Shtëpi super elegante
Meditative dhe relaksuese, jeshilja dhe bluja janë ngjyra të ftohta, të cilat e veshin dhe e arredojnë shtëpitë me klas dhe elegancë. Duke parë se ngjyra blu dhe jeshile janë dy ngjyra të ftohta, duhet sqaruar që në fillim që të zgjedhim hapësira të cilat të mos na shndërrohen në atmosfera akullnajore. Në të kundërtën, duke balancuar ngjyrat me dekor druri, rezultati do të jetë shumë më i ngrohtë. Sepse, nëse ngjyra e mureve është si veshja e një femre, (ashtu si dekori është kujdestari i pajisjeve), është e dukshme që gjithmonë kjo është një çështje ekuilibri për të bërë diferencën. Për shembull, ngjyrimi vetëm i mureve në blu në pjesën e poshtme të bibliotekës, kontrasti me tonalitetet e ngjyrës së kapakëve dhe të bardhës në pjesën tjetër të dhomës, krijojnë një mjedis tejet elegant.
Paqe blu
Mos harroni të zgjidhni ngjyrën e duhur që i shkon shtëpisë tuaj. Përveç shijes personale ju duhet të mbani mend se ndriçimi i dhomave është po kaq i rëndësishëm. Në qoftë se, muri që ju dëshironi të pikturoni në blunë e qiellit, është i tejngopur me dritë, si në rastin konkret, zgjidhni një tonalitet më të fortë të asaj që ju shihni në letër që të mos bëni zgjedhjen e gabuar.
Bluja Prusiane: hije elegante vintage
Dedikuar atyre që nuk zgjedhin rrugë të mesme, blu Prusiane është ngjyra e përkryer për një atmosferë elegante dhe me shije të një cilësie tejet të mirë. Rezultat që merret parasysh me zgjedhjen e një dekori të sofistikuar, pa ngarkuar projektimin e dritës në dizajn, vlerësuar në mënyrë të përsosur nga kontrasti që krijon.
Gjelbërim bizele dhe sherbele
Loja me hijet e të gjelbrës dihet se nga nis, por jo se ku përfundon: jeshile bizeleje dhe ajo sherbele, për shembull, të vlefshme për një dysheme prej druri të errët dhe një divan të bardhë, luajnë me vëllimin e krijuar të skenave të vërteta dhe teatrore në shtëpi.
Theksoni detajet me ngjyrat
Të pasionuarit e minimales, zgjedhin mure dhe mobilie të bardha për të nxjerrë në pah detajet: lojë e cila mund të rrëzojë të gjitha nuancat e ngjyrave të ftohta, në varësi të shijes personale.
Jo vetëm plotësues, por edhe gjelbër e blu
Kombinimet mes të gjelbrës dhe blusë, zgjedhur në hije më të ndritshme, ofrojnë kontraste kromatike interesante për ata që dinë të krijojnë ngjyra plotësuese.
Blu çeliku
Nuk është rastësi që kjo ngjyrë të quhet blu çeliku: e përkryer për ambientin e kuzhinës, ku përdorimi i komponentëve modernë në material alumini, i jep atmosferës hijeshi dhe profesionalizëm.
Gjelbërim bliri në kuzhinë
E gjelbra e blirit, e shkëlqyer dhe e fortë, është në gjendje të përsosë në perfeksion këndvështrimin pak industrial: kontrasti me aluminin jep butësi dhe personalitet hapësirës, në një moment, mirëpritet menjëherë (në përballje me ngjyrën ftohtë) .
Kaltërsi ëndrrash
Bluja është ngjyra e shpirtit, e aftë sipas kromoterapisë, të kombinojë dhe nxisë pushimin e trupit dhe mendjes. Ja pse ajo është perfekte për dhomën e gjumit.
Dhoma të gjelbra, jehonë natyrore
E lidhur me shpresën dhe optimizmin, e gjelbra është ngjyra e përsosur për dhomat e gjumit. Nëse vjen në tonalitetet e shishes, ullirit, mentes, sherbelës, smeraldit e kështu me radhë, ajo bën thirrje për net të qeta që ju hapin rrugë drejt natyrës.
Burimi: http://magazinedelledonne.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.