjesh në mënyrë të veçantë, prandaj dhe programet e tyre janë të kompiluara specifikisht për ta. Identifikimi dhe trajtimi i fëmijëve me vështirësi në të nxënë dhe me aftësi të kufizuara – Çrregullimet në të nxënë përfshijnë;

  • Çrregullimet e aftësisë së të Lexuarit
  • Çrregullimet e aftësisë Matematikore
  • Çrregullimet e aftësisë së të Shkruarit
  • Çrregullimi i defiçitit në vëmendje dhe hiperaktivitetit
  • Çrregullimi i gjuhës së shprehur
  • Çrregullimi i aftësisë për koordinim motor.

Radha  e punës për të realizuar mësimdhënien dhe nxënien edhe për fëmijët që paraqesin vështirësi në këto procese janë:

  • Përzgjedhja e objektivave mësimorë duke ju referuar specifikave të secilit fëmijë
  • Përzgjedhja e përmbajtjes së mësimit dhe veprimtarive në mënyrë që dhe ata të jenë të përfshirë
  • Përzgjedhja e të gjitha mjeteve dhe krijimin  e kushteve për mësim edhe për këta fëmijë.
  • Parashikimin e mënyrës së vlerësimit të nxënësve që paraqesin vështirësi në nxënie.

“Disa fëmijë në shkolle fillojnë e  shfaqin probleme shëndetësore dhe mendore, vështirësi të sjelljes, në raste të tilla lind nevoja për adresimin e tyre te specialistët përkatës dhe sigurisht kjo kërkon edhe  zgjerimin e psikologëve të shkollave”  (Doll & Cummings, 2008).”

Ja një shembull (për nxënësit jo tipik): mësuesi jep detyrë në lëndën e matematikës dhe bashkë me to jep dhe çelësin për zgjidhjet e tyre, prindi monitoron në shtëpi se nxënësi punon në zgjidhjen e detyrave të matematikës dhe pas përfundimit të një problemi nxënësi kontrollon përgjigjen nëse përputhen së bashku dhe pastaj vazhdon punën – mirëpo është dhe alternativa tjetër ku nxënësi zgjidh problemin e parë dhe pasi fiton besimin te prindi shtiret se po punon me problemet e tjera mirëpo ndërkohë ai përdor zgjidhjen e dhënë në çelës dhe përfundon detyrat e matematikës. Kjo metodë është aq sa pozitive dhe negative sepse ndikon në aftësitë e nxënësit për përmirësimin e tij apo të saj.

Principet psikologjike të nxënies sigurojnë një kornizë për përfshirjen dhe zhvillimin e komponentëve të rinj për shkollim duke theksuar natyrën aktive dhe reflektuese të nxënësit dhe të nxënit,nxënësit në qendër të procesit mësimor që fokusohet në faktorët psikologjikë që janë kryesisht të brendshëm dhe janë nën kontrollin e nxënësit

Parimet që trajtojnë nxënësin në qendër të procesit janë gjithashtu një përpjekje për të pranuar ndikimin e mjedisit apo të faktorëve e jashtëm kontekstual, që ndërveprojnë me faktorët e brendshëm.  Programacionet e ndryshme shërbejnë për zhvillimin dhe avancimin e nxënësit apo studentit ku parimet janë bazë dhe të shëndosha, të bësh detyrat apo mos të bësh detyrat – obligimi më i rëndësishëm është të jesh i përqendruar dhe i fokusuar në qëllimin që ke marrë përsipër të përmbushësh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top